Trump vs Biden - Kush do te behet president i SHBA per kater vitet e ardhshme? - Bota

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Trump vs Biden - Kush do te behet president i SHBA per kater vitet e ardhshme?

Trump vs Biden - Kush do te behet president i SHBA per kater vitet e ardhshme?

· 23 · 1069

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-10-2020, 10:31:59
 

Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, Presidenti republikan Donald Trump, sfiduesi i tij demokrat Joe Biden si dhe dy kandidatët për nënpresident, Pence dhe Harris, po përpiqen të inkurajojnë mbështetësit e tyre e të ndikojnë tek votuesit e pavendosur.

Zoti Trump zhvilloi tubime në shtete të vogla në verilindje të vendit si Nju Hempshër dhe Mein, numri i vogël i votave elektorale të të cilave mund të jetë vendimtar ne rast të një rezultati të ngushtë. Dy kandidatët për president po kërkojnë të sigurojnë një shumicë prej 270 votash nga Kolegji Zgjedhor prej 538 anëtarësh.


Në vitin 2016 zoti Trump humbi 4 votat elektorale të Nju Hempshërit me një rezultat të ngushtë ndaj demokrates Hillary Clinton. Por rreth katër vite më parë ai fitoi një nga katër votat elektorale të Meinit, atë të distriktit rural të tij dhe aktualisht është në një garë të ngushtë me zotin Biden për këtë zonë.

Ndërkohë, të dielën në mbrëmje ish-nënpresidenti Biden pritet të mbajë një fjalim virtual në një koncert të titulluar “Unë do të votoj”. Në një kohë kur presidenti Trump vazhdon të organizojë tubime të mëdha me mbështetësit e tij, shpesh në aeroporte, zoti Biden ka ndjekur një qasje më të matur për fushatën përballë epidemisë së koronavirusit. Ai është shfaqur në tubime të vogla, sikurse këtë të dielë, ose përmes transmetimit të drejtpërdrejtë nëpërmjet internetit.

Nënpresidenti Mike Pence, gjithashtu ka marrë pjesë në tubime elektorale dhe planifikon një paraqitje të dielën në mbrëmje në Kinston të Karolinës së Veriut, një tjetër shtet fushëbeteje, ku dy rivalet janë në një garë të ngushtë me njëri-tjetrin.

Zoti Trump e fitoi këtë shtet në vitin 2016, por këtë herë sondazhet tregojnë zotin Biden në një avantazh të ngushtë ndaj tij.

Senatorja demokrate Kamala Harris, kandidate për nënpresidente, ndodhet në një tjetër shtet vendimtar për fatin e zgjedhjeve në Miçigan. Ajo do të zhvillojë tubime në Detroit, Trojë dhe Pontiak.

Presidenti Trump arriti të sigurojë një fitore të ngushtë në vitin 2016 në Miçigan, një shtet tradicionalisht demokrat, i cili së bashku me fitoret në Pensilvani dhe Uiskonsin, i dhanë atij një mandat katër vjeçar në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Por sondazhet tregojnë se mbështetja ndaj zotit Trump ka pësuar një rënie me rreth 8 për qind në Miçigan dhe se ai gjithashtu renditet pas me përqindje më të ulta edhe në Uiskonsin dhe Pensilvani.

Të tre këto shtete janë thelbësore për rezultatin e vitit 2020, ashtu siç janë edhe disa shtete të tjera të cilat zoti Trump i fitoi në 2016, por ku tashmë renditet pas zotit Biden.

Deri tani kanë votuar më shumë se 58 milionë amerikanë, rreth dy të tretat e tyre me postë dhe një e treta personalisht. Shumë prej tyre thonë se votuan përpara datës së zgjedhjeve për të shkak të pandemisë.

Sipas sondazheve më pak se 5 për qind e votuesve nuk e kanë vendosur ende se për kë do të votojnë. Shumë prej mbështetësve të hershëm të zotit Biden kanë thënë se donin të ishin ndër të parët që do të votonin kundër zotit Trump. Ndërkohë, shumë republikanë thonë se kanë në plan të votojnë ditën e zgjedhjeve, siç ka qenë traditë për dekada të tëra SHBA. /VOA

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 26-10-2020, 12:24:01
Trump- in e do masa dhe e urren media me eliten. Do e marre edhe kete here.

