×

Ursula von der Leyen do behet shefja e re e BE

· 2 · 10

Ursula von der Leyen do behet shefja e re e BE

· 2 · 10

  • Postime: 22179
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 02-07-2019, 21:29:38
 
   
Më në fund arrihet marrëveshja! Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, 60-vjeçarja e CDU, do të jetë kandidatja zyrtare për presidente të Komisionit Europian. Këtë e bëri të ditur presidenti i Këshillit, Donald Tusk, në një njoftim online.

Ministrja gjermane do jetë e para grua në krye të BE-së. Ajo është një e besuar e kancelares Angela Merkel, raporton BILD. Megjithatë, sipas diplomatëve të BE, ajo u pranua nga presidenti francez, Emmanuel Macron si kandidate kompromisi.

Sipas BILD, kryeministri belg, Charles Michel do të bëhet president i Këshillit, kurse presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde do jetë presidentja e Bankës Qendrore Europiane.

Ndërkohë sipas BILD, president i Parlamentit Europian do të bëhet gjermani Manfred Weber për gjysmën e mandatit. Gjysmën tjetër do e drejtojë këtë parlament bullgari Sergei Stanishev.

Favorit për të zënë postin e lënë nga Federica Mogherini si kryediplomate e BE, do të jetë ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell. /Lapsi.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 261
kart hadasht
#1 ne: 03-07-2019, 12:04:23
Nje figure interesante. Le te shpresojme se me te EU do te shkoje me shume perpara.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super