Ushtria izraelite ka sulmuar anijet me ndihma humanitare - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ushtria izraelite ka sulmuar anijet me ndihma humanitare

Ushtria izraelite ka sulmuar anijet me ndihma humanitare

· 15 · 1655

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

ne: 31-05-2010, 12:35:23

Ushtria izraelite ka sulmuar anijet që po lundronin drejt Gazës me ndihma humanitare.

E hëne 31 Maj 2010 9:44


 

Raportohet se 10 aktivistë janë vrarë dhe rreth 100 janë plagosur kur ushtarët izraelit bastisën anijet humanitare “Freedom Flotila” të cilët kishin për qëllim shpërthimin e bllokadës detare që po imponohet nga Izraeli dhe Egjipti. Mediat izraelite njoftojnë për 16-20 të vrarë. Al Jazeera raportoi se nëntë nga të vrarët janë turq.

Sulmi i ushtrisë izraelite kishte ndodhur në ujërat ndërkombëtare, rreth 65 km larg brigjeve të Gazes.

Flota, me afro 10 mijë tonë ndihma, që është nisur nga Turqia, ka afro 700 aktivistë humanitar me vete.

Kanali satelitor televiziv, Al Jazeera, raportoi me telefon nga anija turke, që e udhëhiqte flotën, se forcat e marinës izraelit kanë shtënë në anije duke e plagosur kapitenin dhe janë futur në palubë, ndërsa aktivistët raportuan nga anija se ushtarët izraelit kishin hapur zjarr menjëherë pas aterrimit në anije.

Ushtria izraelite njoftoi se ushtarët e saj kishin hasur në rezistencën e aktivistëve dhe me këtë rast janë plagosur katër ushtarë të saj.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Turqisë për të protestuar kundër këtyre sulmeve Izraelite, ndërsa qeveria Turke ka thirrur ambasadorin Izraelit në ministrinë e jashtme.

Zëvendës kryeministri i Turqisë, Bulent Arinc, e ka thirrë një takim të jashtëzakonshëm me zyrtarët e lartë të sigurisë, përfshirë edhe ministrin e brendshëm, shefin e marinës dhe komandantin e operacioneve të ushtrisë.

Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, sot ka kërkuar që autoritetet e Izraelit të zhvillojnë “hetime të plota” për vrasjet.

“Më këtë sulm ndaj civilëve, Izraeli ka treguar edhe një herë mosrespektimin ndaj humanizmit dhe iniciativave paqësore. Ne i dënojmë rendë këto praktika jo humane Izraelite,” thuhet në një deklaratë të qeverisë Turke.

“Ky veprim i papranueshëm, që ndodhi në ujërat e hapura dhe që përbën thyerje të ligjeve ndërkombëtare, mund të qojë në marrëdhënie të pariparueshme dypalëshe. Cilado qoftë arsyeja, këto sulme kundër civilëve në një aktivitet paqësor janë të papranueshme. Izraeli do të vuajë pasojat e kësaj sjelljeje e cila përbën shkelje të se drejtës ndërkombëtare.”

Lëvizja Hamas që mban pushtetin në Gaza që nga 2007, u bëri thirrje arabëve dhe muslimanëve për “tu ngritur” për të protestuar para ambasadave Izraelite në tërë botën.

Anijet u nisën nga Qiproja Turke gjatë ditës së djeshme pasi Izraeli kishte paralajmëruar se do ti ndalonte ato. /agjensionet/

 

 

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 31-05-2010, 12:36:53
Ne anijet ka pasur edhe aktiviste shqiptare nga Ilirida dhe Kosova...
Te shpresojme se kthehen shendosh e mire prane familjeve tyre...

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 31-05-2010, 12:39:47

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 31-05-2010, 12:47:06
Te gjithe qe duan ta ndjekin direkt transmetimin e El-Xhezires ne arabisht dhe anglisht, jane te lutur qe te shkarkojne dhe instalojne falas programin Livestation ne adresen : http://www.livestation.com/downloads


  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 31-05-2010, 12:56:24
Lajmërim direkt nga anija Mavi Marmara!


Të nderuar,

Përfaqësuesit nga Maqedonia, së bashku me 40 shtete të cilat më vonë iu bashkuan grupit, janë jo larg Qipros duke i pritur anijet nga Irlanda.