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 26-10-2020, 17:38:52
Që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë e deri në periudhën Trump, zgjedhjet në SHBA e kanë ndarë pjesën më të madhe të europianëve perëndimorë sipas afërsive kulturore e politike me partitë liberale të qendrës së majtë e të djathtë që ata votojnë. Këto parti, megjithatë, edhe kur kanë qenë në pushtet, edhe kur kanë qenë në opozitë, janë treguar të kujdesshme për të ndërhyrë me deklarime përpara zgjedhjeve në SHBA. Me Trump-in në pushtet, ujërat janë turbulluar. Qëndrimet e tij në favor të Brexit-it e të sovranizmit antieuropianist, dalja nga traktati i Parisit, masat ekstreme ndaj emigracionit, polarizimi i fortë që ka shkaktuar në Lindjen e Mesme me mbështetjen krejt të njëanshme të Izraelit etj., kanë ndikuar që partitë e qendrës europiane të jenë me afër demokratëve, kurse Trump ka gjetur mbështetës të hapur kundërshtarët e tyre, partitë e djathta sovraniste konservatore. Megjithatë, edhe në prag të këtyre zgjedhjeve, nuk duket që liderët politikë europianë të deklarojnë hapur mbështetjen e tyre për njërin apo tjetrin kandidat.



Në Shqipëri, para Trumpit, edhe për shkak se ndarja qendër e majtë-qendër e djathtë, në kuptimin kulturor dhe ekonomik, thuajse nuk ekziston, qëndrimi ndaj zgjedhjeve të radhës në SHBA është karakterizuar nga pritja në heshtje, pa debate e fituesit, kurse pas zgjedhjeve të dyja palët janë bërë pa asnjë rezervë me Presidentin fitues. Këtë traditë do ta thyente Edi Rama kur deklaroi në CNN më 2016 se Trump ishte një rrezik për botën – deklaratë që e bëri për shkak të lidhjeve të tij (kryesisht nëpërmjet Sorosit) me demokratët amerikanë, si dhe duke besuar në sondazhet që e jepnin Clinton fituese të sigurt.


Për shkak të deklarimit të tij anti-Trump, kombinuar me faktin se administrata e Obamas i kishin dhënë goxha mbështetje dhe legjitimim Edi Ramës (mjaft të kujtosh Reformën në Drejtësi, pasojat dramatike të së cilës po shfaqen sot) ishte e kuptueshme që opozita të shpresonte fitoren e Trumpit. Në fakt, pas fitores së tij ka pasur disa shkrime në mediat amerikane që denonconin politikat pro Rama të Ambasadës Amerikane në kohën e ambasadorit Lu. Por, shpejt u pa se Rama ktheu 180 gradë qëndrimin ndaj Trump-it dhe, ç’është më e rëndësishmja, pragmatizmi plot improvizime dhe jo koherencë i Trump solli në Shqipëri një mbështetje edhe më të madhe të administratës Trump ndaj narkoqeverisë së Ramës, që kulmoi me paralajmërimin e Palmer-it kundër opozitës në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe po vazhdon me qëndrimet e ambasadores Yuri Kim, aq sa sot opozitarët duhet të ndjejnë mall për të shumë kritikuarin Lu. E, megjithatë, paradoksalisht, edhe pse, për hir të së vërtetës, duhet thënë se nuk kemi pasur qëndrime hapur të liderëve opozitarë, nuk janë të paktë sot opozitarët që kërkojnë fitoren e Trump-it, çka bie në sy më shumë në rrjetet sociale.

Në këtë shkrim dua të jap gjashtë arsye sepse një fitore e Biden-it do të ishte më shpresëdhënëse sesa një fitore e dytë e Trump-it për sa i përket aspiratës së shqiptarëve për një vend më të mirë dhe më demokratik (për çka pretendon se lufton dhe opozita).

1. Me presidencën e tij plot me qëndrimet jokoherente të papritura, polarizuese, konfliktuale, prej narcizisti të sëmurë, prestigji i SHBA-ve në botë ka rënë më poshtë se kurrë ndonjëherë, duke e bërë vendin më të fuqishëm e më të rëndësishëm në botë të mos merret ndonjëherë as seriozisht. Në fakt, Trump është vërtet një rrezik për botën, prandaj edhe për ne.

2. Trump është një rrezik për demokracinë. Një fitore e tij do të përforconte një prirje që vihet re sot në vende me demokraci të brishtë të liderëve të fortë që tentojnë të personalizojnë politikën në vend se të punojnë për forcimin e institucioneve dhe ndarjen e pushteteve. Një fitore e tij, pra, do të ishte një inkurajim edhe për sjelljet alla Trump të Ramës në Shqipëri.

