Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 29-04-2020, 19:59:44 »

He mo se lexova postimin e pare dhe mendova se kur ndodhi. Por pastaj pashe qe eshte postim i 2011 😂

Te njejten gje e une 😂
Postuar nga: Poshnjari
« ne: 29-04-2020, 11:34:32 »

He mo se lexova postimin e pare dhe mendova se kur ndodhi. Por pastaj pashe qe eshte postim i 2011 😂
Postuar nga: M A X
« ne: 29-04-2020, 11:00:54 »

 

“Kim Jong-un ndodhet në vdekje klinike dhe njoftimi zyrtar për vdekjen e tij mund të vijë pasi lufta për pasuesin e tij të ketë mbaruar”. E ka deklaruar këtë për Adnkronos sinologu Francesco Sisci, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Pekinit.

Për momentin, lufta për pasuesin po zhvillohet midis dy kandidatëve që aspirojnë të zënë vendin e 36-vjeçarit: motra e tij, Kim Yo-Jong, e cila duhet të jetë pak më shumë se 30 vjeç dhe që është përfshirë në Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut dhe xhaxhai i tij Kim Pyong i cili është në fakt gjysmë-vëllai i babait të Kim.

“Problemi i tij është se ai ka qenë jashtë vendit për 40 vjet ndërsa Kim Yo-Jong ka pasur duart e saj brenda aparatit për 10 vjet” – thotë Sisci. Edhe pse Koreja e Jugut bëri një deklaratë se lideri i vendit fqinj është “gjallë dhe mirë” spekulimet vijojnë.

“Qeveria jonë është në dijeni të situatës së Kim Jong-un”, – tha Ministri i Unifikimit të Koresë së Jugut Kim Yeon-chul gjatë pyetjeve në parlamentin vendas, por pa dhënë detaje të mëtejshme për arsyet e mungesës së tij të gjatë në publik duke sugjeruar se gjithçka mund të lidhet me frikën nga situata e koronaviorusit.

Thashethemet për shëndetin e udhëheqësit 36-vjeçar të Koresë së Veriut l[indën pasi “Daily NK” me qendër në Seul raportoi më 20 prill se Kim Jong Un po shërohej nga një operacion, duke cituar një burim anonim në vend. Që nga ajo kohë, janë shfaqur teori të ndryshme, përfshirë hipotezën e një distancimi për shkak të shpërthimit të Covid-19 në vend. Një ditë më parë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai kishte një “ide të qartë” për shëndetin e Kim.

Ndërsa Rusia tha se “nuk ka asnjë informacion zyrtar për shëndetin e liderit të vendit komunit” – tha Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin. “Ne nuk kemi asnjë informacion zyrtar”, – tha Peskov në përgjigje të gazetarëve që pyetën nëse Moska kishte marrë informacione zyrtare për shëndetin e Kim Jong-un. ©LAPSI.al

Postuar nga: M A X
« ne: 25-12-2011, 22:44:23 »

Kim Jong Il e kam njohur për herë të parë në tetor të vitit 1959. Pak njerëz kanë mundësi të shohin një djalë të ri që kthehet në një diktator të pashpirt dhe të jetojnë për ta treguar këtë histori