Tre anije kishin defekt, nga të cilët njëra u riparua, ndërsa dy të tjerat janë seriozisht të dëmtuara. Dyshojmë në sabotim nga shërbimet izraelite. Udhëtarët në këto anije janë në destinacion nga Qiproja kah Mavi Marmara, të cilët i presim zemërhapur.

Në anije ka më shumë se 20 ekipe televizive dhe çdo ditë nga disa herë kanë transmetime direkte në tërë botën. Për këtë shkak i ftojmë mediumet maqedonase që të marrin pjesë dhe të formojnë lidhje satelitore me studion e IHH e cila gjatë 24 orëve jep transmetime direkte nga ngjarjet në anije.

Përfaqësuesit e Maqedonisë u intervistuan nga secili televizion, dhe sikur për vendet tjera, për Maqedoninë përcjellën këtë porosi:

“Popujt humanitarë nga Maqedonia, në akcionin e tyre të vitit të kaluar mblodhën 60.000 euro të cilat përmes IHH ishin dërguar në Gaza, një dhuratë-makinë për thyerjen e gurëve në veshka…. Krahas kësaj përkrahjeje, organizatat joqeveritare të cilat e realizuan kampanjën e vjetshme për Gaza, dërguan përfaqësuesin e tyre që t’ua përcjellë përkrahjen morale nga popujt humanitarë nga Maqedonia. Andaj, i ftoj të gjithë banorët e Republikës së Maqedonisë që të deklarohen kundër embargos ilegale dhe johumane të Izraelit ndaj Gazës, dhe ta ftojnë Qeverinë e tyre që haptaz ta gjykojë këtë blokadë të padrejtë ndaj civilët e pafajshëm në Gaza.

Popujt e Ballkanit socidarizohen me vëllezërit dhe motrat nga Gaza shkaku i përvojës së ngjashme gjatë historisë. Një torrturë e këtillë u ndodhi maqedonasve muslimanë në Maqedoninë e Egjeut më 1948, boshnjakëve në Bosnjë prej 1992-95, në Kosovë me 1999 dhe në Maqedoni në vitin 2001. kjo padrejtësi e përjetuar dhe katastrofë humanitare duhet te ndalohet, së paku me gjykim verbal.

Vallë, a mundet që bota të heshtë për logorin më të madh nën qiellin e hapur të botës – Gazën?

Kujtimet tona janë të freskëta, e dijmë që është e tepër të kalohet një ditë pa ushqim, ujë apo ilaçe, pa rrymë apo diçka të nevojshme. Prolongimi i përditshëm i këtij karavani është humbje e jetëve!

Ashtu siç paraardhësit tanë luftuan për tokën e shenjtë palestineze, ashtu edhe ne, tani si pasardhës të tyre krenarë të dërgojmë pak shpresë dhe një pjesë të lirisë sonë, duke i paralajmëruar për fitore dhe liri sa më të afërt!

Edhe fëmijët në Gaza kanë të drejtë buzëqeshjeje! Pse te jemi shkak që ajo buzëqeshje të mos paraqitet në fytyrat e tyre?

Unë e mbaj porosinë e përkrahjes së popujve nga Maqedonia, nga të krishterët dhe të gjithë muslimanët, porosinë për dëshirë për paqe dhe dominim të së Drejtës! Shpresoj që edhe Qeveria ta përcjell shembullin e banorëve të saj! Shpresojmë që Qeveria nuk do të turpërohet dhe të lejojë që një tokë e padrejtë t’u kërcënohet banorëve të saj të cilët janë nisur në një mission të tillë të bekuar. Posaçërisht kur UE u deklarua për ndërprerjen e embargos ndaj Gazës.

Për të gjithë ne, në këtë moment, më me rëndësi është që ndihma të arrijë në kohë, andaj shpresojmë të gjithë të kontribojnë për këtë, ngase të shpëtosh një jetë është sikur ke shpëtuar njerëzimin! Ne bazohemi në këtë sikur popujt tjerë në botë.”

Sot në detin nën qiellin e hapur na u bashkangjitën edhe udhëtarë nga tokat skandinave. Në anijen janë prezent edhe aktorë dhe këngëtarë të njohur nga Turqia, parlamentarë nga tokat evropiane dhe muslimaane. Kemi fëmijë, por edhe pleq me mbi 85 vjet.