3. Nëse do të shohim konfrontimin Trump–Biden për sa i përket vizionit për botën, duke e lidhur atë me problematikat e Shqipërisë, ka disa pika ku qartazi vizioni i Bidenit është më afër nevojave urgjente që ka sot Shqipëria për ndryshim. Kam parasysh këtu ndjeshmërinë shumë më të madhe të Bidenit dhe demokratëve amerikanë në dy çështje, që në Shqipëri ulërasin për ndryshim.

Së pari, ndjeshmëria më e madhe ndaj publikes, veçanërisht shëndetit publik që me Covidin është shfaqur në gjithë dramacitetin e vet.

Së dyti, vizioni i Biden-it pro ambientalist për energjinë e rinovueshme etj., në përputhje me vizionin europian do të ndikonte sado kudo për frenimin e masakrimit ambiental që po pëson Shqipëria për interesat e një oligarkie kriminale.

4. Një riafirmim i Trump-it në Shtëpinë e Bardhë rrezikon të rikthejë skenarin e ndryshimeve të kufijve në Kosovë, me gjithë implikimet që ai mund të sjellë në botën shqiptare dhe në rajon.

5. Trump, mbështetës i Brexit-it, nuk e ka për zemër projektin europian i cili, megjithë shumë dështime, mbetet ende shpresë se mund ta ndihmojë Shqipërinë në proceset demokratike. Një kthim i demokratit Biden, i cili është pro europian, mund ta ndihmojë këtë projekt. Po ashtu, në këtë kontekst, vendet europiane janë bërë gjithnjë e më të vetëdijshme për problemet e korrupsionit, krimit të organizuar e proceseve antidemokratike në Shqipëri dhe i kanë shtuar kritikat, kurse administrata Trump, për shkaqe pragmatiste interesash gjeopolitike deri elektorale të Trump-it, ka shtuar mbështetjen ndaj tij. Mjaft të kesh parasysh diferencën e dukshme në qëndrimeve mes SHBA dhe Gjermanisë dhe vendeve të tjera serioze europiane lidhur me këto. Nuk duhet harruar se administrata Trump bëri një lojë të shëmtuar në Kosovë kur rrëzoi një qeveri të zgjedhur demokratikisht e që jepte shpresë për të goditur sistemin oligarkik kriminal të ngritur atje, duke dhënë mesazhin për udhëheqësit e korruptuar shqiptarë se për të pasur mbështetjen e SHBA-ve mjafton t’u shërbesh interesave elektorale të presidentit të tyre.

6. Dy partitë kryesore opozitare, duke qenë europianiste dhe të lidhura me partitë simotra europiane, nuk kanë asnjë interes të afrohen me Trump-in, që ka punuar kundër tyre, sepse, përveç të tjerash, kjo do t’i largonte nga këto parti dhe mbështetja e tyre e mundshme.

Fatos Lubonja

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 26-10-2020, 19:23:23
Trump e ka tronditur shume sistemin prandaj nuk e duan.
Keta ketej jane me keq se kamunistet jane nga 40 vjet në politike dhe ate ja  u kalojne edhe femijeve te tyre. A thua vetem keta dine te bejne politike.

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 01-11-2020, 19:52:17
Si janë sondazhet në Pensilvani (20 zgjedhës të mëdhenj në kolegj) , në Micigan (16) dhe në Wisconcin (10)

Donald Trump ka shpeshtuar postimet në Twetter për “fake polls”, sondazhet e rreme dhe këmbëngul se ajo që ndodhi katër vite më parë do të përsëritet. Por dy ditë përpara zgjedhjeve persidenciale amerikane presidenti është shumë mbrapa në sondazhe në krahasim me Bidenin. Mesatarja e të gjitha sondazhe të kryera në tërë amerikën i japin kandidatit demokrat një epërsi nga 8 deri në 10 pikë.

E keqja është se edhe në 2016 të gjitha sondazhet nxirrnin fituese Hilari Klintonin por realiteti tregoi tjetër gjë. Ata që po sondojnë zgjedhësit amerikanë këtë herë pretendojnë se mes dy garave presidenciale ka ndryshim. Hilari Klinton erdhi duke e zvogëluar diferencën duke e zbritur në 4 pikë dhe ra ndjeshëm sidomos në dy javët e fundit. Ndërsa këtë radhë thonë ata, që kur të dy sfiduesit janë bërë kandidatë zyrtarë përpara tre muajsh diferenca ka qenë pak a shumë e njëjtë. As debatet televizive dhe as infektimi me Covid i Trumpit nuk e lëkundën atë.

