TONY BLAIR - Rizgjidhet Kryeminister - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

TONY BLAIR - Rizgjidhet Kryeminister

TONY BLAIR - Rizgjidhet Kryeminister

· 6 · 909

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-05-2005, 13:56:20
Fitore historike e Laburistëve



Toni Bler ka thënë se Laburistët do të fitojnë një mandat të tretë, por me një "shumicë të ulur".

Në ora 4.30 sipas orës lokale në Britani, laburistët siguruan mbi 324 zona elektorale të nevojshme për të fituar zgjedhjet.

Konservatorët kanë marrë disa vende shtesë nga Laburistët në gjithë Britaninë.

Liberal demokratët gjitashtu kanë marrë vota nga laburistët dhe kanë fituar një sërë zonash elektorale që i kishin si objekt.

Duke folur pasi mori shumicën në zonë e tij elektorale në Sedgefield, zoti Blair tha :

"Nëse dhe them nëse parashikimet janë të drejta, duket se Partia Laburiste po shkon për herë të parë në historinë e saj për një mandat të tretë. Duket se britanikët duan kthimin e një qeverie laburiste por me një shumicë të ulur. Dhe ne na duhet të përgjigjemi me zgjuarsi dhe përgjegjësi. Ne duhet të sigurohemi se do të përqëndrohemi në gjëra që kanë rëndësi për njerëzit, për gjëra që ata më folën gjatë kësaj fushate si vedne pune, standarte të jetesës dhe shërbim shëndetësor, shkolla dhe rend . Dhe unë e di që Iraku ka qenë një çështje ndarëse në vend."

Një nga udhëheqësit e tjerë të partisë laburiste që ka fituar për herë të tretë, pas ardhjes së rezultateve nga zona e tij, është dhe kancelari, Gordon Brown. Ja si u shpreh ai pas fitores:

"Kjo votë këtu, në këtë zonë zgjedhore është, besoj unë, jo vetëm thirrje për rifillim të punës, por edhe thirrje për më shumë angazhim. Unë premtoj se do të dëgjoj që t'i shërbej vendit dhe komunitetit më mirë në vitet që vijnë. Dhe siç shpresoj unë, një qeveri laburiste do të zgjidhet për një mandat të tretë historik."

Proces ndërtimi

Konservatorët po festojnë një ringjallje të qëndrueshme duke i marrë vende laburistëve dhe liberal demokratëve, megjithëse duket se përsëri do të përballet me humbje për herë të tretë.

Pas rezultateve më të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme, udhëheqësi i konservatorëve, Michael Howard tha:

"Duket nga mënyra se si po shkojnë rezultatet se zoti Blair do të jetë për një mandat të tretë për laburistët dhe unë e uroj për fitoren. Besoj se ka ardhur koha për të të bëjë ato që kanë rëndësi për popullin e vendit tonë dhe nëse e bën këtë gjatë mandatit të tretë, ai do të ketë përkrahjen time të plotë. Nëse ai bën atë që duhet për spitale më të pastra, për disiplinën në shkollë, për më shumë policë, për më shumë vlerë për paratë dhe për një imigracion të kontrolluar, ai vërtet do të ketë përkrahjen time. Por tani ka ardhur koha për veprime dhe jo fjalë."

Duke folur per rezultatet e arritura nga partia e tij, Howard tha

"Mendoj se ajo ç'ka ngjau në këtë ditë zgjedhjesh shënon një hap të rëndësishëm të përmirësimit tonë. Unë jam krenar për fushatën që kam bërë. Ne na duhet të mbajmë qëndrim për gjërat që vërtetë kanë rëndësi për popullin tonë. Ne i kemi dërguar një mesazh zotit Blair."

Edhe ish udhëheqësi i konservatorëve Iain Duncan Smith argumentoi se për konservatorët kishte filluar ringjallja.

"Ne gjithmonë kmei patur një mal të madh për të ngjitur dhe doja të mendoja se tani kemi filluar një fillim të mirë."

Lib Dem flasin "për një periudhë të re"

Charles Kennedy festoi suksesin e tij me familjen. Udhëheqësi i Liberal Demokratëve ka thënë se ai sheh "një sfidë të re"përpara, ndërsa Britania hyn në një periudhë të re të një politike tre partiake.

Partia e ka kaluar totalin e 52 vendeve të marra në 2001, duke marrë 10 vende të reja nga Laburistët dhe 6 nga Konservatorët.

Liberal demokratët tani shpresojnë të fitojnë më shumë se 60 vende në parlament, një rezultat që do të jetë më i miri që nga viti 1929.

................... ......
Koment: Dihen tashme aftesite oratorike te Toni Blair, por pervec kesaj, ka tre arsye kryesore pse fitoi:
E para, ekonomia ne Angli eshte shume me mire ne krahasim me vendet e tjera te BE. Papunesia eshte ne nje nga nivelet me te ulta. Pound Angleze vazhdon te jete konstante, dhe GDP po ashtu shume me e larte se psh Franca, apo Gjermania.

