Arafati nga terrorist në burrë shteti
Shekulli
Jaser Arafati lindi në një familje palestineze në Egjipt në vitin 1929. Ai u bë i njohur si udhëheqës guerilas pas disfatës së arabëve nga Izraeli në luftën e vitit 1967. Arafat udhëhoqi Organizatën për ̢̮â¬Â¡lirimin e Palestinës ndërsa ajo zhvilloi një sërë sulmesh në të gjithë botën, përfshirë rrëmbimet e shumë avionëve të pasagjerëve. Pengmarrja e atletëve izraelitë në Lojërat Olimpike të Mynihut e bëri Arafatin dhe O̢̮â¬Â¡P-në armiq të mëdhenj të Izraelit. Arafati dhe luftëtarët e tij u përzunë nga Jordania nga Mbreti Husein në vitin 1970, dhe në vitin 1982 izraelitët e detyruan atë të largohej nga Libani. Mbështetja e tij për pushtimin irakian të Kuvajtit u konsiderua si një gabim politik, por, megjithatë, ai mbijetoi dhe nënshkroi marrëveshjet e paqes të Oslos me Izraelin, duke tokur duart me kryeministrin e rezervuar izraelit Jitzhak Rabin, në Shtëpinë e Bardhë. Për këtë hap ai ndau ÃÆ§mimin Nobel për Paqen. Pas shpërthimit të intifadës së dytë palestineze, Izraeli e akuzoi Arafatin se ishte pëgjegjës për valën e sulmeve vetëvrasëse, dhe ai i kaloi vitet e fundit i rrethuar në zyrat e tij në Ramallah të Bregut Perëndimor. Kështu karriera e Arafatit është ngjitur nga një lider i guerilëve në fituesin e ÃÆ§mimit Nobel për paqen si president i Autoritetit Palestinez. Megjithatë statusi i tij si simboli luftës 40-vjeÃÆ§are të palestinezëve për një shtet të pavarur nuk ka ndryshuar kurrë. Nga shumë shtete perëndimore ai është konsideruar si terrorist. Ndërsa për palestinezët ai do të mbetet idhull dhe një lider i pazëvendësueshëm.
Reagime
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan
âââ¬Ã
“Arafat simbolizonte aspiratat kombëtare të popullit palestinezâââ¬
Presidenti amerikan George W. Bush
âââ¬Ã
“Vdekja e Arafatit ishte një moment i rëndësishëm në historinë e palestinezëveâââÂ¬Š Amerika shpreson se e ardhmja do të sjellë paqe dhe realizimin e një shteti të pavarur demokratik palestinez, që të jetojë në paqe me fqinjëtâââ¬
Kryeministri britanik Toni Blair
âââ¬Ã
“Tani.. gjetja e një zgjidhjeje për konfliktin në Lindjen e Mesme duhet të bëhet prioriteti më i lartëâââ¬.
Presidenti rus Vladimir Putin
âââ¬Ã
“Vdekja e zotit Arafat ishte një humbje e rëndë për palestinezëtâââ¬.
Ministri izraelit i Drejtësisë, Josef Lapid.
âââ¬Ã
“E urrejmë Arafatin për vrasjen e shumë izraelitëve dhe për faktin se nuk kishte lejuar përparimin e procesit paqësorâââ¬.
Kryeministri izraelit, Ariel Sharon
âââ¬Ã
“Vdekja e Arafatit mund të shënojë një pikë kthese historike për Lindjen e Mesmeâââ¬
Kryeministri australian, John Howard
âââ¬Ã
“Historia do ta gjykojë ashpërsisht Arafatin për faktin se nuk pranoi propozimin e vitit 2000 të kryeministrit të atëhershëm të Izraelit, Ehud Barak, për një zgjidhje paqësore.
shekulli