Si u kthye Kim Jong Il në diktator mizor

KIM HYUN SIK

Kim Jong II e kam njohur për herë të parë në tetor të vitit 1959. Ai ishte student në gjimnazin elitar "Namsan" dhe unë isha profesori 27-vjeçar i rusishtes në Universitetin e Edukimit të Pyongyang. Në atë kohë më kishin zgjedhur për të qenë tutor privat për familjen koreanoveriore të Presidentit Kim II Sung. Një ditë lideri i madh tha se mendonte se rusishtja e djalit të tij ishte shumë e dobët dhe më kërkoi që të shkoja në shkollën e tij dhe të vlerësoja aftësitë e djalit të tij, Kim Jong II së bashku me cilësinë e edukimit dhe mësimdhënies në atë shkollë. I zgjedhur posaçërisht nga dora e Stalinit për të udhëhequr Korenë e Veriut dhe një folës i mirë i rusishtes, Kim II Sung ishte i bindur se studimi i gjuhës ruse ishte thelbësore për marrëdhëniet e mira me Bashkimin Sovjetik, i cili ishte përkrahësi kryesor ekonomik, politik dhe ushtarak.
Në shkollë unë ndiqja çdo orë të rusishtes, bëja vlerësimet dhe më pas thërrisja djalin 17-vjeçar, Kim Jong II në zyrën e drejtorit. Drejtori, një nga profesorët e rusishtesh në shkollë dhe unë administronim së bashku me kujdes një provim me gojë për Kim Jong II sipas direktivave të Kim II Sung. Studenti i ri në atë kohë dukej shumë nervoz, duke qenë në një provim individual me gojë para ne të treve, veçanërisht duke qenë se njëri nga ne ishte i zgjedhur posaçërisht nga babai i tij. Djali i turpshëm me faqe të fryra dhe të kuqe i përgjigjej me urtësi të gjitha pyetjeve që i bëja.
"Të lutem hape librin rusisht dhe përktheje", i thoja atij. Ai i lexonte me ngadalë disa paragrafë nga libri dhe i përkthente ato në gjuhën koreane. Përkthimet e tij nuk ishin të mira megjithatë arrinte ta lexonte tekstin me ngadalë dhe ta përkthente pa bërë shumë gabime.
Më pas i thashë: "Tani më bëj një përmbledhje të të gjithë librit".
"Do të thoni në gjuhën koreane?", pyeti Kim.
"Jo, duhet ta bësh përmbledhjen në rusisht natyrisht", iu përgjigja unë. Edhe pse dukej disi i trembur dhe i emocionuar, ai filloi të fliste një rusishte shumë të dobët. Mënyra se si fliste rusisht linte shumë për të dëshiruar në krahasim me leximin dhe përkthimin që sapo kishte bërë.
Kur babai i tij më urdhëroi që të vlerësoja rusishten e Kim-it, ai kishte lavdëruar shumë aftësitë e djalit të tij në gramatikë. Dhe kishte të drejtë. Kur i jepja atij fjalë, më përgjigjej menjëherë pa asnjë mëdyshje...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
Postuar nga: M A X
« ne: 25-12-2011, 22:39:57 »

Regjimi i Kim Jong Il ka qenë gjithmonë politikë ushtarake. Për më shumë se 17 vjet ushtria e Koresë së Veriut ose siç quhet ndryshe Ushtria Koreane e Popullit, UKP, ka bërë pak a shumë çfarë ka dashur

Kush do ta drejtojë Korenë e Veriut?

