Tony Blair: Kam qeverisur mirë, mos më gjykoni vetëm për Irakun - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Tony Blair: Kam qeverisur mirë, mos më gjykoni vetëm për Irakun

Tony Blair: Kam qeverisur mirë, mos më gjykoni vetëm për Irakun

· 2 · 570

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-04-2005, 11:23:10


Tony Blair po kthehet me tren në Londër, pas një dite shumë të lodhshme fushate elektorale në West Midlands, në të cilën ka ilustruar projektet e tij të ardhshme në fushën e shëndetit publik, ekonomisë dhe arsimit. Siç pritej, nuk e ka përmendur fare luftën, pikë e dhimbshme po aq sa dhe e errët e programit të tij. Si gjë të parë i kam kërkuar të më flasë për Irakun dhe sesi e vlerëson besimin e zgjedhësve në lidershipin e tij. I kujtoj se po zgjerohet pjesa e elektoratit që nuk e mendon më t'ia japë mbështetjen e tij Partisë Laburiste, duke pasur frikën se një fitore eventuale elektorale mund të lexohet si një aprovim implicit i konfliktit. Përgjigja e tij nuk lë dyshime. "Midis atyre që në këto zgjedhje do t'ia japin votën e tyre Partisë Laburiste, jo pak do të jenë në mospërputhje të fuqishme lidhur me çështjen irakene. Edhe midis vetë kandidatëve të partisë sime ka kontestues. Pikërisht siç ka njerëz që shohin veten në parti të tjera, që pranojnë zgjedhjet e mia për sa i përket Irakut. Natyrisht, matem mirë kur them se nëqoftëse fitojmë zgjedhjet, kjo do të thotë se kush na ka dhënë votën, miraton politikën tonë irakene. Thjesht do të ishte absurde".

Megjithatë, zoti Blair, asnjëherë nuk do të hiqnit dorë nga të theksuarit se zgjedhjet tuaja kanë qenë "ato të duhura në momentin e duhur"?

"Do të doja vetëm që njerëzit të kuptonin se është bërë fjalë për një vendim jashtëzakonisht të vështirë. Nuk pranoj që të futet vendimi im në një kuadër integriteti moral, duke harruar faktin që atje ishte një kontigjent prej rreth 250 mijë ushtarësh, që Saddam nuk bashkëpunonte dhe aq shumë me inspektorët e Kombeve të Bashkuara, që nuk respektonte rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe që pavarësisht kësaj, nuk kisha arritur të siguroja që vetë Kombet e Bashkuara të miratonin një rezolutë të dytë me një ultimatum. Më duhej të vendosja nëse tërhiqesha nga gjithçka, me atë që një gjë e tillë do të sillte apo të vazhdoja dhe të hiqej qafe Saddam. Është bërë fjalë për një vendim shumë të vështirë, të marrë në rrethana jashtëzakonisht të vështira. Nga ana ime gjithmonë kam bërë të qartë se i respektoj ata që nuk e kanë miratuar atë. Provoni të imagjinoni se çfarë do të kish ndodhur sikur të isha tërhequr, sikur të ishin tërhequr edhe amerikanët, dhe sikur të mos ishte bërë lufta. Saddam do të ishte akoma në pushtet, bile shumë më i fuqishëm, dhe nuk do të kish pasur asnjë mundësi që të respektohej vullneti i komunitetit ndërkombëtar, i shprehur nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara".


Por çfarë mund të thuash për akuzën më të rëndë, shumë të ndryshme nga ajo që ngrinte BBC-ja në verën e vitit 2003, domethënë që e kishit ekzagjeruar shtrirjen e raporteve të shërbimeve sekrete? Ishit në një farë mënyre i penduar që i kishit shpërndarë opinionit publik hipoteza inteligjence duke i paraqitur ato si prova të pakundërshtueshme?

"Mund të them vetëm që nuk kam pasur asnjë dyshim rreth faktit që Saddam posedonte armë të shkatërrimit në masë. Vlerësimi im nuk mbështetej vetëm mbi njoftime inteligjence, por pjesërisht edhe mbi fakte konkrete. Këto armë qenë fshehur me sukses kur inspektorët e Kombeve të Bashkuara ndodheshin në Irak, kështu që, sipas mënyrës sime të shikimit, nuk mund të mendohej që Saddam të kish hequr dorë prej tyre sapo inspektorët të qenë larguar. Nga ana tjetër, duhet mbajtur parasysh se duke u qëndruar konkluzioneve të Iraq Survey Group, Saddam kishte qëllim të rifillonte një program armatimesh të shkatërrimit në masë".


Një pjesë e mediave dhe elektoratit i jep një peshë jo indiferente në atë që mendon se ka qenë jo sinqeritet. Duke ju kujtuar se si në fillim të mandatit tuaj keni deklaruar se qeveria juaj do të ishte pa njolla, si mendoni t'i pajtoni këto deklarata me situatën aktuale?

