×

Termet politik ne Austri

Termet politik ne Austri

· 7 · 162

  • Postime: 22667
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-05-2019, 23:32:43


Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka dhënë dorëheqjen 18 orë pas publikimit të video-skandalit, ku Zëvendës Kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, shfaq gatishmërinë për t’i siguruar një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në cilësinë e kreut të Partisë së Lirë (FPÖ).
Teksa shpalli edhe zgjedhjet e parakohshme, Kurz e komentoi dorëheqjen duke u shprehur se u zgjodh kancelar për të ofruar ndihmesën e tij për Austrinë dhe jo për të siguruar një karrige pushteti. “Unë nuk erdha në pushtet për karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për të dhënë ndihmesën për Austrinë, por, unë nuk mund të qendroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot, jap dorëheqjen dhe thërras zgjedhje të parakohshme.”- tha Kurz në reagimin e tij pas dorëheqjes.

Komprementimi i Strache-s, parashikohej nëse FPÖ-ja do të ishte pjesë e formacionit qeverisës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, në këmbim të mbështetjes financiare. Në zgjedhjet e fundit, FPÖ-ja arriti 26 % të votave dhe u bashkua në një koaliacion paselektoral me ÖVP-në.

Videoja që u shpërnda  nga prestigjiozet “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung”, tregon për ambicien e oligarkes ruse për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë, “Kronen Zeitung”, me qëllim që të mbështeste FPÖ-në në peridhën paraelektorale. Organi i akuzës ka nisur hetimet për çështjen në fjalë. /lapsi.al

  • Postime: 22667
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 18-05-2019, 23:38:36
Per te qene i qarte, ky shkaktari i skandalit, ish zv-kryeministri tashme, eshte nje kriptofashist i poshter qe e meriton totalisht kete qe i ndodhi, qe i beri gropen vetes dmth. Kur shoh dicka te tille me vjen ne mendje se cfare do te ndodhte, ose cfare ka pas ndodhur perpara me raste te tilla ne Shqiperi, si psh ai i Metes vite me pare, apo i Gjushit te Durresit pak muaj me pare. Asgje. Fatkeqsisht. Dhe gjera te tilla e bejne apo c'bejne shtetin.

  • Postime: 22667
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 19-05-2019, 18:58:11
Sikur te ma kishin lexuar komentin dhe nje nga gazetat me te medhaja ne Austri ben paralele mes asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi me rastin e Ilir Metes dhe asaj qe ndodhi ketu sefundi. Ndryshimi eshte se ne Shqiperi behesh president pas nje skandali te tille.
 

 

  • Postime: 3140
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#3 ne: 20-05-2019, 10:54:17
Mire e ka gazeta Austriake, se ne themi, ky eshte i forti. Shpresoje qe kjo marezi ne ballkan te marre fund.

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 21-05-2019, 19:58:09
Kurz nuk ka dhënë dorëheqjen, por zv-kryeministri Strache. Ne fakt tashmë qeveria u shperbe pasi u tërhoqën te gjithe ministrat e FPÖ-se.

  • Postime: 22667
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 30-09-2019, 18:46:26

 

Kush di të numërojë do të thoshte se zgjedhjet e së dielës në Austri sollën një ndryshim kursi të vendit. Drejtimi – më majtas. Kush është më i vëmendshëm dhe e ka ndjekur edhe fushatën zgjedhore në shtator do të arrijë tek një përfundim tjetër. Vërtet që koalicioni ii konservatorëve të ÖVP-së dhe të djathtëve të FPÖ-së para dy vitesh së bashku morën katër përqind më shumë vota, vërtet që Të Gjelbrit me 3,8% dolën nga parlamenti para dy vitesh e u rikthyen tani në mënyrë spektakolare, – por kjo nuk do të thotë se ka ndryshuar shumë atmosfera e zgjedhësve dhe orientimi i tyre.

Ish-kancelari, Sebastian Kurz përfaqëson dhe administron një konsesus të gjerë konservator: Është mirë kështu siç jemi “ne”. Jo më refugjatë, të huajt të jenë të sjellshëm (para së gjithash më pak) – e në vend të kësaj krenari kombëtare dhe identitet. Kthim në politikën e para vitit 1968 dhe një BE-je që nuk na ndërhyn shumë. Me sfidat, ju lutemi na lini rehat. Shifra më e cituar e konfliktit zgjedhor ishte gjoja 02,% i gazit ndotës që ky vend i vogël dhe i pafajshëm emeton në botë. Më e rëndësishmja çmimi i benzinës mbetet i ulët. Për planetin le ta vrasin mendjen të mëdhenjtë!

