×

Turqia tronditet nga tërmeti

Turqia tronditet nga tërmeti

· 1 · 240

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-10-2011, 20:22:24
Turqia tronditet nga tërmeti, dyshohet për mijra të vdekur


Një tërmet i fortë, me fuqi 7,3 ballë sipas institutit amerikan të gjeofizikës USGS, ra sot pasdite në lindje të Turqisë, duke shkaktuar, sipas autoriteteve turke, disa të vdekur dhe dëme të konsiderueshme.

"Tërmeti u ndje shumë në Van, qytet me 380 000 banorë dhe në rrethinat e tij, duke shkaktuar, sipas vlerësimeve të para, disa të vdekur dhe dëme", bëri të ditur drejtoria e situatave të jashtëzakonshme, një organizëm zyrtar në Ankara, pa dhënë numrin e të vdekurve.

Disa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërkohë dhjetëra shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë shembur pas tërmetit në provincën lindore Van, pranë kufirit me Iranin dhe e banuar kryesisht nga kurdë, më tepër se 1 200 kilometra në lindje të kryeqytetit Ankara, njoftoi agjencia e shtypit Anadolli.

Ajo shtoi se 50 persona janë shtruar në spitalin e qytetit Van, ku, sipas autoriteteve lokale, aeroporti civil vazhdon të jetë në funksionim. Kanalet televizive njoftuan se kanë pësuar dëme dhe janë mbyllur.

Epiqendra e tërmetit me fuqi 7,3 ballë që ra në orën 10:41 GMT, ishte 19 kilometra në verilindje të qytetit Van dhe në një thellësi prej 7,2 kilometrash, bëri të ditur USGS në Shtetet e Bashkuara, pikë reference në fushën e tërmeteve. Një nga paslëkundjet, që ndodhi një çerek ore pas tij, në 10:56 GMT dhe epiqendra e të cilës u lokalizua po në verilindje të këtij qyteti, kishte fuqinë 5,6 ballë, shtoi USGS.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan i cili ndodhej në Stamboll në çastin e tërmetit pritet të mbërrijë menjëherë në Van bashkë me disa ministra, ndër të cilët ai i Shëndetësisë, njoftoi televizioni privat NTV.

Tërmeti, që u ndje në provincat fqinje, si dhe në Iran, shkaktoi panik të madh. Imazhet e para të transmetuara nga televizionet tregonin banorë të cilët përpiqeshin të largoheshin në rrëmujë nga shtëpitë e tyre dhe të paktën dy ndërtesa shumëkatëshe të shkatërruara.

Kryebashkiaku i qytetit te Ersis ka dekalruar se ka shumë të vdekur, numri i të cilëve mund të arrijë në 1000. Ai ka bërë apel për ndihme dhe kryesisht për praninë e auto ambulancave dhe mjekëve për tu ardhur në ndihmë të plagosurve nga termeti.
(e.m/BalkanWeb)