Politika nën regjimin e Kim Jong Il, lideri i dashur i Koresë së Veriut, nuk mund të kishte një emër më të drejtpërdrejtë se sa "politikë ushtarake". Për më shumë se 17 vjet regjimi diktatorial, ushtria e Koresë së Veriut ose siç quhet ndryshe Ushtria Koreane e Popullit, UKP, ka bërë pak a shumë çfarë ka dashur. Edhe gjatë kohëve tejmase të vështira të urisë së skajshme, gjatë së cilës vdiqën mijëra e mijëra koreanë në vitet 1990, ushqimi i transferohej ushtrisë. Me sa duket Kim mendonte se ishte më mirë të kishte një ushtar me barkun e ngopur edhe pse pothuajse të gjithë të tjerët janë duke vdekur urie. "Qëndrimi i tij ndaj forcave ushtarake ishte një nga pikat më të dobëta", thotë Christopher Hill, ish-negociator kryesor i Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe të armëve bërthamore.
Shumë e shumë njerëz po përpiqen tashmë të kuptojnë se çfarë po ndodh në regjimin më të izoluar të botës pas vdekjes së papritur të Kim Jong Il më 17 dhjetor. Nuk është aspak e çuditshme në fakt që forcat ushtarake të marrin nën kontroll të rreptë të gjithë vendin edhe pse djali i ish-liderit të vdekur, Kim Jong Un do të jetë formalisht ai që koreanët e quajnë "suryong " (lideri suprem). "Ushtria", thotë Hill, "do të jetë padyshim një faktor kritik në fatin dhe mbijetesën e dinastisë Kim".
Disa analistë të shquar argumentojnë se populli i Koresë së Veriut është prej kohësh shumë i mërzitur dhe gjërat u acaruan edhe më tej kur Kim Jong Un, i cili është vetëm në të njëzetat e tij, iu dhanë vitin e kaluar katër yje dhe një pozicion si zëvendësdrejtues i Komitetit Qendror Ushtarak. Viktor Cha, i cili drejtonte politikën aziatike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në administratën e George W. Bushit tha se, kur Kim Jong Un u shpall zëvendëskryetar i komitetit, ai nuk kishte shërbyer asnjë ditë të vetme në forcat ushtarake. "Një sistem i tillë", thotë Cha, "thjesht nuk mund të mbahet në këmbë".
Ky fakt nuk mund të evidentojë kurrsesi brishtësinë e regjimit pikërisht për shkak se nënvijëzon akoma më shumë se sa thellë i ka ngulur rrënjët e saj dinastia Kim në Korenë e Veriut dhe sa ngushtësisht të lidhura janë interesat e UKP-së me vazhdimësinë e kësaj dinastie. Personazhi kryesor që duhet mbajtur nën vëzhgim, sipas analistëve, është zëvendësmarshalli Ri Yong Ho, shef i Stafit të Përgjithshëm në Pyongyang dhe ashtu si Kim Jong Un, një zëvendës në Komitetin Qendror Ushtarak. Ai është në të njëjtën kohë edhe personi kyç politikëbërës në vend...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
Postuar nga: M A X
« ne: 22-12-2011, 18:50:28 »

Kim Jong-il, Enver Hoxha para tij ishte një iluminist liberal"

Për rreth pesë dekada ai e shndërroi vendin e tij në një shtet-fortesë mjeran me një ushtri aktive të përbërë nga 1.2 milionë vetë, në një vend me 20 milionë banorë. Kombinimi i barbarizmit, izolimit dhe ekscentricitetit ishte një makth oruellian, krahasuar me të cilin Shqipëria e Enver Hoxhës dukej si bastion i iluminizmit liberal"...

The Telegraf

I biri i liderit të Koresë së Veriut, të vetëquajtur “Udhëheqësi i Madh” Kim il Sung, Kim Jong-il (i njohur si “Udhëheqësi i dashur”), u bë sunduesi i parë i një vendi komunist që e merrte pushtetin nëpërmjet trashëgimisë-pas vdekjes së t’et në korrik 1994. Një figurë topolake, jotërheqëse, me flokë të fryrë dhe këpucë me taka, fillimisht u mendua se ai nuk i kishte dredhitë dhe stilin populist të Kim të vjetrit.

Të shumtët parashikuan se sundimi i tij do të ishte jetëshkurtër. Dukej se atij i mungonte mbështetja, jo vetëm në ushtrinë aq të rëndësishme të Koresë së Veriut, por edhe në rrethin familjar. Gruaja e dytë e Kim il Sung-ut, Kim Song Ae, nuk kishte shkuar kurrë mirë me të birin e adoptuar dhe thuhet se po u mëshonte pretendimeve të të birit të saj Kim Pyong-il.

Kim il Sung e kontrolloi pushtetin nëpërmjet juche-një filozofi e bazuar në represion ekscentrik stalinist, një kult personaliteti mbisundues, izolim total nga bota e jashtme dhe një armiqësi paranojake ndaj Koresë së Jugut dhe aleatëve të saj kapitalistë. Për rreth pesë dekada ai e shndërroi vendin e tij në një shtet-fortesë mjeran me një ushtri aktive të përbërë nga 1.2 milionë vetë, në një vend me 20 milionë banorë. Kombinimi i barbarizmit, izolimit dhe ekscentricitetit ishte një makth oruellian, krahasuar me të cilin Shqipëria e Enver Hoxhës dukej si bastion i iluminizmit liberal.