Distanca mes partive të mbetet

Fakti që Sebastian Kurz arriti të marrë vetëm 37,5% të votave dhe nuk mori 60% të tyre, shpjegohet me mentalitetin politik në Austri. Megjithë maninë për grindje për gjërat e vogla, partitë e shmangin çdo lloj mungese ujdie për çështjet e mëdha. Edhe votuesi e dëshiron që distanca mes partive të mbetet siç është. Do populli të shkojë djathtas, atëherë politikanët e të gjitha kampeve duhet ta ndjekin këtë sinjal.

Fakti që Të Gjelbrit para dy vitesh ishin shumë të dobët, lidhet me qëndrimin e tyre opozitar ndaj politikës strikte të qeverisë për refugjatët. Këtë herë ata e shmangën me kujdes këtë temë. Tema tjetër – ndryshimi i klimës – gjen menjëherë shumë mbështetje, për sa kohë, që nuk kërcënojnë masa të dhimbshme. Kështu një votë për këtë parti e qetëson ndërgjegjen.

 Socialdemokratët përkundrazi u ndëshkuan. Fakti që edhe ata e shmangën me kujdes temën e migrimit, nuk mjaftoi për t’u afruar me votuesit. Zemërimin e tyre për riorganizimin e sigurimit shëndetësor, një temë për specialistët e funksionarët, nuk e kuptoi kush. Protesta e tyre kundër rregullores së re të orarit të punës, që lejon ditë pune 12 orëshe dhe javë me 60 orë punë i anashkaloi interesat e vetë klientelës socialdemokrate. Pikërisht tek shtresa punëtore është ende popullor modeli klasik familjar: Babai bën mbi orë, kurse nëna kujdeset për familjen dhe fiton diçka. E sikur kjo të mos mjaftonte, me kandidaten Pamela Rendi-Wagner, socialdemokratët nxorrën në krye një kandidate të dobët dhe të pasigurtë, që për shkak të mungesë së perspektivës në radhët e veta, nxirrte si pllakate vetëm “humanizmin” dhe “solidaritetin”. Por shenjat janë për burra të fortë dhe humor të keq. SPÖ nuk guxoi të linte gjurmën e fortë të saj.
Shok pas videos së Ibicës? Aspak

Rezultati zgjedhor, sidomos rënia e FPÖ-së me 10% në këto zgjedhje, të çon në një përfundim të gabuar: pra që zgjedhësit shprehën protestën e tyre kundër videos skandaloze të Ibicës, ku zëvendëskancelari, Heinz-Christian Strache duket si bën pazar me një gjoja oligarke ruse. Opinioni kishte katër muaj kohë për t’u shokuar për këtë. Por shok nuk pati. Eh, kështu janë politikanët – ky ishte mesazhi. E nëse duan të bëjnë marrëveshje të pista, të paktën t’i bëjnë me elegancë dhe të kujdesen që të mos i kapin.

Kërkimi i partnerit

Sebastian Kurz i ka tani të gjithë mundësitë për të realizuar politikën e tij. Madje edhe me Të Gjelbrit ai do ta kishte një shumicë absolute, dhe kjo parti po i jep shenja fituesit se ka interes për një koalicion. Por kundërshtim ka nga dega e partisë në Vjenë. Më e lehtë për Kurz do të ishte të merrte, “Neot” rozë, një parti e vogël me qëndrime liberale në politikën ekonomike dhe shoqërore e qytetasve të shkolluar dhe në gjendje të mirë ekonomike.

Por edhe partia nacionaliste e djathtë, FPÖ-së do të ishte një partner i mundshëm. Sekretari i saj i Përgjithshëm, Harald Vilimsky deklaroi në natën zgjedhore, se ai “nuk sheh porosi” të votuesve për vazhdimin e koalicionit me ÖVP. Gjuha e thatë veçse ka kuptim nga ana taktike. Në fushatën zgjedhore, FPÖ i bënte elozhe Sebastian Kurzit. Tani ajo mund të ndërrojë taktikë dhe të rrisë çmimin. Por ka gjasa që FPÖ të refuzojë pushtetin dhe të kalojë në një opozitë të fortë – një skenar që Sebastian Kurzit nuk duhet t’i pëlqejë shumë. Në këto kushte Austrinë e pret një poker disajavor politik./DW

  • Postime: 3140
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#6 ne: 02-10-2019, 11:31:41
 


Jane rezultatet nga zgjedhjet ne Austri, dhe sic shihet ne foto, ka nje renje te madhe te partis qe u shfaqe skandali. Kurse tek ne ne Ballkan, nese nje parti ka skandal, aty rritet numri i votuesve.



Burimi i fotos.
Kodi: [Zgjidh]
https://bmi.gv.at/412/Nationalratswahlen/Nationalratswahl_2019/