E dyta, edhe pse shume njerez ne Angli ishin kunder luftes ne Irak, Howard, kandidati i Partise Konservative (Tory) megjithese nuk ishte dakort me disa detaje, ne pergjithesi ishte pro-luftes, keshtu qe nuk perbente nje opozite te mirefillte. (Analogjia me zgjedhjet ne US, Kerry gjithashtu u shpreh pak a shume ne te njejten menyre dhe humbi.)

E treta, Anglezet akoma nuk kane harruar vitet e Tories me Margaret Thatcher ne krye. Gjithashtu, "populli" ne pergjithesi ka tendence te anashkaloje faktin qe ne themelet e rritjes se ekonomise angleze qe nga vitet 90-te e deri tani, jane pikerisht masat (edhe pse te rrepta) qe ndermori Thatcher ne vitet 80-te.
Megjithate Tories kane arsye te festojne sepse perqindja e tyre ne House eshte rritur, ndersa ajo e Labour eshte ulur me shume se c'ishte ne 1945 (me e ulta ka qene ne vitin 1980, kur humben zgjedhjet.)

Per me teper, dicka qe ia vlen te permendet eshte se fitorja edhe pse modeste e Liberal Democrats ka lekundur pak a shume sistemin dy partiak te Anglize, gje qe per mendimin tim eshte pozitive.
« Editimi i fundit: 06-05-2005, 18:20:12 nga M A X »

  • Postime: 63
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 06-05-2005, 15:50:49
1 vote e ka marr nga une sepse tani me lejohet qe te votoj ;) se me perpara nuk mu lejonte qe te votoja :(

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 06-05-2005, 21:29:44
ja ariti qellimit, i beri njerzit budallenj.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 07-05-2005, 01:02:15
SUKSESI I MODELIT "NEO-LABURIST LIBERAL"