Përfaqësuesi i IHH porositi qeverinë izraelite që mos të kërcënohen më kot me arrestime dhe me komandosë, por të mendojnë më me urtësi dhe ta kenë parasysh që nuk do u lejohet hyrja e mysafirëve të paftuar dhe nuk do të lejohet që të ndahet flotida dhe pjesëtarët e të njëjtës.

Udhëtarët ndihen mirë. Ushqim dhe ujë ka mjaftueshëm. Ditët u janë të mbushura me ligjërata për Palestinën, historinë, vlerën dhe qëllimet e udhëtimit, me këngë në shumë gjuhë, lexim Kur’ani, dhikër, namaz nate dhe lutje!

Morali është i lartë. Të gjithë dëshirojnë që sa më parë të arrijnë, e as që mendojnë për kërcënimet e pushtetarëve izraelit.

Ju jeni në lutjet tona, Gaza është në lutjet tona, e tërë bota në lutjet tona!

Ju lutemi përcjelleni këtë lajm në të gjitha ueb faqet dhe mediumet!


==========================



***Ky email me ka ardh para dy ditesh ne posten time elektronike ne gjuhen Maqedone dhe e perkthyer Shqip.

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 31-05-2010, 13:05:27
Tek linku: IHH Insani Yardim Vakfi - live streaming video powered by Livestream  ka pasur lidhje direkte satelitore me anijet por per fat te keq kjo lidhje u nderpre pas sulmit sot ne mengjes.

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 31-05-2010, 13:32:33
ATHINE- Greqia informon se ka anuluar manovrat ajrore me aviacionin izraelit për shkak të sulmit të flotës ndërkombëtare e cila ishte nisur drejt rripit të Gazës, për të dërguar atje mijëra ton ushqime.

Lajmi është bërë i ditur për agjencinë italiane të lajmeve ANSA nga një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes greke, i cili ka saktësuar se manovrat “'Minoan 2010' kishin nisur më 25 maj dhe duhej të përfundonin më 3 qershor.

Gjithashtu është shtyrë dhe një takim i shefit të shtabit të përgjithshëm izraelit i cili ishte parashikuar të vizitonte Athinën, bëjnë të ditur burime nga qeveria greke. Ndërkohë ambasadori izraelit është thirur në një takim në ministrinë e Jashtme për të dhënë shpjegime mbi atë cfarë ka ndodhur. Ndërkohë mësohet se në flotën ndërkombëtare ka pasur dhe shtetas grekë të cilët nuk i dihet ende fati i tyre.

Komandot izraelite sulmuan sot në mëngjes një flotë prej gjashtë anijesh që po bënte përpjekje për të kapërcyer bllokadën vënë Rripit të Gazës duke dërguar atje mijëra ton ushqime.Deri tani raportohen 19 aktivistë të vdekur dhe 10 të plagosur. Anijet u nisen nga gjiri i Qipros dhe mbartin 10 mijë tonë ndihma për Gazën e bllokuar.
(s.g/BalkanWeb)

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 31-05-2010, 16:09:08
E degjova dhe une ne radio qepar dhe flitet per 20 te vrare. Shume per e ardhur keq se sa me kafsheri po sillen izraelitet. Sipas tyre ne anije ndodheshin terroriste dhe jo aktiviste humanitare.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 31-05-2010, 17:20:18
Ndërkombëtaret reagojnë lidhur me aksionin izraelit, reagojnë liderë botëror

