Ndërhyrja plastike është një operacion që ka për qëllim rregullimin e defekteve të lëkurës dhe pjesëve të trupit, nëse janë prezente që në lindje ose të shkaktuara nga sëmundje të ndryshme. Realizimi i operacioneve plastike ka për qëllim rikuperimin e funksionit të pjesëve të ndryshme të trupit dhe me sa më pak defekte në pamje. Ndërhyrjet kozmetike janë të lidhura vetëm me paraqitjen e jashtme dhe bëhen vetëm për qëllime estetike. Dega kozmetike e operacioneve plastike është e lidhur me: heqjen dhe rregullimin e defekteve të lindura në sipërfaqen e lëkurës, si dhe korrigjimin e defekteve të pamjes, me kërkesën e vetë pacientit. Shembuj të këtyre ndërhyrjeve janë edhe operacionet në lëkurën e fytyrës, rregullimet e hundës (rinoplastikë), korrigjimi i defekteve në vesh (otoplastikë) dhe largimi i rrudhave nga pjesa e syve (blefaroplastikë).
Tendencat botërore të operacioneve plastike
Sot në botë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mania e ndërhyrjeve estetike ka prekur edhe pjesët e paekspozuara të trupit. Një numër i madh femrash, me tendencën për të ngjasuar me yjet e filmave pornografikë kanë guxuar të ndërhyjnë deri në ndryshimin e formës së organeve gjentiale. Eshtë kjo një tendencë që gjithmonë e më tepër po prek femrat amerikane dhe sidomos moshat e reja, të cilat marrin parasysh edhe rreziqet e infeksioneve.
Nuk mund të zgjedhësh hundën tënde
A ka shumë variante për rinoplastikën, ose për të zgjedhur formën e hundës. Është kjo një pyetje që e bëjnë shumë nga personat, të cilët kërkojnë të ndërhyjnë në hundë, megjithatë përgjigjja është që nuk mund të zgjedhin. Për ata që kanë edhe probleme me frymëmarrjen ka disa alternativa, por jo shumë.
Rezultatet
Shumë prej pacientëve që realizojnë rinoplastikë kthehen në jetën normale brenda muajit, megjithatë duhen disa javë pwr tw parë rezultatet e ndërhyrjes, të cilat janë tepër të dukshme.
Rreziqet dhe komplikacionet
Cilat janë efektet anësore që shfaqen? Dhimbje koke ose e hundës në disa zona të caktuara. Gjakrrjedhja mund të zgjasë më tepër, nëse kocka thyhet. Pjesa më e madhe e njerëzve në botë kthehen në punë mesatarisht dy javë pas ndërhyrjes.
Kandidatët më të mirë
Kjo nuk varet nga seksi. Si meshkujt edhe femrat mund të jenë kandidatë për rinoplastikën. Përjashtime bëhen vetëm për vajzat nën 15 vjeçe dhe djemtë nën 17.
Operacioni
Rinoplastika në gjuhën e përditshme njihet si operacioni në hundë dhe është një nga ndërhyrjet më të zakonshme. Kjo përbën një procedurë mjekësore që riformëson hundën për qëllime kozmetike ose rindërtuese. Gjatë rinoplastikës nuk është e mundur të reduktohet madhësia e hundës, ta zgjatet ajo dhe as të ndryshohet largësia nga buza e sipërme në atë të poshtme.
Buzët
Buzët përfaqësojnë një pjesë të fytyrës që shumë shpesh tërheqin vëmendjen e të tjerëve, përveç të qenit element i komunikimit. Eshtë e mundur të zvogëlohen dhe të zmadhohen përmasat e buzëve. Në pjesën më të madhe të rasteve, ndërhyrjet në buzë varen nga karakteristikat individuale.
