Vritet Muamar Gadafi - Bota Sot

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Vritet Muamar Gadafi

Vritet Muamar Gadafi

· 8 · 744

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-10-2011, 16:38:18
Muamar Gadafi është vrarë. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga qeveria transitore e Libisë, ndërsa ka raportime të ndryshme për mënyrën si ka ndodhur vrasja.

Fillimisht u deklarua se koloneli kishte vdekur rrugës për në spital, për shkak të plagëve në të dyja këmbët, që kishte marrë gjatë sulmit. Ndërkohë që Al Xhazira, pak minuta më vonë, raportoi se Gadafi është vrarë gjatë përleshjeve. Një tjetër media, tv i Libisë, raporton se koloneli është vrarë me një plumb në kokë, ndërsa një tv mik i Gadafit përgënjeshtron tërësisht lajmin. Në Tripoli dhe Sirte, kryengritësit nisin festimet.

ESHTE FILMUAR MOMENTI I KAPJES SE GADAFIT
Njëri prej kryengritësve që kanë marrë pjesë në kapjen e Gadafit kanë filmuar me celularin e tij momentet e kapjes së Gadafit. Ndërkohë që një dëshmitar deklaron se Gadafi kishte luftuar deri në momentin e fundit. Mësohet se trupi i vdekur i Gadafit është dërguar në Misrata dhe do të lejohet të filmohet.

Ky është vendi ku është vrarë Gadafi. Mediat ndërkombëtare publikojnë foton.


REBELET: GADAFI ISHTE I ARMATOSUR ME PISTOLETE PREJ ARI
Ora 15: 10 Rebelët thonë se Gadafi ishte i armatosur me një pistoletë të artë dhe ishte i veshur me uniformë.

PUBLIKOHET FOTOJA E GADAFIT TE VRARE
Ora 14: 55 Është një fotografi celulari e cila ka të shënuar orën 12. 23 minuta, 20 tetor 2011. Imazhi u publikua pak pas lajmit për vrasjen e tij.
Fotoja e trupit të pajetë të Gadafit është shpërndarë menjeherë në tv ndërkombëtare dhe në internet. Ndërkohë që Al Xhazira dhe Al Arabia saktësojnë se nuk mund të konfirmojnë autenticitetin e saj. Ajo cfarë shihet ëshë një njeri pa ndjenja, që i ngjan Gadafit, dhe me fytyrë të mbuluar me gjak.

DASH: PO E VERIFIKOJME
Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron se për momenin nuk është në gjëndje të konfirmojë lajmin. Zëdhënësi i DASH, Victoria Nuland ka thënë se së bashku me Pentagonin po verifikojnë informacionet që vijnë nga Libia.

TV PRO GADAFIT: KOLONELI NUK ESHTE VRARE
Ora 14. 24 Një tjetër kanal televiziv në Libi, besnik i Gadafit, përgënjeshtron lajmin e “kapjes, apo të arrestimit” të ish-dikatorit libian. Ndërkohë që lajmi i vdekjes së tij është dhënë zyrtarisht nga vetë qeveria transitore e Libisë. Sipas këtij tv Gadafi gëzon shëndet të plotë, dhe se lajmi për vrasjen e tij janë vetm zërë, dhe kjo nuk është herap e parë që disinformohet”.

TV LIBIAN: GADAFI U VRA ME PLUMB NE KOKE
Ora 14. 18 TV i Libisë bën të ditur se koloneli është vrarë me plumb në kokë.

