×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 14-09-2019, 23:34:53 »

Thomas Piketty publikon historinë e pabarazisë mes njerëzve dhe zgjidhjet

Sot është një ditë  veçantë për libraritë, ekonomistët dhe poltikanët e majtë. Studiuesi me famë botërore, autori i “Kapitali në shekullin e XXI”, Thomas Piketty bën në Paris premirën botërore të librit të tij të fundit, “Kapitali dhe Ideologjia”. Autori që në 2013 u bë një fenomen botëror, duke shitur mbi 2.5 milionë kopje një libër ekonomie 1000 faqe, ka zënë vend në faqet e para të të gjitha mediave më të rëndësishme franceze.

Studiues i pabarazive të mëdha mes të pasurve dhe të varfërve, që po vijnë duke u thellur që prej fillimit të viteve ’80 të shekullit të shkuar dhe, sidomos pas rënies së komunimit, në veprën e tij të re Piketty ka si tezë themelore thyerjen e një tabuje mbizotëruese të kapitalizmit: “Pabarazitë nuk janë as ekonomike, as teknologjike, ato janë rrjedhojë e ideologjisë dde politikës”.

Me fjalë të tjera, tregu dhe konkurrenca, mbivlera dhe paga, kapitali dhe borxhi, puntorët e kualifikuar dhe të pakualifikuar, vendasit dhe të huajt, konkurrenca dhe parajsat fiskale, nuk jetojnë si entitete më vete. Sipas autorit, ato janë ngrehina sociale dhe historike që varen nga sistemi që zgjedhim për të ndërtuar. Autori, që ka punuar për një vit me radhë për ta shkruar këtë libër, sa me erudicion po aq edhe të këndshëm për t’u lexuar, dëshmon me shembuj historikë se kur shtetet kanë vendosur taksën progresive që u merr më shumë para të pasurve, ekonomika ka shkuar më mirë. Ndaj teza e tij është: “Mirëqënia arrihet më kollaj përmes barazisë dhe investimit në edukim, sesa përmes pabarazisë dhe kultit të pronës”.

Natyrisht sikurse ndodh sa herë që Piketty merr fjalën, polemikat janë ndezur që tani, ende pa u botuar libri. Sepse përpos vështrimeve historike dhe konkluzioneve shkencore, autori bën një kritikë të ashpër edhe ndaj elitave mbizotëruese, që bëjnë çmos që ta trajtojnë si normale pabarazinë, pra ti’ japin asaj karakter formal dhe natyral. Autori hedh poshtë idetë e bestytninë neoliberale se nuk ka alternativë tjetër më të mirë veç rrugës kapitaliste në të cilën po ecën bota që pas përfundimit të luftës së ftohtë.

Në faqet e para të mediave më prestigjoze franceze, evenimenti i librit të ri të Piketty është pasqyruar me këto tituj: “Eshtë koha të tejkalojmë kapitalizmin”; ”Pabarazitë nuk janë një fatalitet”; “Pabarazia është ideologjike dhe politike”. Shumë shpejt libri i sapo dalë në Francë do të jetë i përkthyer edhe në gjuhët më të mëdha të botës.

©Lapsi.al