Protesta të fuqishme ndërkombëtare po bëhen për shkak të ndërhyrjes së sotme të komandosëve të Izraelit në flotën e anijeve me ndihma për Gazën, me ç’rast u vranë së paku 10 aktivistë, që përpiqen të dërgojnë ndihma humanitare në Gazë. Turqia e ka ftuar ambasadorin e Izraelit dhe ka tërhequr vërejtjen për “konsekuenca të papërmirësueshme” për marrëdhëniet e tyre. Në Stamboll policia u angazhua në kthimin prapa të turmës së zemëruar, që kishte depërtuar në hyrjet e Konsullatës së Izraelit. Greqia është tërhequr nga ushtrimet e përbashkëta ushtarake me Izraelin dhe ka kërkuar raport të “menjëhershëm” për sigurinë e afro 30 grekëve në flotën e anijeve. Lëvizja Islamiste, Hamas, që e udhëheq Rripin e Gazës, ka kërkuar nga myslimanët që të “ngrihen” në protesta para ambasadave izraelite në gjithë botën. Lideri palestinez, Mahmud Abbas, i ka shpallur tri ditë zie dhe tha se forcat izraelite janë përgjegjëse për atë që ai e cilësoi si “masakër”. Shefi i Ligës Arabe, Amr Musa, ka vlerësuar se ndërhyrja ishte “krim” kundër misionit humanitar. Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, e dënoi sulmin izraelit si “johuman”, duke thënë se kjo e solli Izraelin “më afër se kurrë afër fundit të tij”. Franca dhe Gjermania kanë shprehur shqetësim, derisa shefja për të drejtat e njeriut e OKB-së, Navi Pillavi, është shprehur e “shokuar” lidhur me dhunën. Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Eshton, nga Izraeli ka kërkuar ndërmarrjen e “hetimit të plotë”. Incidenti i përgjashkshëm u bë para takimit në Uashington, ndërmjet presidentit Barak Obama dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu.

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 01-06-2010, 08:20:33
Tre shtetas të Maqedonisë pjesë e kontingjentit të sulmuar
Publikuar/modifikuar 31/05/2010 12:13:00


http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4700.html 
 


Tre shtetas të Maqedonisë kanë qenë pjesëtar të konvojit humanitar i cili është goditur nga forcat izraelite, njoftoi jozyrtarisht Ministria e Jashtme e Maqedonisë, duke u bazuar në ionformata të marra nga Ministria e jashtme turke.

Bëhet fjalë për Seat Hasipin nga fshati Sllupçan dhe Jasmin Rexhepi nga Shkupi, të nacionaliteti shqiptar dhe për Sami Emin, qytetar i nacionalitetit turk poashtu nga Shkupi.

Familjarët e tyre në të hënën në mesditë kanë realizuar takime me përfaqësuesit e Ministrisë Maqedonase të Punëve të Jashtme, mirëpo nuk kanë arritur të sigurojnë informacione më konkrete për fatin e të afërmëve të tyre.

"Kontaktin e fundit me bashkëshortin tim e kam realizuar në ora një pas mesnate. Më dërgoi një porosi në facebook dhe më njoftoi se në drejtim të anijës së tyre afrohen anije izraelite. Prej atëherë nuk kemi realizuar kurrfarë kontakti tjetër. Ky akt është në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare. Me një fjalë gjithë kjo që bëri ushtria izraelite është akt kundër njerëzimit" tha Mersiha Smajloviq, bashkëshorte e Jasmin Rexhepit.

Familjarët thonë se në bazë të disa informatave jozyrtare që I kanë siguruar përmes miqve të tyre, tre shtetasit e Maqedonisë nuk janë në mesin e të lënduarëve ose personave të vrarë.

Mirëpo në mngesë të informatave zyrtare, akoma kanë frikë për fatin e tyre.

"Të atin tim për herë të fundit e pashë në xhirimet nga anija. Informatat që i kemi flasin se ai nuk ëhstë në mesin e personave të lëdnuar ose të vrarë, mirëpo akoma kemi frikë për fatin e tij" tha Fuat Emin, djali i Sami Emin.
Shtetasit e Maqedonisë janë kyçur në konvojin humanitar duke aplikuar përmes internetit.

Në Ministrinë maqedonase të Punëve të Jashtme shpresojnë se nëse shtetasit e Maqedonisë nuk janë në mesin e të lënduarëve ose të vrarëve, atëherë me procedurë të shpejtë do të kthehen në Maqedoni.

Anijet luftarake izraelite kanë sulmuar konvojin ndërkombëtare me furnizime për palestinezët në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të mediave izraelite kanë vdekur 19 njerëz dhe 29 të tjerë janë plagosur. Gjashtë anijet e konvojit me qindra aktivistë ishin nisur të dielën nga Qiproja dhe kishin vazhduar rrugën për në Rripin e Gazës.