Kur i ati ishte në pushtet, Kim Jong-il e ktheu në art të qenit i padukshëm në vendin e tij. E vetmja herë kur ai u pa të fliste në publik ishte në prill të vitit 1992, kur gjatë një parade ushtarake u dëgjua tek bërtiti “Lavdi oficerëve dhe ushtarëve të popullit korean!”. Megjithatë, pas ardhjes së tij në pushtet u bë e qartë se molla nën mollë bie-i paparashikueshëm, dredharak dhe këmbëngulës deri në pamëshirë për ta mbajtur pushtetin me çdo mjet. “Mos prisni ndryshime nga unë”, tha ai pas vdekjes së Udhëheqësit të Madh. Ai e mbante fjalën.

Zyrtarisht Kim Jong-il u lind në vitin 1941 në shpatinat e malit Paektu, në kufirin me Kinën-vendlindja mitike e koreanëve dhe vendi nga ku thuhet se Kim il Sung filloi lëvizjen e tij guerilase. Në kërkim të mrekullive me anë të të cilave kërkohej shenjtërimi i të riut Jong-il, hagjiografët shtetërorë huazuan me tepri nga traditat e krishtera. Vetëm pak para lindjes së Kimit të ri, sipas të dhënave zyrtare, një zog zbriti nga qielli për të lajmëruar ardhjen e “gjeneralit të jashtëzakonshëm që do të sundojë botën”. Një yll rrezatues ndriçoi natën e lindje së Jong-il, megjithëse në vend të një grazhdi ai u lind në një kabinë malore. Kjo strehë e përvuajtur ekziston edhe sot e kësaj dite-siç edhe duhet, sepse, në fakt u ndërtua në vitin 1986.

Në të vërtetë, Kim u lind më 16 shkurt 1942 në afërsi të Khabarovskit në Siberi, ku i ati ishte arratisur për t’u shpëtuar japonezëve që asokohe kishin pushtuar Korenë. Një fotografi e hershme tregon Jurin, siç e kishin pagëzuar rusët, një djalë të vogël topolak në uniformë kadeti të marinës sovjetike.

I largët me politikën e madhe, thuhet se Kim Jong-il e gjente kënaqësinë te havjari, konjaku Hennessy dhe trupa e tij me 2000 valltare, të rekrutuara nga shkollat e mesme të vendit, për të performuar ‘në grupe argëtimi’ në një prej 32 vilave e pallateve të çuditshme të diktatorit, para se të dilnin në pension në moshën 25-vjeçare. Çdo ‘grup argëtimi’ përbëhej nga tri skuadra: një ‘skuadër qejfi’ e cila performonte shërbime seksuale; një ‘skuadër gëzimi’ e cila bënte masazhe; dhe një ‘skuadër vallëzimi dhe këndimi’. Vizitorët gostiteshin me striptiza të koreografuara, megjithëse vetëm Kim mund t’i përdorte ato për shërbime të tjera.

Por veprimtaritë e orëve të vona të Kimit nuk ishin të gjitha argëtuese. Ai mbahej si një mikromenaxher pothuajse fanatik i vendit të tij. Bënte telefonata e dërgonte e priste fakse në të gjitha orët dhe i binte vendit anembanë pa u ligështuar, duke dhënë këshilla që nuk mund të anashkaloheshin. Gjatë një vizite në një fabrikë, ku asnjë prej punëtorëve nuk kishte pallto për të veshur, ai hoqi edhe të vetën para se të dilte në fotografi me ta. Gjesti i Udhëheqësit të Dashur thuhet se i preku thellë proletarët.

Thuhert se Kim ishte baba i të paktën katër fëmijëve me tri gra të ndryshme, përveç lidhjeve të panumërta me aktore, valltare dhe bionde të importuara. Gruaja zyrtare e tij,   Kim Young-sook, lindi vajzë në vitin 1974, por as ajo dhe as dashnorja e tij kryesore Song Hie-rim, një ish-aktore filmash dhe nëna e djalit të tij të madh Kim Jong-Nam, nuk hynin në mjedisin ku rrotullohej pushteti i Koresë së Veriut.