KAPET GADAFI DHE DJALI I TIJ
Ora 13: 25 Fillimisht Tv i Libisë deklaroi se Gadafi ishte kapur. Koloneli ishte arrestuar në tentativë për tu larguar nga qyteti i tij i lindjes, njëkohësisht fortesa e  e fundit, e cila po binte në duart e kryengritësve dhe të forcave të NATO-s. Në një tjetër version flitet se Gadafi është kapur në një vrimë, në Sirte, dhe përpara luftëtarëve të qeverisë së transicionit të ketë thirrur: Mos qëlloni, Mos qëlloni!. Së bashku me të është arrestuar dhe djali i tij Mutasim, kreu i shërbimit sekret të ish regjimit të Gadafit, Abdallah Senoussi, si dhe kapoja i shërbimit të sigurisë, Mansour Daou

BIE DHE  FORTESA E GADAFIT, SIRTE
Pak kohë më parë, komandatët e vijës së frontit në Sirte thanë se forcat e përkohshme qeveritare të Libisë kanë marrë kontrollin mbi bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamar Gadafi.

Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, i tha Reutersit se “është liruar Sirte” dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të ikin.Me marrjen e qytetit lufta për liri tashmë mund të konsiderohet e mbyllur.

Një komandat tjetër i frontit, Husein Abdel Salam, i tha AFP-së se forcat e tij “janë duke e zbatuar një operacion pastrues” dhe se së shpejti qyteti do të jetë tërësisht i lirë.
(s.g/balkanweb)
« Editimi i fundit: 23-10-2011, 00:37:00 nga M A X »

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 20-10-2011, 16:38:43
Libi, vritet Gadafi pas luftimeve në Sirte, nisin festimet

Kolonel Gadafi është vrarë. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga qeveria transitore e Libisë.TV i Libisë bën të ditur se koloneli është vrarë me plumb në kokë. Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, i tha Reutersit se “është liruar Sirte” dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të ikin.Me marrjen e qytetit lufta për liri tashmë mund të konsiderohet e mbyllur.Dhe pas kësaj fitoreje të madhe nisin festimet në Sirte (e.c/BalkanWeb)

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 21-10-2011, 00:28:34

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 21-10-2011, 13:56:02
radha e Saliut tani xD

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#4 ne: 21-10-2011, 15:52:14
amin o zot... :)

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 23-10-2011, 00:32:16
Libi, në radhë për të parë Gaddafi-n e vdekur


Trupi i ish-dikatorit të Libisë Muammar Gaddafi tregon shenja të qarta të dhunës; përpara se të vritej e kanë rrahur, e kanë sulmuar, e kanë tërhequr zvarrë.

Një rit antik barbar u konsumua më pas me trupin e pajetë të kolonelit me një të kaluar të lavdishme dhe me një fund të hidhur.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka në plan që të nisë një hetim rreth vdekjes së Gaddafi-t. "Janë dy video. Një që e tregon të gjallë dhe një tjetër që e shfaq të vdekur. Ka katër ose pesë versione të ndryshme rreth zhvillimit të ngjarjes", thotë zëdhënësi i Komisarit të Lartë për të  Drejtat e Njeriut.

Por Këshilli Ushtarak ka vendosur që të mos kryhet autopsi e trupit. "Askush nuk do të marrë në shqyrtim trupin e Gaddafi-t", tha një zëdhënës i ushtarakëve të këshillit të Misurata-s.

Ndërkohë në Libi ka një problem për drejtuesit e revolucionit, pasi nuk arrijnë që të bien dakord mes tyre në lidhje me mënyrën se si do të varroset Gaddafi. Po debati i sotëm mund të jetë një prelud, për atë cfarë do të ndodhë nesër me lidershipin e Libisë, me të ardhmen e vendit.

Për momentin dihet me siguri se kufoma e Gaddafi-t ndodhet në një dyshek të ndotur, në një dhomë figoriferike të Tregut Afrikan, aty ku më parë shitej mish në periferi të Misurata-s.

Gazetarët ndërkombëtarë lejohen që ta fotografojnë trupin e pistë, të gjakosur dhe të pluhurosur. "Jeni gazetarë? Ejani të shihni kufomën e kriminelit. Thuajini botës se kemi fituar", thonë të lumtur rebelët.

