Shega - Pema e sheges dhe frutat e saj - Botanike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shega - Pema e sheges dhe frutat e saj

Shega - Pema e sheges dhe frutat e saj

· 2 · 739

  • Postime: 27302
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-08-2011, 12:05:27
 

Lëngu i shegës ndihmon që të entuziazmoheni në punë
Nga Gazeta Standard

Shkencëtarët pohojnë se si lëngu i shegës mund t’ju ndihmojë që ta përballoni stresin në punë. Thonë se si ky lëng rregullon frekuencën e zemrës dhe ju bën të entuziazmuar sa i përket punës. Në hulumtim janë vëzhguar një grup i vullnetarëve, të cilët çdo ditë kanë konsumuar rreth gjysmë litre të këtij lëngu përgjatë dy javësh. Në fund të periudhës së vëzhgimit, të gjithë ata ishin të entuziazmuar, kishin më shumë inspirim, ishin më krenarë dhe më produktivë në punë. Po ashtu, është vërtetuar se ishin më pak nervozë dhe kanë ndier më pak shqetësim dhe faj të lidhur me punë, se sa në fillim të periudhës testuese. Hulumtimin është kryer nga profesorët e universitetit “Queen Margaret” në Edinburgh.
« Editimi i fundit: 29-10-2020, 20:17:28 nga M A X »

  • Postime: 27302
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 15-11-2011, 10:59:29
Shega ngadalëson plakjen

Doza ditore e shegës ngadalëson procesin e plakjes së ADN-së, zbulon studimi i kompanisë Pomegreat PurePlus,i kryer në 60 vullnetarë të cilët kanë konsumuar shegë për një muaj. Tek njerëzit të cilët kanë pirë rregullisht lëng shege, markerët 8-Oxo-DG që shkaktojnë dëmtimin e qelizave të trurit, muskujve, mëlçisë, veshkave dhe plakjen e lëkurës janë zvogëluar, në dallim nga ata që nuk e kanë konsumuar. Kimikatet e ndryshme që i marrim me ushqim, pije dhe ajër dëmtojnë ADN-në tonë, ndërsa materiet çudibërëse të shegës gjenden në lëvoren që nuk hahet, dhe bërthamat e bardha dhe ndihmojnë në luftën kundër tyre, pohojnë shkencëtarët.

“Shega ngadalëson oksidimin ose “ndryshkjen” e qelizave të ADN-së që vjen me plakjen. Pikërisht një shikim i tillë i plakjes, si oksidimi, ofron mundësi për ilaç”, thekson për Daily Mail, udhëheqësi dr. Sergio Streitberger.

Përveçëse ngadalëson procesin e plakjes, shega është e shkëlqyeshme për zemër, zvogëlon stresin dhe përmirëson jetën seksuale. Është e pasur me vitaminat A, C dhe E si dhe hekur e antioksidantë.
(ma.ar/koha/BalkanWeb)

Temat e fundit