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 01-06-2010, 08:21:38
Fuad Ramiqi, kosovari në karvanin e sulmuar humanitar


Fuad Ramiqi, zyrtar i LDK-së, është shqiptari nga Kosova që ka qenë në një prej anijeve të sulmuara nga forcat izraelite, mëson KTV-ja. KTV ka konfirmuar se Ramiqi ka qenë në Turqi, dhe prej aty ka hipur në një prej anijeve në rrugë për të dërguar ndihmat. Ende nuk është rënë në kontakt me Ramiqin.

Një shtetas i Kosovës është pjesë e karvanit humanitar, i cili është sulmuar nga forcat detare izraelite në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Izraelit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Lajmi bëhet i ditur nga Mersiha Smaljoviq në Shkup, e cila ka siguruar të dhëna nga i fejuari i saj Jasmin Rexhepi dhe nga ana e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Më herët u publikuan edhe emrat e shqiptarëve tjerë nga Maqedonia të ndodhur në karvanin humanitar të sulmuar nga forcat detare izraelite. Emrat e tyre janë: Sead Hasipi nga fshati Sllupçan i Kumanovës, Jasmin Rexhepi dhe Sali Emin nga Shkupi, ndërsa emri i shtetasit të Kosovës ende nuk dihet.

Emrat u publikuan për agjencinë e lajmeve INA nga Mersiha Smajloviq, e fejuara e njërit nga shtetasit e Maqedonisë. Ajo ka theksuar se është njoftuar për incidentin dhe ka kërkuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë që të bëjë notë proteste kundër Qeverisë izraelite lidhur me këtë incident.

“Ne jemi të shqetësuar për këtë incident dhe kërkojmë që të dënohet publikisht ky atak ndaj një misioni humanitar. Siç më kanë njoftuar helikopterët ushtarak izraelit kanë sulmuar dy anije transportuese, të cilët tashmë konsiderohen të fundosura në karvanin prej disa anijeve që po afroheshin drejt Rripit të Gazës”, ka theksuar Smajloviq për agjencinë e lajmeve INA. /INA/Zëri/

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 01-06-2010, 08:24:49
E degjova dhe une ne radio qepar dhe flitet per 20 te vrare. Shume per e ardhur keq se sa me kafsheri po sillen izraelitet. Sipas tyre ne anije ndodheshin terroriste dhe jo aktiviste humanitare.

I kan zene shume ngushte tani meqe ne anijet ka pasur edhe shume nderkombetare dhe personalitete te ndryshme, politikane, artiste, shkrimtare etj.

Besoj se Turqia do i shpalle tani lufte diplomatike, per Izraelin kjo dmth nje humbje e madhe.

Ne Vjene me duket se sot organizohen protestat por nuk e di akoma sakte...

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 04-06-2010, 23:11:41
Fuad Ramiqi rrëfen për sulmin nga izraelitët

Anëtari i LDK-së, Fuad Ramiqi, në konferencën e parë për media pas lirimit të tij nga autoritetet izraelite, ka dhënë detaje në lidhje me incidentin që ka ndodhur më datën 31 maj, kur komandosët izraelitë sulmuan anijet që po bartnin ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Në këtë konferencë, Ramiqi ka treguar se si ka ndodhur arrestimi i tij dhe i qindra personave të tjerë që ndodheshin së bashku me të në anijet që po dërgonin ndihma humanitare për palestinezët, me ç’rast si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite kanë gjetur vdekjen të paktën nëntë persona.

“Ka ndodhur sulmi i rrufeshëm nga helikopterët edhe nga anijet luftarake, dhe pasagjeret janë kanë të habitur edhe kanë reaguar të mbrohen. Kur e kanë pa që ata do të na sulmojnë edhe kanë reaguar që të mbrohen edhe ata në fillim kanë përdorur disa elemente që nuk janë vrasëse, gaz lotsjellës, bomba shokuese, plumba plastikë...Më vonë kur nuk kanë mundur të hyjnë, atëherë e kanë përdorur armatimin, edhe pushkët. Dhe aty kanë ndodhur vrasjet në ballafaqimin direkt”, ka thënë Ramiqi.

Ai është ankuar se ka qene i vetmi qe nuk ka pasur kujt t’i drejtohet dhe nuk e ka pasur mbështetjen e shtetit. “Unë kam qenë i vetmi jetim në mesin e atij grupi me udhëtar i vetmi që nuk kam pas mundësi që të thirrem në konsultat apo ambasadë ose në qeverinë time, ose kam mbështetjen nga qeveria ime, edhe jam munduar që të dërgoj një lajm te familja ime që jam gjallë”.

