Termet i rende ne Haiti - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Termet i rende ne Haiti

Termet i rende ne Haiti

· 10 · 4272

  • Postime: 27274
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-01-2010, 00:39:57
Tre termete, me i forti 7 grade Rihter, kane goditur Haitin. Shume ndertesa jane shkaterruar, nderkohe qe eshte dhene alarm per tsunami ne Haiti, Kube, Rep Domenikane dhe Bahamas. (c) TCH



  • Postime: 27274
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 13-01-2010, 12:45:14
Tragjedi me permasa te paparashikuara ne Haiti ku gjate oreve te para te mengjesit, nje termet me magnitute 7 balle i shkalles Rihter ka tronditur vendin.

Brenda pak oresh jane rregjistruar dhjetra lekundje me epiqender rreth 15 km larg kryeqytetit Port-au-Prince, duke shkaktuar edhe rrezimin e dhjetra ndertesave. Ne zonen e goditur nga termeti jetojne rreth 1.8 milione njerez nga 9 milione banore qe numeron gjithe vendi. Gjate momenteve te para u mendua edhe per rrezikun e cunamit, por alarmi rezultoi i reme.

Persa i perket bilancit te viktimave eshte ende heret per te folur, por mendohet se mijera njerez kane humbur jeten dhe jane nen rrenojat e ndertesave.  SHBA ka monitoruar me kujdes situaten duke thene se numri i viktimave mund te jete shume i madh, ndersa Kryqi i Kuq po merr masat per te ndertuar disa spitale fushore.

Situata behet me e renduar per faktin se termeti ka goditur edhe shume rajone policie, madje edhe rezidencen presidenciale dhe rendi ne kryeqytet eshte nje nga problemet me te medha. Haiti eshte nje nga vendet me te varfera ne bote dhe me i varferi ne kontinentin amerikan. Qe prej vitit 2004 ne kete vend eshte instaluar nje force nderkombetare e OKB-se, e udhehequr nga Brazili.

“Jemi gati te nisim ndihma civile dhe ushtarake per te ndihmuar personat e goditur nga termeti. Jemi gati per te nisur edhe ndihmat humanitare te nevojshme”, tha sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Clinton. Ne gadishmeri per ndihma jane shprehur edhe Franca, Italia, Kanadaja e shume vende te tjera. (c) Top Channel

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 13-01-2010, 20:00:00
Ne cdo edicion informativ te radhes vetem rritet numri i viktimave. behet fjale per mbi 100 mije viktima
Ky vend ska pasur kurre qetesi dhe kete termet kishte mangut....

  • Postime: 27274
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 14-01-2010, 00:42:04
Mund te jene 500 mije te vdekurit nga termeti i fuqishem qe tronditi sot Haitin. Lajmin e ka bere te ditur nje senator i parlamentit haitian.

Nderkohe, kryeministri haitjan deklaroi pak me pare per CNN, se viktimat mund te jene qindra mijera.

Ndersa nensekretari i OKB-se per ceshtjet humanitare, John Holmes deklaroi se me shume se nje e treta e popullsise haitjane eshte prekur ne nje menyre apo ne tjetren nga termeti vdekjeprures.

Sipas mediave lokale, trupat e te vdekurve shtrihen ne rruget e kryeqytetit Port au Prince, nderkohe qe shume te tjere ndodhen nen germadhat e ndertesave. (c) TCH

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 14-01-2010, 08:41:48
Haiti, dallge gjigante godasin kryeqytetin

Pas termetit te fuqishem, dallge gjigante kane goditur plazhet dhe rruget duke marre me vete te vdekurit.
Eshte kjo situata e fundit ne Haiti, e treguar nga nje deshmitar qe citohet nga mediat nderkombetare.

“Strukturat e disa pallateve, perfshire ato te presidences dhe parlamentit jane rrezuar. Shihen kufoma gjithe andej”, ka deklaruar deshmitari.

Te njejten deshmi jep edhe nje gazetar i nje radioje lokale, i cili thekson se trupa te pajete shtrihen ne rruget e kryeqytetit Port au Princ.

“Po eci neper rruget e qytetit. Kufomat jane ende ne toke. Autoritetet nuk kane bere asnje njoftim dhe une nuk kam pare agjente apo ushtare te angazhohen”, ka deklaruar gazetari Carel Pedre gjate nje transmetimi.

Duke e cilesuar situaten si nje “shkaterrim total”, reporteri ka bere te ditur se tani do te drejtohet per ne periferine e kryeqytetit, per te pare se cila eshte situata.

TCH

  • Postime: 27274
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 16-01-2010, 01:04:08
Nga lajmet e fundit flitet per rreth 140 mije te vdekur. Keto shifra jepen nga autoritetet e vendit.

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 17-01-2010, 11:01:49
Kaos total ne Haiti ku ka gdhire dita e peste pas termetit katastrofik qe deri tani ka shkaktuar 50 mije te vdekur zyrtarisht edhe pse kjo shifer mund te jete 4 here me e madhe.

Te mbijetuarit ne kryeqytetin Port-au-Prince jane perfshire nga paniku i lekundjeve te tjera te tokes, ndersa jane vene re aktet e para te dhunes, ku hajdutet kane nisur te vjedhin shtepite dhe dyqanet.

Ky fenomen eshte vene re ne nje moment qe presidenti amerikan, Barak Obama shprehu vendosmerine per te ndimuar me cdo mjet Haitin, ndersa sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka mberritur ne vendin e katastrofes. “Kjo eshte nje katastrofe historike”, shprehet OKB-ja, duke shtuar se nuk eshte gjendur asnjehere perballe nje situate te tille, madje permasat jane me te medha se tragjedia e cunamit ne vitin 2004.

Nderkohe, mes popullsise deshperimi po rritet pasi mijera njerez po perpiqen te largohen nga kryeqyteti. “Ne rruge mbizoteron vdekja. Nuk po marrim asnje ndihme dhe femijet tane nuk mund te jetojne si kafshe”, shprehet nje grua. Popullsia po perpiqet gjithashtu qe t’u shpetoje bandave qe bejne ligjin ne qytet, te cilet marrin cfare te munden nga shtepite. Nderkohe, te shtunen, nje termet tjeter 4.5 balle i shkalles Rihter eshte shenuar 25 km larg kreqytetit.

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#7 ne: 17-01-2010, 15:25:22
po afrohet 2012

  • Postime: 2870
  • Karma: +16/-0
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 20-01-2010, 13:48:01
Perseri termet ne Haiti, kesaj radhe 6.1 i shkalles Rihter.

  • Postime: 2870
  • Karma: +16/-0
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 20-01-2010, 13:49:44
Ne Haiti rikthehet frika prej termeteve. Mengjesin e sotem (me oren shqiptare, ne mesdite) eshte ndjere nje tjeter lekundje e forte me magnitude 6.1 e shkalles Rihter, e cila ka patur epiqender nje zone 60 kilometra larg qendres se Port au Prince.

Nuk ka njoftime per viktima, por mes popullsise eshte perhapur panik, sidomos te personat qe kane qene brenda ndertesave qe jane ende ne kembe.

Shume prej tyre kane rendur me nxitim neper rruge duke krijuar edhe me teper kaos dhe rremuje.

Deshmitaret thone se ka patur shembje te ndertesave te demtuara prej termetit te 12 janarit.

topchannel

Temat e fundit