Kim Jong Il vdiq të shtunën nga një atak në zemër. Në momentin e vdekjes Kim Jong Il ishte në një tren, gjatë udhëtimit jashtë kryeqytetit Phenian. Agjencitë shtetërore të lajmeve menjëherë bënë të ditur se shkaku i vdekjes ishte mbingarkesa dhe rraskapitja fizike dhe shpirtërore e Presidentit në angazhimet e tij për të mirën e popullit.

NOA
Postuar nga: M A X
« ne: 20-12-2011, 14:21:45 »

 Media shtetërore e Koresë së Veriut ka transmetuar sot pamje të trupit të liderit të ndjerë, Kim Jong IL, të shtrirë në një arkivol xhami.

Fotografitë tregojnë djalin e tij të tretë, i cili si duket është edhe pasardhësi i tij, Kim Hong Un, si dhe zyrtarë të tjerë, të rreshtuar para arkivolit, për t’i kushtuar respektin e tyre. Trupi i liderit Koreano Verior është vendosur në Pallatin Memorial Kamsusan, raporton Europa e Lirë.

Media shtetërore njoftoi të hënën se Kim Jong Il kishte vdekur nga një infarkt në moshën 69-vjeçare.

Ndërkohë, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Koreja e Veriut do ta ndjekë rrugën e paqes, pas vdekjes së udhëheqësit të tyre dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që t’u ndihmojnë njerëzve të Koresë së Veriut.
(el.me/BalkanWeb)
Postuar nga: M A X
« ne: 19-12-2011, 22:54:31 »

"deshperimi" ne Korene veriore.
 

 

 


Postuar nga: M A X
« ne: 19-12-2011, 22:52:18 »

Vdekja e Kim Jong-il përbën momentin e së vërtetës për Korenë e Veriut.

Komunizmi unik dhe ultraizolacionist në Kore ka rezistuar për më shumë se dy dekada pas rënies së tij në pothuajse të gjithë vendet dikur komuniste dhe kjo për meritë edhe të figurës së fortë të Jong-il.

Më mënyrë të pazakontë, Korea e Veriut është shndërruar në vendin e vetëm në botë që ka krijuar një dinasti familjare të udhëheqësve komunistë. Përpara Jong-il ishte babai i tij, themeluesi i regjimit, lideri i madh Kim il-Sung.

Pyetja e madhe që të gjithë shtrojnë është, a mund të trashëgohet pushteti përsëri? Ndonëse Kim Jong-un u etiketua menjëherë nga media shtetërore si pasuesi i madh, 20 vjet ndryshime në botën përreth dhe zero vite përvojë në drejtimin e një shteti e shndërrojnë atë në një “bast të rrezikshëm” për komunizmin.

Kim il-Sung u mësoi Kim Jong-il se si të bëhej pasardhësi i tij për 30 vjet me radhë, ndryshe nga “lideri suprem” i saposhpallur, i shkolluar në Zvicër dhe me vetëm dy vjet pune si “çirak”, përkrah “babait të madh” të Koresë së Veriut.

Atëherë, çfarë do të ndodhë? Bota vetëm sa mund të qëndrojë dhe të shikojë çfarë do të ndodhë, pasi një gjë është e qartë, çdo ndryshim në vendin më të izoluar të botës mund të nisë vetëm nga brenda.

Një ndryshim të tillë, i pari që mund ta sjellë është vëllai i Kim Jong-un, Kim Jong-nam, një reformator i njohur që jeton në Kinë. Nëse lideri aktual nuk do të jetë në gjendje të vendosë një pushtet absolut, Kim-nam mund të luajë një rol në vendin aziatik, edhe pse jeton i qetë në Kinë dhe i tërhequr nga jeta politike.

Në radhë të dytë, ndryshimi mund të vijë edhe nga përplasja e tre aparateve më të mëdha burokratike në vend, nga Partia, Komitetit Drejtues i saj dhe ushtria. Askush nuk ka mundur ta verifikojë, por qarkullojnë zëra se midis drejtuesve të lartë të partisë, disa prej të cilëve prej 40 vitesh në udhëheqje, nuk u prit me kënaqësi etiketimi i Jong-un si lideri i ardhshëm i vendit.

