Shume, shume interesante kjo MAX. Duhet ta rivazhdojme kete teme une me ti, duke vazhduar me vitet 60, 70 e deri tani ne shekulli e njezete e nje kur shikojme qe plot stile dhe moda te se kaluares jane rikthyer.
Sa per stillin Hippie edhe une s'e kam shume qejf. Vetem atehere nese eshte kombinuar me nndonje stil tjeter ama. Eshte nje aktore ne ditet e sotme qe di ta veshe kete stil dhe i shkon shume ama. Ajo i ngjet shume ish aktores se njohur te viteve 60: Eddie Sedwick. E kam fjalen per Sienna Miller, aktoren e njohur nga Britania e Madhe. Do te sjell edhe ca foto te Siennes, se shpejti, me stilin e saj hippie. Edhe motrat Mary Kate dhe Ashley Olson e preferojne kete stil, ama atyre me vjen keq ta them por nuk u shkon. Ta shpifin, edhe per faktin se nuk kane fizikun e duhur per kete stil. Duken si shkopinj te futur ne thes!