Ndërkohë edhe personat më besimtarë në Libi duket se e kanë harruar ritin fetar, që një i vdekur duhet të varroset brenda 24 orësh. "Për Gaddafi-n dhe djemtë e tij jemi gati të bëjmë një përjashtim. Njerëzit duhet t'i shohin se kanë vdekur. Na kanë trajtuar shumë keq për vite me radhë. Eshtë e drejtë që Libia ta gëzojë këtë fitore", thonë besimtarët.

Megjithatë ata theksojnë se nuk do të bëjnë gabimin e amerikanëve me Osama bin Laden. "Trupi i tij nuk do të humbë në ujë, por si një mysliman do të varroset ndoshta në një vend sekret pranë qytetit të tij të lindjes, Sirte-s", thotë Ramadan Zarmoha, 63 vjec, një prej personave më të njohur në Misurata.

Ndërkohë jashtë vendit ku ndodhet kufoma ndodhen në radhë qindra persona; ka pleq, por edhe shumë të rinj, madje edhe fëmijë. "Dua ta shoh Muammar-in e vdekur", thotë një djalë 8-vjecar, i cili qëndron në radhë, bashkë me vëllezërit e tij më të mëdhenj. Nashtu në radhë ndodhen edhe dhjetëra rebelë, të cilët kanë lënë fushat e betejës në Bani Walid dhe Sirte. Shumë prej tyre në luftime kanë humbur miq e të afërm dhe urrejtja e tyre për diktatorin është e madhe. Për të parë Gaddafi-n e vdekur kanë shkuar edhe persona të gjymtuar, pa këmbë e duar. Ata qëndrojnë për disa minuta para fytyrës së pajetë të diktatorit. E shohin me qetësi, po brenda cfarë ndjejnë? Shumë prej tyre nuk kanë njohur jetë tjetër vecse të qëndruarit të shtypur për 42 vite me radhë nën diktaturë.

"Shumë e cuditshme tani që e shoh. Duket shumë i vogël, ndërsa unë kisha menduar se ishte një burrë i gjatë dhe i madh", thotë një djali i ri, i gjymtuar.

Mubarak qan për Gaddafi-n

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak shpërtheu në lotë dhe kaloi një gjendje jo të mirë mendore, kur mësoi për vrasjen e mikut të tij, Muammar Gaddafi dhe pa fotot që e tregonin atë të vdekur.

Lajmi është publikuar në disa gazeta online, ku citohen mjeke e spitalit ushtarak te Kajros, ku eshte shtruar Mubarak, i cili eshte ne gjykim. Ai akuzohet se urdheroi te qellohet kunder manifestuesve ne “Sheshin Tahrir” gjate protestave ne kryeqytetin e Egjiptit.


Si vdiq Gaddafi?

Ish-diktatori i Libisë, koloneli Muammar Gaddafi, u vra në një shkëmbim zjarri pasi u zu rob në qytetin e fundit që kontrollonte, Sirte.

Kryeministri në detyrë i vendit, Mahmoud Jibril, deklaroi se koloneli u godit në kokë ndërsa trupat e tij dhe ato qeveritare qëllonin njëra tjetrën, pak pasi ishte dorëzuar.

Ai konfirmoi se koloneli ishte kapur i gjallë, por ndërroi jetë përpara se të mbërrinte në spital. Jibril shtoi se një mjek ligjor që i bëri ekspertizën nuk mundi të përcaktonte nëse goditja fatale kishte ardhur nga trupat besnike të ish-diktatorit apo prej trupave revolucionare.

Për Muamar Gaddafin, rebelët ishin "minj". Por ishte ai qe pati fundin e një miu, i nxjerrë zvarrë nga një tubacion pranë një rrugë të Sirtës.

Akti i fundit i rebelimit libian ishte kaotik, ashtu sic kane qene ne fakt te gjithe keta muaj per Libine. vdekja e tij tashme eshte e konfirmuar, por mbi menyren sesi u konsumua agonia e kolonelit, mbeten hije dyshimi.