"Ndershmërisht, është gjithmonë dikush që është i gatshëm të më kritikojë për diçka. E djathta shpresonte që Partia Laburiste e re do të përfundonte duke i ngjarë asaj të vjetrës, se do të kishim kombinuar ngatërresa në ekonomi dhe se në lëmin e mbrojtjes nuk do të kishim qenë mjaftueshmërisht të vendosur. Duke mos mundur të më akuzojnë për këtë, isha i sigurt se do të kishin vënë në diskutim figurën time. Në vitin 2001, më parë akoma nga çështja irakene, më akuzuan se isha gënjeshtar. E djathta ecën rëndshëm me këtë tip politik. Ajo që unë mund të them lidhur me Irakun, është se kushdo është i lirë të shprehë opinionin e tij. Mbetet fakti që ia kemi dalë në qëllimet tona. Kishim thënë se do ta rigjallëronim ekonominë dhe e kemi bërë. Kishim thënë se do të bënim investime masive në sektorin e shërbimeve publike dhe po e bëjmë".


Është e vërtetë që vitin e kaluar, gjatë fazës traumatike pas Irak, ishit në pikën e dorëheqjes nga detyra. Kush ju ka bërë të ndryshonit mendje dhe të futeshit në valle për një mandat të tretë?

"Mbi bazën e asaj që kemi bërë deri tani, besojmë se mund të realizojmë ndryshime të mëdha. E ndjej se duhet të impenjohem në këtë drejtim. Nuk mund të mohohet se National Health Service (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) po përmirësohet. Do të ketë ndryshime të mëdha gjatë viteve të ardhshme, por qysh tani mund t'i vërejmë përfitimet e sjella nga investimet e mëdha në këtë sektor. Me Gordon Brown po diskutojmë aktivisht lidhur me nevojën për t'iu përshtatur procesit të globalizimit. Besoj fuqimisht në mundësinë për të investuar në arsim, shkencë e teknologji dhe kam ndërmend të vazhdoj në këtë drejtim".


Keni arritur të konvertoni Brown, i cili deklaronte publikisht se sektori sanitar ishte joefikas dhe i pabarabartë?

"Nuk mund të pretendohet se National Health Service të funksionojë si një supermarket, por mund të parashikohet një diferencim më i madh i ofertës, në mënyrë që nëqoftëse një pacient nuk mund të merret në ngarkim nga National Health Service, të mund t'u drejtohet strukturave private, pa ndodhur që kjo t'i shkaktojë ndonjë peshë ekonomike. Nuk besoj se Gordon Brown e ka vënë ndonjëherë në diskutim një eventualitet të tillë. Raporti ynë është i qëndrueshëm, i mbështetur në respektin reciprok dhe miqësitë shumë më të forta sesa duken nga jashtë. Megjithatë, nëqoftëse një kryeministër dhe Kancelari i Skakierës nuk janë dakord, është gjë e keqe. Është e rëndësishme që të operohet në bashkëpunim të ngushtë".


Duke iu përmbajtur sondazheve, Gordon Brown ka fituar konsensus pranë elektoratit. Kjo është për t'iu atribuar faktit që Blair e ka spostuar më nga qendra aksionin e vet qeverisës?

"Rreziku është, edhe pse mendoj se janë më shumë mediat se publiku ato që preokupohen me një humbje eventuale konsensusi. Ja motivi për të cilin është themelore ta çosh deri në fund programin tënd, pa lëkundje. Për pasojë, nuk rreshtim kurrë së analizuari dhe vlerësuari ato që janë qëllimet që vë Partia Laburiste. Përfaqësuesit tanë që vinin të na thonin të ndryshonim politikë, sepse nuk hasej konsensusi i elektoratit, u jam përgjigjur gjithmonë se ky nuk ishte një motiv i mirë për ta bërë. Bile më mirë duhej të kërkonim motivet për të cilat elektorati nuk e pranonte politikën tonë. Ndryshimi i kursit duhej të ishte i bindur. Ajo që vlen është se jemi një parti vendosmërisht sociale e demokratike, dhe jo një parti që pranon kompromise".


Po liberal-demokratët? Ju vret ndërgjegja që nuk mund të punoni në kontakt më të ngushtë, siç do të kishit dashur njëherë e një kohë?

"Do të kisha dashur të punonim së bashku për çështje që shkonin përtej reformave institucionale, por liberal-demokratët iu kundërviheshin reformave të shërbimeve publike. Në gjirin e partisë së tyre, midis më të rinjve ka që e shikojnë çështjen me sy të ndryshëm dhe me këta njerëz puna është në nivel të mirë. Jam në raporte të shkëlqyera me Charles Kennedy, më pëlqen si person, por rreziku është që nuk do ta formojnë qeverinë e ardhshme dhe politikat e tyre tentojnë të jenë vetëm një rrugëdalje e lehtë nga çështjet më të vështira".