Ndërhyrja
Për sa i përket reduktimit të buzës, operacioni konsiston në heqjen e një pjese të vogël të mukozës dhe muskulit në pjesën e brendshme të buzës. Në raste të zmadhimit të saj, mënyrat janë të shumta dhe mund të shkojnë që nga injektimi i fijeve kolagjene në ndërfutjen e sintezave të tilla si goretex.
Kohëzgjatja
Në varësi të llojit të ndërhyrjes operacioni mund të shkojë nga 30 minuta në 1,5 orë.
Anestezia
Të gjitha metodat e përshkruara më lart, realizohen me anë të anestezisë lokale. Përdoret anestezi e përgjithshme kur operacioni realizohet përmes metodave më komplekse (lifting).
Pas operacionit
Mund të ketë pak ënjtje disa ditë, në varësi të llojit të ndërhyrjes. Nuk janë të nevojshëm antibiotikët, me përjashtim të një borse me akull në orët e para pas ndërhyrjes.
Alternativat e zmadhimit të gjoksit
Një pjesë e madhe e femrave kërkojnë ndërhyrjet në gjoks për të realizuar zmadhimin ose riformësimin e tij. Çdo femër dëshiron të ketë një gjoks të bukur, por zmadhimi i tij nuk realizohet me të njëjtat mënyra.
Kremi për zmadhimin e gjoksit
Kremi natyral i gjoksit, përdoret për të zmadhuar përmasat e tij, duke e bërë atë më elastik.
Rreziqet e ndërhyrjes
Janë të shumta femrat që çdo vit realizojnë me sukses ndërhyrjet në gjoks; por megjithatë për secilën në mënyrë të veçantë ka edhe rreziqe, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë të lidhura me reagimin ndaj anestezisë. Këto probleme mund të quhen të kaluara vetëm nëse operacioni ka përfunduar.
Rezultatet e ndërhyrjeve në gjoks
Pas një operacioni plastik për zmadhimin e gjoksit pacienti mund të ndjehet i lodhur dhe i këputur për pak ditë, por është në gjendje të lëvizë në harkun kohor 24-48 orë.
Operacioni
Pika më e rëndësishme e operacioneve në gjoks është zgjedhja e një mjeku me përvojë. Nga ana tjetër operacioni plastik duhet të mbajë parasysh edhe përmasat origjinale të gjoksit, lloji i lëkurës.
Procedura e zmadhimit të gjoksit
Zmadhimi i gjoksit është kthyer në një nga format më të njohura të kirurgjisë plastike. Procedura e parë është kryer në vitin 1890 dhe që nga ajo kohë, gratë gjithmonë e më tepër po synojnë zmadhimin e gjoksit.
Ndërhyrje kirurgjikale në hundë: 24 mijë lekë
Ndërhyrjet kirurgjikale në veshë: 24 mijë lekë
Operacionet për zmadhimin e gjoksit: 45 mijë lekë
Operacionet për heqjen e rrudhave: 45 mijë lekë
Operacionet për heqjen e dhjamërave të barkut: 45 mijë lekë
Ndërhyrjet për zhdukjen e shenjave të vogla në fytyrë ose në trup:1300 lekë
Çmimet e ndërhyrjeve në klinikat private
Ndërhyrje kirurgjikale në hundë: 65-80 mijë lekë
Ndërhyrjet kirurgjikale në veshë: 65-70 mijë lekë
Operacionet plastike për zmadhimin e gjoksit: 100-150 mijë lekë
Operacionet plastike për heqjen e rrudhave: 100-150 mijë lekë
Operacionet plastike për heqjen e dhjamërave të barkut: 100-150 mijë lekë
Në rradhë për të rregulluar vithet
“Çdo javë 4-5 femra realizojnë ëndrrën e tyre për të pasur vithe të vërteta yjesh. Me një shifër që shkon në 11 mijë dollarë, çdo femër mund të arrijë të ketë vithe të mrekullueshme. Më të kërkuarat janë vithet e Paris Hilton, Eva Longorias, Jessica Simpson, Lindsay Lohan. Në rënie Jennifer Lopez.