Me se shumti, mendohet per nje ekzekutim gjakftohte, sado qe autoritetet pretendojne te kunderten.

Rindërtimi paraprak i ngjarjeve nis me sulmin e oreve te para te mengjesit:

Nje autokolone makinash leviz drejt jugut, por goditjet jane nga avionet amerikane. Ne mesin e tyre eshte nje 'Toyota Corolla', ku ndodhet Gaddafi dhe eskorta e tij. Koloneli ka mbetur i plagosur nga bombardimet ka marre plage ne bark dhe ne koke. "Ne nuk duam ta vrasim, por nese ndodh, nuk kemi c'te bejme", ka qene pak a shume motoja e aleateve, nje menyre per te zbehur polemikat mbi te drejten e eleminimit te nje udheheqesi te nje vendi tjeter.

Rrethimi i Gaddafit te gjakosur nga rebelet dukej si skene e nje filmi. Momenti i vdekjes mbetet i pazbardhur. Por media te ndryshme flasin per vrasje me gjakftohtesi dhe njeriu qe shkrepi armen, eshte 20-vjecari Mohamed al Bibi, i cili i heq kolonelit nga dora pistoleten e tij te arte dhe e qellon.

Nje gjest i shtyre ndoshta nga euforia e momentit, mbase edhe nga deshira per te kerkuar shperblimin prej 20 milione dollaresh. Kreret rebele pohuan se plumbi ka dale nga nje pistolete e kalibrit 9, e njejta qe mbante ne dore 20 vjecari.Pyetjet qe rrethojne kete vdekje duket se do te nxisin "Amnesty International" te kerkoje nje hetim, por libianet nuk jane aspak te shqetesuar nga ky fakt.

Pas dekada te tera vuatjeje e masakrash, ato mendojne se drejtesia u vu ne vend. Sa per nje pjese tjeter, ata qe i druheshin nje procesi gjyqesor spektakel te kolonelit, qe kishte shume gjera per te treguar, tani mund te marrin fryme lirisht.

Libia pas Gaddafi-t

Një botë pa Gaddafi-n duhet të jetë në parim një vend më i mirë. Bëhet fjalë për një tiran gjakatar, që shtypi miliona libianë dhe e përdori pasurinë e bollshme të vendit me naftë për të promovuar terrorizmin e aktet djallëzore jashtë kufijve.

Fuqitë perëndimore e përshëndetën vdekjen e diktatorit që qeverisi për më shumë se 4 dekada dhe e cilësuan si moment kulmor të betejës revolucionare që ato vetë mbështetën në Libi.

Pa ndihmën e NATO-s, forcat e Gaddafi-t do ta kishin shtypur me kohë revoltën popullore. Dhe në fund, armët e precizionit të lartë, dhuratë e forcave britanike, i ndihmuan rebelët t’i shkatërronin edhe ato pak xhepa të mbetura rezistence. 

NATO-ja nuk humbi asnjë ushtar dhe numri i civilëve të vrarë gjatë konfliktit konsiderohet më i vogël se ai i viktimave të luftrave ballkanike.

Duket se vdekja e Gaddafi-t preferohej më shumë sesa jeta e tij prapa hekurave. Po të ishte gjallë, fati i tij do të kthehej në subjekt diskutimesh të ashpra.

Nëse do të gjykohej në Hagë, sic pretendonin britanikët, bota myslimane do të reagonte e zhgënjyer nga spektakli i një lideri arab të mbetur në mëshirën e drejtësisë perëndimore. 

Si për t’i dhënë fund hamendësive, libianët e gjetën vetë një zgjidhje, edhe pse brutale. Por mjaft analistë mendojnë se pjesa më e vështirë do të nisë tani.

Sa të lehtë mund ta ketë krijimin e një qeverie të re dhe adoptimin e një bashkëjetese paqësore një vend i copëtuar mes rivalitetesh tribale, i cili nuk ka as traditë e as institucione demokratike?

