×
Hyrja
Profili

Zbulohet organizmi i cili jeton qe 50,000 vite!

Zbulohet organizmi i cili jeton qe 50,000 vite!

· 1 · 490

  • Postime: 26671
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 14-01-2012, 13:50:30
Shkencëtarët në Havaje kanë zbuluar popullatën e myshqeve që për 50,000 vite tani vetvetiu klonohet dhe sot sipas të gjitha gjasave janë organizmi më i vjetër shumëqelizorë në Tokë.
Edhe pse këto myshqe ndodhen në shumë treva të hemisferës veriore, duket se vetëm në Havaje është parë shumëzimi me klonim. Shkencëtarët kanë konfirmuar se të gjitha popullatat e myshqeve atje ndajnë një marker të rrallë gjenetik. Kjo është dëshmi se datojnë nga vetë bima e parë që ka zbarkuar atje nga bima në formën elementare, e bartura nga erërat, para disa dhjetëra mijëra vitesh, shkruan National Geographic.

Sphagnum palestre paraqitet vetëm me një gjini kështu që nuk mund të shumëzohet. “Është për të pritur se një bimë burimore të ketë këtë veti të rrallë. Mirëpo, nuk ka gjasa që kjo do të mund të ndodhte me më shumë bimë”, sqaroi koautori i studimit Eric Karlin.
Mbetjet e fosilizuara të Sphagnum palestra janë gjetur në torfe të vjetër rreth 23,900 vite. Pikërisht për shkak të kësaj shkencëtarët kanë konstatuar se myshku është i pranishëm në Havaje po aq gjatë, e ndoshta edhe më gjatë.

Për të verifikuar këto vlerësime, ata kanë kryer një analizë komplekse të llojllojshmërisë së popullatës aktuale dhe shpejtësinë e mutacionit dhe kanë vlerësuar se pjesëve të ndryshme të popullatës do ti nevojiteshin rreth 50,000 vite për tu zhvilluar në variantet ekzistuese, shkruan National Geographic. /Telegrafi/

Temat e fundit