Por për të kuptuar më mirë lojën me shifrat duhet ditur sistemi i zgjedhjes së presidentit në SHBA. Ai përzgjidhet nga një kolegj i përbërë nga 538 zgjedhës të mëdhenj, të cilët e marrin këtë të drejtë në bazë të  votimeve që kryen secili shtet sipas numrit të popullsisë që ai ka. Për të fituar një kandidat duhet të ketë së paku votën e 270 zgjedhësve të mëdhenj.

Në grafikun lart me blu shtetet ku Biden është mbi 5%, me të kuq shtetet ku Trump është mbi 5%, me gri ato ku diferenca me kandodatëve është nën 5 %

Në 2016 Trump e siguroi fitoren për 78 mijë vota më tepër që kishte në Pensilvani (20 zgjedhjës të mëdhenj në kolegj) , në Micigan (16 zgjedhës të mëdhenj) dhe në Wisconcin (10) tre shtete industriale të “Rust Belt”, këtij rrypi punëtori të velilindjes së SHBA.

A ka gjasë që një gjë e tillë të rindodhë sërisht?

Jo, sepse në këto tre shtete ish zv presidenti i Obamës kryeson me mbi 5 pikë. Nëse kjo diferencë konfirmohet edhe në kutitë e votimit Biden është automatikisht fitues.

Po a është Trump përfundimisht i humbur? Sipas analistëve të sondazheve misioni i tij është totalisht i vështirë, të gjithë faktorët duhet të kthehen në favor të tij më shumë se në 2016 që presidenti të sigurojë mrekullinë e rizgjedhjes. Ai duhet të fitojë detyrimisht disa shtette ku gjendet rrotë më rrotë me Biden, si Florida (29 zgjedhës të mëdhenj). Ai duhet të përmbysë situatën në Pensilvani ku është 5 pikë mbrapa. në Micigan dhe në Wisconsin e ka pothuajse të pamundur se aktualisht gjendet me -9 pikë.

Natyrisht, sjellja e zgjedhësve amerikanë mund të ndryshojë papritmas nëse njëra palë arrin të mobilizojë më shumë votues sesa tjetra. Por 66% e votuesve të 2016 tashmë e kanë hedhur paraprakisht votën e tyre dhe numrat tregojnë se këtë radhë numri i të pavendosurve është më i ulët, gjë që e ul mundësinë e një përmbysjeje in extremis.

Autorët e sandazheve sigurojnë gjithashtu se kanë mësuar nga gabimet e tyre të së shkuarës. Një nga gabimet e 216 sipas tyre ishte numri i njerëzve me diplomë të cilëve u ishe marrë mendim duke e rritur artificialisht shifrën e Hillari Klinton. Sipas këtyre llogarive një ditë para votimit, FiveThhirtyEight thoshte se Klinton kishte 71% të shanceve të shpallej fituese. Mbrëmë i njëjti shpallte fitoren e Biden me probabilitet 90%.

Burimi: Le Journal du Dimanche/Përgatiti Lapsi.al

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 01-11-2020, 21:55:27
Te tilla sontazhe ishin edhe per Hillary në 2016 por u pa kush u zgjodh. Sa per fake news ketu dihet por masa eshte në Trump.

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 01-11-2020, 23:27:42
Me dallimin qe Biden ka dyfishin e diferences qe kishte para 4 vjetesh Hillary Clinton.

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 02-11-2020, 12:10:42
Me dallimin qe Biden ka dyfishin e diferences qe kishte para 4 vjetesh Hillary Clinton.
As gje nuk ka mos u merr me lajme CNN.

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 03-11-2020, 22:37:02
Ku t'i lexoj ne Fox News? :D
Ja dhe pak ore dhe e marrim vesh.

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 03-11-2020, 22:43:44
Nuk jam tip qe prirem te besoj lajmet por une e kam perjetuar vete ndryshimin qe solli ai keto 4 vjet. Si mua jane e dhe shume qe mendojne keshtu.