Cdo qytet i rëndësishëm në Libi ka brigadën e vet të rebelëve, të armatosur deri në dhëmbë e të vendosur të mos i ulë armët derisa e ardhmja të nisë të përvijohet qartë.

“Unë luftova, zëri im duhet të dëgjohet”, këtë thonë ata që luftuan për rrëzimin e Gaddafi-t dhe cmimi që kërkojnë të gjithë është një copëz pushteti.

Njohësit e problemeve të Afrikës pajtohen me faktin se është e vështirë ta bësh një demokraci të funksionojë sic duhet në një shoqëri ku mungon një media e lirë, energjike dhe e përgjegjshme, ku nuk ekziston një gjyqësor i pakorruptuar e një shërbim civil me eksperiencë. /top channel

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#6 ne: 23-10-2011, 12:54:19
per pak harrova qe po lexoja per Libin....mu duk sikur ish shkruajtur per Shqiperine

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 25-10-2011, 13:16:17
Varroset në fshehtësi Muammar Gaddafi

Trupat e ish-liderit të Libisë, Muammar Gaddafi, djalit të tij Muatassim dhe një bashkëpunëtori të ngushtë janë varrosur në fshehtësi në shkretëtirë.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet libiane. Një zyrtar i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit tha për BBC se trupat u varrosën në një lokalitet të panjohur.

Varrimi vjen pas një pasigurie të gjatë në radhët e lidershipit të ri mbi fatin e trupave të ish-drejtuesve të regjimit.

Familja e kolonelit dëshironte që trupat të varroseshin jashtë vendlindjes së diktatorit, Sirtes, por drejtuesit e KKT-së shprehën qëndrimin e tyre për një varrim te rezervuar.

Më herët, agjencia e lajmeve “Associated Press” raportoi se kishte marrë një konfirmim në një dokument të këshillit ushtarak në Misrata se varrimi u zhvillua në një lokalitet sekret në 05:00 me orën lokale.

Vetëm pak të afërm dhe zyrtarë morën pjesë në funeral, ku u mbajtën edhe lutje islamike.

Dëshmitarë të ndryshëm raportuan se trupat e tre personave në fjalë u morën gjatë natës nga dhoma-frigorifer në Misrata, ku ishin ekspozuar.

“Detyra jonë ka përfunduar. Trupi u transferua dhe këshilli ushtarak në Misrata e coi atë në një lokalitet sekret”, deklaroi një roje e vendosur pranë dhomës-frigorifer.

Udheheqesit e rinj libiane kane qene mjaft te lekundur per ceshtjen e trupit te Gaddafi-t, te djalit te tij Mutassim dhe nje ndihmesi te ngushte te ish-diktatorit. Te tre jane marre gjate nates nga ambienti frigoriferik ne Misurata, ku ishin ekspozuar prej ditesh. Familja e kolonelit pretendon qe trupat t'i kthehen asaj per nje varrim te denje sipas ligjeve dhe rregullave te islamit.

Keshilli Kombetar i Tranzicionit nuk e ka mbajtur te fshehte deshiren e tij per nje varrim sekret. "Koloneli,- thane zyrtare te tij per Reuters, - do te prehet ne nje vend ne shkretetire. Dekompozimi ka arritur nje pike ku nuk mban me, ndaj ceremonia do te zhvillohet sa me pare,do te jete dicka e thjeshte e do te marrin pjese edhe disa sheike".

Ceshtja e trupit te Gaddafi-t ka qene nje fushe e minuar per lidershipin e ri libian, per kete arsye dhe marrja e nje vendimi vonoi kaq shume. Ka patur shqetesime se nje varr publik mund te kthehet ne faltore per besniket e tij, apo e kunderta, te vihet ne shenjestren e urrejtjes se kundershtareve te regjimit. Por ne fund, natyra beri punen e saj dhe Keshilli u detyrua te vendoste. /top channel

Temat e fundit