Sipas tyre, për të garantuar përparmimin e “marksizëm-komunizmit” në vend, ishte e domosdoshme që pushteti t’i besohej ndonjë prej shokëve të afërt të partisë.

Sidoqoftë, me vdekjen e Kim Jong-il, rihapet edhe një herë loja diplomatike e shahut, me vende si Korea e Jugut, Kina, SHBA, Rusia dhe Japonia, që mund të përpiqen të sigurojnë një rol më të madh tek autoritetet e reja drejtuese të vendit.

Ka nga ata që parashikojnë një zbutje të klimës së vendit të pajisur me armë bërthamore, një tranzicion drejt një komunizmi të llojit kinez. Megjithatë, është e qartë që për momentin, Korea e Veriut është shndërruar në një ankth për të gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Marrë nga “BBC”

Vdes lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-il

U nda nga jeta në moshën 69-vjecare presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-il për shkak të një infarkti në zemër.

Koreja e Veriut shpalli 12 ditë zie kombëtare deri më 29 dhjetor, ndërsa funerali do të zhvillohet më 28 dhjetor.Lajmi për vdekjen e liderit u dha nga agjencia zyrtare e shtypit në Penian, KCNA, dhe më pas nga televizioni shtetëror. Spikerja televizive shpërtheu në lot në momentin e dhënies së lajmit drejtpërdrejt për teleshikuesit.

Kim Jong-il ishte një prej personave më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare që ka udhëhequr për më shumë se 17 vjet vendin më të izoluar në botë. Sipas KCNA-së u godit nga një formë e rëndë e infarktit dhe nga një iktus në mesnatën e së premtes duke u gdhirë dita e shtunë, por lajmi është dhënë vetëm pak më parë. Kim ndërroi jetë ndërsa ndodhej në tren, në kuadër të vizitave të tij misterioze nëpër vendin aizatik.

Në njoftimin e agjensise i behet thirrje koreano-verioreve te bashkohen pas liderit te ri. "Të gjithë anëtarët e partisë, ushtaraket dhe publiku duhet te ndjekin me besnikeri lidershipin e shokut Kim Jong-un, te mbrojne e te forcojne me tej frontin e tyre te bashkuar", thuhej ne deklarate. Kim Jong-il erdhi në pushtet pas vdekjes së te atit, themeluesit të Koresë së Veriut Kim-il Sung në vitin 1994. Informacioni i besueshëm për të dhënat biografike të zotit Kim është i paktë. Ai i shmangte daljet ne publik dhe zeri i degjohej rralle në transmetimet radio-televizive.

"Kim,- thote Zeri i Amerikes,- mund të mbahet më shumë mend për sfidimin e komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të vendit vuanin nga uria". Në fund të vitit të kaluar, ai i dha djalit te vogel, gradën e gjeneralit me katër yje, veprim që u konsiderua si përpjekje për trashëgimin e pushtetit në Korenë e Veriut brezit të tretë të familjes se konsideruar si dinastia e vetme komuniste në botë.

Ndërkohë Koreja e Jugut ka vënë në gjendje alarmi forcat e armatosura. Po ashtu edhe qeveria japoneze është mbledhur menjëherë dhe ka vendosur që të mbajë kontakte të fuqishme gjatë këtyre orëve me SHBA-të, Kinën dhe Korenë e Jugut për të reaguar menjëherë ndaj skenarëve të mundshëm.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë të ditur se pas këtij zhvillimi në Korenë e Veriut, situata po monitorohet.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se SHBA-ja mbetet e angazhuar për stabilitetin në gadishullin korean dhe për lirinë e sigurinë e aleatëve. /top channel

Vdes lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-il - Top Channel Albania - News - Lajme
Postuar nga: M A X
« ne: 19-12-2011, 22:51:21 »

Tre gjeneratat qe mbajne ne kembe Korene e Veriut