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 03-11-2020, 23:08:34
Nuk jam tip qe prirem te besoj lajmet por une e kam perjetuar vete ndryshimin qe solli ai keto 4 vjet. Si mua jane e dhe shume qe mendojne keshtu.
Mos ja qr muhabetit tani. A thua se ushqehesh vetem me lajmet e Fox News apo Breitbart.
Amerika ne keto kater vitet e Trumpit nga ana ekonomike perfitoi nga ngritja qe filloi dhe nisi Obama.
Per te gjitha te tjerat Trump eshte presidenti me i keq qe ka pas Amerika te pakten ne 100 vitet e fundit. Njeri me sharlatan, egoist, pafytyre, mashtrues etj etj etiketime negative qe i meriton plotesisht, ai vend veshtire se ka pas ndonjehere per president.
Trump eshte presidenti qe konservatorizmin dhe GOP vete i ka perdhunuar ne ate fare pike sa edhe marksistet qe sundojne rendom universitetet amerikane duken sot burra te mire.
Trump eshte ai qe gjithe ato arritje te diplomacise amerikane ne bote keto 70 vitet e fundit i shkaterroi per kater vjet. Eshte ai qe do te behet shok me Kim Jongat e si kurve pas Putinit dhe nga ana tjeter sulmon miqte dhe aleatet me te cilat Amerika ndan te njejten kulture e te njejtat vlera.
Trump eshte ai qe sot e ka bere demokracine ne Amerike te duket si ajo e Albanistanit, apo e cdo vendi tjeter te botes se trete, ku procesi zgjedhor dhe zgjedhjet vete sulmohen, kontestohen e vihen ne dyshim.
Shkurt: Trump eshte turpi i te djathtes amerikane, qyteterimit perendimor dhe vete demokracise. Do te ishte fatkeqsi me pasoja shume te renda sikur ai te rizgjidhej perseri.

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 04-11-2020, 08:57:06
Sic duket nuk eshte aq e lehte sa pritnin demokratet hmmmmm:
Por dicka nga ajo qe pritej ndodhi. Trump deklaron fitoren🤣 E thashe eshte bere USA si Albanistani
 

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 04-11-2020, 12:33:04
I gjithe rezultate mbetet te keto 3 shtete tani.
 

Por sic po duket mbase deri nga fundjava nuk do dihet tamam se kush ka fituar.

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 04-11-2020, 16:52:30
Mos ja qr muhabetit tani. A thua se ushqehesh vetem me lajmet e Fox News apo Breitbart.
Amerika ne keto kater vitet e Trumpit nga ana ekonomike perfitoi nga ngritja qe filloi dhe nisi Obama.
Per te gjitha te tjerat Trump eshte presidenti me i keq qe ka pas Amerika te pakten ne 100 vitet e fundit. Njeri me sharlatan, egoist, pafytyre, mashtrues etj etj etiketime negative qe i meriton plotesisht, ai vend veshtire se ka pas ndonjehere per president.
Trump eshte presidenti qe konservatorizmin dhe GOP vete i ka perdhunuar ne ate fare pike sa edhe marksistet qe sundojne rendom universitetet amerikane duken sot burra te mire.
Trump eshte ai qe gjithe ato arritje te diplomacise amerikane ne bote keto 70 vitet e fundit i shkaterroi per kater vjet. Eshte ai qe do te behet shok me Kim Jongat e si kurve pas Putinit dhe nga ana tjeter sulmon miqte dhe aleatet me te cilat Amerika ndan te njejten kulture e te njejtat vlera.
Trump eshte ai qe sot e ka bere demokracine ne Amerike te duket si ajo e Albanistanit, apo e cdo vendi tjeter te botes se trete, ku procesi zgjedhor dhe zgjedhjet vete sulmohen, kontestohen e vihen ne dyshim.
Shkurt: Trump eshte turpi i te djathtes amerikane, qyteterimit perendimor dhe vete demokracise. Do te ishte fatkeqsi me pasoja shume te renda sikur ai te rizgjidhej perseri.
Mos me thuaj mua per ndryshimin e ekonomise në kohen e Obames e Trump. Ne kohen e obames nuk gjeje pune as si arketar në market dhe njerezia u dembelosen nga assistenca sociale qe jepte ai. Politiken e jashtme Amerikane e shkaterroi fare dhe e beri Te dobet .
Tani cdo lloj biznesi ka tabela ku njofton qe ka vende te hapura per pune dhe pa punesia ra ndjeshem. Edhe në kohen e Covid ekonomia eshte great dhe njerezit nuk po e ndjejne nga ana monetare .
Politika amerikane eshte strong në lidhje me jashte. Taksat jane ulur. Ah Po Trump Po prish nje sistem te kalbur dhe i duhet edhe ky mandat qe Ta mbaroje ate qe ka nisur.
MAGA

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 04-11-2020, 20:22:49
It's looking interesting :D Trump is screwed 😏
 

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 04-11-2020, 22:57:11
 

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 05-11-2020, 14:02:00
Duke numeruar votat ne Nevada🤣
 

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 05-11-2020, 19:06:45
Duke numeruar votat ne Nevada🤣
 


Qe Ta kuptosh problemin qe po ndodh...;)

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 06-11-2020, 03:59:43


  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 06-11-2020, 04:01:40



Kam plot si keto.

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 06-11-2020, 04:02:49


  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 07-11-2020, 18:02:32
 

Temat e fundit