Shpëtoni leshterikët e detit! - Botanike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shpëtoni leshterikët e detit!

Shpëtoni leshterikët e detit!

· 1 · 418

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-11-2011, 16:29:27
Alarmi i biologëve: Shpëtoni leshterikët e detit!

Leshterikët nënujorë, që njihen si eliminiuesit e dioksidit karbonik, rrezikojnë të zhduken brenda disa vjetësh. Ekspertët shpjegojnë se leshterikët rrezikohen nga ankorimi i pakontrolluar i jahteve, plehrat në dete dhe ngrohja globale.

Biologu Carlos Duante nga Instituti i Mesdheut deklaron se “një hektar leshterikë transformon dioksid karbonik në oksigjen pesë herë më shumë se sa një hektar pyll tropikal në Amazona. Leshteriku posedon një kapacitet të madh biologjik. Përmes gjetheve ai e shndërron dioksidin karbonik në ujë, përqëndrimi i CO2-t në ujë ulet, kështu që deti thith më shumë dioksid karbonik nga ajri, i cili sërish filtrohet pastaj nga leshterikët."

Sipas biologut Duante, "ajo që është e rëndësishme është se njerëzit e dinë që leshterikët nuk janë alga, por bimësi. Ata janë një thesar i vërtetë, janë bimësia më e lashtë e planetit, që rritet shumë, shumë ngadalë. Leshterikët janë shumë të rëndësishëm për sistemin tonë ekologjik, për të gjithë shoqërinë tonë."
Leshterikët janë burime jetese për peshqit dhe kërminjtë. Përveç kësaj ata i mbrojnë brigjet nga erozioni dhe ndikojnë që të mos prishen plazhet.

Biologu Carlos Duante llogarit që brenda 50 vjetësh leshterikët mund të shfarosen tërësisht. Anijet që ankorohen i këpusin ato, ndërsa armiku nr.1 është ngrohja globale, pasi në ujëra të ngrohtë leshterikët nuk mbijetojnë dot.

(er.nu/DW/BalkanWeb)

Temat e fundit