Ramiqi ka rrëfyer se ka refuzuar ndihmën e ambasadorit serb për lirimin e të burgosurve. “I pari që ka mbërritur në mesin tonë të burgosur kur kemi mbërri në Izrael ka qenë ambasadori maqedonas, që i ka lypë shtetas e vet. Dhe unë i jam drejtuar atij, pasi që kemi biseduar, që të marr emrin dhe mbiemrin, dhe numrin e telefonit që të lajmërojë familjen time. Ai ia ka nisur të shkruaj dhe në një moment ka thënë që është interesuar ambasadori serb me të ardhë në ndihmë dhe më ka thënë me thirr. Kur e kam dëgjuar këtë i kam thënë se ambasadori serb le të shkojë në t’samës. Unë s’e kam nevojë, e kam shtetin tim dhe e përfaqësoj popullin tim. Në atë moment, ai nuk e ka shkruar numrin e familjes time dhe u largua”, ka treguar ai. (KosovaPress)


Lexoni pak pjesen e theksuar.  ^o)

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 04-06-2010, 23:15:06
Vullnetarët pro-Palestinës rrëfejnë për momentet e tmerrshme gjatë sulmit izraelit
Dëshmitarët okularë pohojnë se “ushtarët izraelitë kanë qëlluar në kokë disa prej udhëtarëve dhe njerëzit janë vrarë qëllimisht”.

   
Postuar më 03.06.2010 11:02:06 UTC


Pas reagimeve që erdhën nga opinioni publik ndërkombëtar për sulmin kundër vullnetarëve në anijet që dërgonin ndihma humanitare në Gaza, Izraeli u detyrua të lërë të lirë aktivistët dhe vullnetarët.

Vullnetarët e liruar kthehen në vendet e tyre në grupe.

Ndërkohë vazhdon kurimi i dy personave që janë lënë në Izrael nën mbikëqyrjen e doktorëve për shkak të plagëve të mëdha që kanë marrë dhe nuk kishin mundësi të udhëtonin me avion.
Dëshmitarët okularë pohojnë se “ushtarët izraelitë kanë qëlluar në kokë disa prej udhëtarëve dhe njerëzit janë vrarë qëllimisht”.

Pas vullnetarëve turq janë kthyer në vendin e tyre edhe aktivistët grekë, të cilin ndodheshin në anijet e sulmuara nga Izraeli dhe që transportonin ndihma për Gazën.

35 vullnetarë u sollën me avion ushtarak në aeroportin ushtarak pranë kryeqytetit të vendit, Athinë.   

Vullnetarët u pritën me entuziazëm në aeroport dhe mësohet se 31 prej tyre ishin grekë, 3 francezë dhe 1 shtetas amerikan.

Amerikani 64-vjeçar, Paul Larudee (Paul Larudi) tha se ushtarët izraelitë kishin ushtrua dhunë ndaj tyre dhe i kishin rrahur për egërsisht.

 Janë kthyer në vendin e tyre edhe 2 gazetarë bullgarë të liruar dje.

Një prej gazetarëve bullgarë, Svetoslav Ivanov, tha se autoritetet izraelite i kishin lënë pa ngrënë për dy ditë, u kishin marrë të gjitha sendet private dhe kishin përjetuar një “tmerr të vërtetë”.
Ali Buhamd, një nga vullnetarët kuvajtianë që u lirua dje nga Izrali në prononcimin për AFP-në bëri deklarata rrëqethëse.

“Pashë me sytë e mi se si ushtarët izraelitë goditën në kokë dhe vranë një turk. Ushtarët izraelitë braktisën në vdekje edhe një të plagosur tjetër turk, i cili po humbiste shumë gjak dhe kërkonte ndihmë”,- u shpreh Buhamd.

 
Kurse regjisori brazilian, Iara Lee de, që ndodhej në anijen “Mavi Marmara” tha: “Ne prisnim që të qëllonin në ajër ose ti godisnin njerëzit nga këmbët, por ata disa i qëlluan për vdekje në kokë”.

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 04-06-2010, 23:16:10
Neser priten te kthehen aktivistet e Maqedonise...

Temat e fundit