Parashikohet të mbahet në Britaninë e Madhe një referendum lidhur me Kushtetutën Europiane, në rast se Franca voton "jo" muajin e ardhshëm?

"Në Britaninë e Madhe do të ketë një referendum, me kusht që të ketë një Kushtetutë".


Por nëqoftëse Franca voton "jo", atëherë nuk do të ketë Kushtetutë?

"Nuk është e thënë... dhe ne nuk e dimë se çfarë do të bëjë Franca. Gjithsesi, mendoj se do të ketë një referendum në Britaninë e Madhe".


Jeni akoma i kënaqur me rolin e Kryeministrit siç qetë në kohërat e para kur shtypi ishte me ju dhe sondazhet konfirmonin popullaritetin tuaj të jashtëzakonshëm?

"Në kohërat e para gëzoja favorin e shtypit, por isha shumë më i papërgatitur për rolin që mbuloja. Tani di si t'i bëj gjërat të funksionojnë, por me shtypin kam një raport paksa të ndryshëm. Gjithsesi, jam më i sigurt në zgjedhjet, sesa në të kaluarën".

© The Independent


Përgatiti: ARMIN TIRANA

  • Postime: 12234
  • Karma: +408/-388

#1 ne: 03-05-2005, 14:40:40
Kryeministri Blair bën fushatë për t'i nxjerrë votuesit nga apatia

Në Britani, anketat e opinionit lenë të kuptohet se kryeministri Tony Blair do të fitojë mandatin e tretë radhazi në zgjedhjet e së enjtes. Kryeministri Blair po bën fushatë intensive megjithë apatinë e votuesve, ndërkohë që hija e Irakut vazhdon të errësojë zgjedhjet. Korrespondenti Michael Drudge na sjell më shumë hollësi nga Londra.

Rezultatet e anketave janë të ndryshme për zotin Blair, i cili po përpiqet të bëhet kryeministri i parë i Partisë Laburiste, që fiton 3 zgjedhje me radhë.

Anketat flasin për një fitore të kryeministrit Blair. Shumica e votuesve të mundshëm të anketuar thonë se preferojnë fitoren e Partisë Laburiste përkundrejt partisë konservatore - më e madhja e opozitës dhe Liberal-Demokratëve të qendrës së majtë.

Por anketa e gazetës Financial Times arrin gjithashtu në përfundimin se mbi një e treta e britanikëve që ka të ngjarë të votojnë thonë se mund të ndryshojnë mendim se për kë do të votojnë, tani që ka mbetur vetëm një ditë para mbylljes së fushatës.

Në parlamentin e tanishëm, Partia Laburiste ka një shumicë prej 161 vendesh, por disa anketa të opinionit lenë të kuptohet se ky numër mund të përgjysmohet në ditën e zgjedhjeve. Edhe një rezultat i tillë do t'i siguronte zotit Blair një fitore me rezultat bindës.

Megjithatë, kryeministri Blair po bën një fushatë intensive ditët e fundit, duke paralajmëruar përkrahësit e Partisë Laburiste që të mos bëhen pre e vetëkënaqësisë dhe e apatisë.

Madje vendimi më kontradiktor i zotit Blair, për të dërguar trupa në Irak, vazhdon të mbizotërojë vemendjen në fushatë.

Një shembull i fundit se si mund të ndryshojnë opinionet: e veja e një ushtari britanik, i cili u vra dje në Irak, foli kundër kryeministrit Blair. Në një sërë intervistash në rrjetet televizive britanike, zonja Ann Toward tha se do të dëshironte t'i thoshte zotit Blair se ai mori një vendim të gabuar kur dërgoi trupat britanike në operacionet luftarake në Irak të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

"Do t'i thosha zotit Blair se nuk duhet t'i kishe dërguar trupat në Irak. Nuk duhet ta kishe bërë kurrë një gjë të tillë. Po të mos ishte ky vendim i juaji, sot fëmijët e mi do ta kishin ende babanë e tyre."

Kryeministri Blair i ka shprehur familjes ngushëllimet e tij të thella, ndërkohë që ka vlerësuar rolin e ushtrisë britanike në Irak.

"Ushtarët britanikë kanë bërë një punë të mrekullueshme në Irak, duke e ndihmuar atë vend të bëhet një demokraci e qëndrueshme. Unë e kuptoj fare mirë dhimbjen dhe fatkeqësinë e njerzve, që kanë humbur të afërmit, ushtarët që kanë humbur jetën duke bërë detyrën në emër të vendit të tyre."

Megjithë vemendjen e madhe që është përqëndruar në Irak gjatë fushatës, organizatorët e anketave thonë se lufta në Irak nuk është një shqetësim i madh për shumicën e votuesve. Ajo është gati në fund të përparësive të votuesve britanikë dhe shumë prapa çështjeve të tilla si kujdesi shëndetësor dhe arsimi.

Temat e fundit