Prof.ass. Adrian CIVICI


Britanikët votuan për një mandat të ri katër vjecar për Laburistët dhe Toni Bler-in, duke i siguruar kështu Atij mandatin e tretë rradhazi, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e kësaj partie. Që prej tetë vitesh, 1997-2005, modeli apo filozofia politike e ashtuquajtur " blerizëm " rezulton e preferuar nga britanikët, por dhe shumë e komentuar si një eksperiencë për t'u studiuar e ndoshta marrë shembull nga vënde të tjera europiane.
Thelbi i suksesit të kësaj " rruge të tretë " apo këtij " neo-laburizmi liberal " përmblidhet në garantimin e mbijetesës së binomit " efikasitet ekonomik - barazi sociale ". Të frymëzuar nga eksperienca e Bill Clinton-it, laburistët synuan të bënin për vete "Middle England " ose klasën e mesme që i kishte braktisur ata për të përkrahur Margaret Thatcher-in dhe partinë e saj konservatore. Leksioni amerikan i Blerit përmblidhet në sentencën : " social demokracia do të ecë përpara sëbashku me efikasitetin e biznesit ".
Në të gjitha drejtimet, bilanci i tetë viteve të pushtetit të Blerit është përgjithesisht pozitiv : rritje ekonomike e qëndrueshme, punësim i plotë, përqindje interesi të ulta për kreditë bankare, sistem fiskal i stabilizuar, rishpërndarje e orientuar e efekteve të rritjes ekonomike në favor të shtresave sociale në nevojë, financime masive dhe modernizim i plotë i shërbimeve publike, etj. Shifrat e rezultateve janë impresionuese : rritje ekonomike stabël (2.5% ne 2004), inflacion të ulët e deficit buxhetor modest, papunësi në nivele historike 4.6%, ritmi i rritjes së pagave është më i lartë se mesatarja e zonës euro, pagë minimale të vendosur që në vitin 1999, por që ka njohur një rritje prej 40% deri në 2004…Gjatë qeverisë Blair, Britania e Madhe ka njohur periudhën më të gjatë të prosperitetit që prej vitit 1701…datë në të cilën u krijua sistemi statistikor mbretëror !
Si mund të përkufizohet modeli ekonomik i përpunuar nga laburistet ? Nëpermjet katër elemetëve bazë të tij : si shoqëri e fortë konsumi, liberalizim i tregut të punës, hapje e gjerë dhe pjesëmarrje aktive në procesin e globalizimit, si dhe promovimi i shoqërisë dhe " ekonomisë së dijes ". Privilegjimi i " materies gri " është një nga lejtmotivet e preferuara të Toni Blerit, ndërsa në kuadër të ndarjes ndërkombëtare të punës, delokalizimi në vëndet e lindjes apo në zhvillim të shumë aktiviteteve e sektorëve ku ato janë më rentabël përbën një konstante në qëndrimet e Laburistëve. Strategjia Bleriste e " përshtatjes me globalizimin " dëshmoi se ishte shumë më efikase se strategjitë e disa vëndeve të tjera europiane që preferuan strategjitë e " rezistencës " ndaj globalizimit.
Në sektorët kryesorë të industrisë dhe ato të shërbimeve laburistet e kanë vënë vazhdimisht theksin tek aktivitetet që kërkojnë vlera të larta intelektuale e shkencore.Strategji a e " New labour ", e profilizuar si " pro-biznes " shfaq dy orientime thelbësore : " të bëjmë gjithshka për të garantuar rritjen ekonomike të qëndrueshme,; pastaj të merremi me problemet sociale ". Qënia absolutisht " pro-biznes " nuk e ka bërë asnjëherë Blerin të jetë " anti-social ", përkundrazi, qënia pro-biznes përbën kushtin themelor për të qënë pro-social. Dhe megjithëse " shteti social " në Angli nuk është akoma në nivelet e Frances, Gjermanisë apo vëndeve skandinave, gjatë tëtë viteve të laburistëve në pushtet ai ka avancuar me ritme të shpejta.
Strategjia sociale e Blerit reflektoi në mbështetjen që britanikët i dhanë partisë laburiste. Megjithëse Konservatorët e Michael Howard-it premtuan gjatë gjithë fushatës uljen e taksave dhe ngarkesës fiskale në përgjithësi me 5.84 miliardë euro që gjatë buxhetit të tyre të parë, gjë që natyrshëm do të shoqërohej me një program të reduktimit të shpenzimeve publike me 51.12 miliardë euro/vit, përsëri britanikët preferuan politikën e Blerit " që mbajtja konstante e ngarkesës fiskale dhe zhvillimi i biznesit do të sjellin më shumë të ardhura në buxhet duke krijuar kështu mundësi të gjëra për të rritur performancën e sektorit publik dhe aplikuar politika sociale aktive ".
Të bindur për domosdoshmërinë e " pajtimit " të të majtës sociale me " tregun e lirë ", drejtuesit e " New labour " ruajtën me fanatizëm trashëgiminë e Kryeministres Thatcher, reformat e së cilës kontribuan në rilindjen ekonomike të Britanisë së Madhe, inkurajimin e shpirtit sipërmarrës, privatizimet në disa sektorë të rëndësishëm publike, liberalizimin e tregut të punës, etj. Aq e vërtetë është kjo, sa që gjatë periudhës kur u bë e qartë që kompania e madhe e motorrëve dhe automobilave " Rover " edhe mund të falimentonte, asnjë nga sindikatat më të fuqishme britanike nuk kërkoi as ndërhyrjen dhe mbështetjen e shtetit për shpëtimin e saj dhe as kalimin e saj në pronësi publike ! Bler mbetet gjithmonë një kundërshtar i cdo politike intervencioniste subjektive në ekonomi.
Laburistët angleze që e identifikojnë veten tërësisht si " njerëz të së majtës " besojnë shumë te kontrata sociale, te interesi publik, tek ndihma që duhet të kenë grupet sociale në vështirësi, etj. Qeveria laburiste investoi masivisht për respektimin e kontratës sociale : modernizimi i shërbimeve publike, shëndetësia, arsimi, transporti. Si një keynezian i evidentuar, partizan i politikave intervencioniste të reduktuara e precise,Toni Bler e mbajti të lartë raportin " taksa - shpenzime publike " në mënyrë që të kishte mundësi të investonte, por dhe të rishpërndante fitimet në favor të më të varfërve. Vetëm në periudhën 2003-2004, të ardhurat e 20% të britanikëve më të varfer u rriten me 1% ndërkohë qe ato të 20% të britanikëve më të pasur u ulen me 1%.
Në kundërshtim me filozofinë politike të Kryeministres konservatore Thatcher që ishte në favor të një " shteti të reduktuar " dhe që e quante të pamundur realizimin e binomit " prosperitet ekonomik - investime publike në rritje ", Toni Bler-i ju përmbajt filozofisë së tij se " menaxhimi i mirë i ekonomisë është celësi për të realizuar një kohezion të fortë social ". Ndryshe nga Znj. Thatcher, ai vlereson se efikasiteti ekonomik duhet të jetë në shërbim të shtetit social dhe që këto dy realitete ecin dhe zhvillohen paralelisht dhe jo në dëm të njëri-tjetrit. Nëpërmjet rolit që Bler i jep shtetit, ai cilësohet si një drejtues tipik social-demokrat i kohëve moderne.
A mund të identifikohet " blerizmi " si një model e strategji për t'u përdorur e implementuar ? Shumë vënde europiane, por dhe shumë të tjera të Europës Qëndrore e lindore që deri tani kanë qënë skeptike ndaj rezultateve të këtij " neo-laburizmi liberal " kanë filluar ta shikojne më me vëmëndje atë dhe të vlerësojnë se shumë elemente të tij ia vlen të merren në konsideratë, të analizohen e të aplikohen pastaj në vende të tjera.

  • Postime: 121
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 07-05-2005, 06:14:04
ia vlente ta merte

  • Postime: 27301
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 08-05-2005, 10:45:30
Une habitem i cik qe si ka mundesi ai person, i cili u kundershtua aq shume dhe madje u urrye per pjesmarrjen ne luften e Irakut dhe tani po nga i njejti popull zgjidhet perseri per nje mandat te trete  :O

Temat e fundit