Shqiptarja ne Amerikë qe "pushtoi" revisten Vogue
Shqiptarët e Malit të Zi jetojnë në pjesën Jug-Lindore të këtij vendi dhe kanë si "kreyqëndrën" e tyre qytetin bregdetarë të Ulqinit, Mali i Zi . Të gjitha qytetet në jug dhe jug lindje të Malit te Zi kufizohen me Shqipërinë deri në kufi me Kosovën. Mbi 85% të popullatës në këto qytete e rrethinat e tyre e përbëjnë shqiptarët autokton. Trevat ku banojnë edhe sot shqiptarët atukton dëshmohen si vend-banime që nga periudha parahistorike.
Të dhënant arkeologjike dhe historiografike mbi origjinën e tyre, flasin se historia më e lashtë e këtyre banoreve mijëvjeçarë zë rrenjë në truallin dhe qyteterimin ilir dhe si i tillë këto vend-banime shqiptare janë më të vjetra dhe më interesante të shtrira përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe në kufirin tokësor deri në Palve e Guci e malësitë e Vermoshit. Mali i Zi ka rreth 50 mijë shqiptarë(rreth 9% të popullatës republikane) ku përfshihen edhe ata të qytetit dhe ata të zonave fshatare.
Një pjesë e madhe e këtyre shqiptarëve për shkaqe dhe periudha të ndryshme kanë emigruar, në Evropë dhe SHBA. Shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, të çamërisë, të Malit te Zi dhe të Preshevë-Bujanoc-Medvegjes, i kemi parë në SHBA-s se sa të pasur janë, se sa të sukseseshëm janë dhe se sa të integruar me jetën amerikane. Pa dyshim një vend të veçantë në emigrimin e
tyre, kanë zënë edhe ai i shqiptarëve të Malit të Zi. Njëra prej tyre është edhe kjo Super Modele shqiptare, e sukseseshme në Amerikë e quajtura Emina çunmulaj.
Supermodelja shqiptare Emina çunmulaj është shpallur ylli i ri i revistës së famshme të fotomodeleve "Elite" në SHBA, por edhe ylli më i ri i revistës prestigjioze "Vogue". Spoti i Eminës: Shqiptaro-mania ka përfshirë planetin në sajë të dhelpërushës virgjëreshë, Emina çunmulaj. Ajo është prezantur në të gjitha botimet e fundit të revistës së madhe të modës "Vogue", madje, disa herë edhe me dy pjesëmarrje, dhe është parë si një nga modelet më të kërkuara në botë. Sezoni i ri po bëhet gati të shijojë talentin e madh nga vendi i vogël Ballkanik.
Topmodelja e re që jeton në Amerikë, nuk është shumë e njohur për masmediat në vendin e origjinës së saj, Shqipërinë. Por, megjithëse shumë e re dhe me një aktivitet relativisht të shkurtër, është shumë e njohur në botën e bukurisë së fotomodeleve amerikane. Nuk mund të shpjegohet rasti i kësaj
topmodeleje shqiptare, e cilësuar disa herë supermodele, se si i ka
"shpëtuar" gazetarëve dhe specialistëve shqiptarë. Emina çunmulaj është shqiptaro-amerikane me origjinë, që për shumë vite, pas arratisë së familjes së saj, jetoi në Mal të Zi - Malësi. Ajo është një yll i ri i revistës së famshme për fotomodele në SHBA, "Elite", duke pozuar modele ekskluzive me firma nga më të njohurat në botë, si Lisa Cant, Marc Jacobs, Anna Sui, Habitual, Carmen Kasssui, Calvin Klein, Georgio Armani dhe shumë të tjera. çunmulaj është fituese e çmimit "Elite model search", një çmim kurajoz ky, që jepet vazhdimisht nga revista e famshme "Elite".
Ajo e ka fituar çmimin me motivacionin: "Duket e çuditshme, ka një pamje gjeneroze të kombinuara mirë nga natyra, bukurinë e djemve kinezë me një fytyrë elegante, të mprehtë dhe një trup mjaft tërheqës". Vlerësimet për topmodelen me origjinë shqiptare vijnë në doza maksimale nga stilistët më në zë të kësaj "industrie", madje dhe nga ata amerikano-latinë, të cilët e kanë krahasuar bukuroshen shqiptare çunmulaj me disa nga emrat më të njohur të
botës së topmodeleve, si Isabeli Fontana, Julia Stegner, Heather Marks e shumë të tjera.
Emina çunmulaj shprehet se është e apasionur pas basketbollit, shtëtitjeve në park dhe ç'ka është më e habitshmja është një vajzë që i pëlqen të gjuaj peshk.
Në një intervistë dhënë në një revistë amerikane, ajo tregon për
fëmijërinë në Mal të Zi - Malësi dhe për përshtypjet e saj mbi Nju-Jorkun, qytet ku ajo banon prej disa vitesh.
Si e zbuluat jetën e fotomodeleve?
Duke parë revistën "Elite".
Si u ndjetë kur e patë veten fotomodele?
Shpeshherë njerëzit më thonin se një ditë do të bëhesha fotomodele. Një ditë, i fejuari im më printoi një foto nga një agjenci fotomodelesh dhe më tha: Mbylli sytë dhe hapi në drejtim të gishtit tim. Gishti i tij tregonte një fletë të kësaj reviste ku isha unë!
Cila ka qenë fëmijëria juaj?
Prindërit e mi emigruan në Mal të Zi kur unë isha vetëm 4 vjeçe dhe ne jetuam atje deri kur unë mbusha 16 vjeçe. Dhe prej tre vitesh jetojmë në SHBA. (prindërit e Emines së pari emigruan ne SHBA ku edhe lindi Emina dhe mbas u kthyen ne Mal te Zi kur Emina ishte vetëm 4 vjeçare)
ç'ndryshim ka jeta juaj nga ajo në Mal të Zi me atë në Amerikë?
Aty ku u rrita nuk kishte parqe të bukura dhe dyqane të mëdha lodrash. Qyteti kishte vetëm një sallë kinemaje, e ndoshta, ky ishte argëtimi i vetëm. Kur erdha në Amerikë pashë nga afër rrugë dhe ndërtesa të bukura, pamjet që i kisha parë vetëm në filma.
çfarë ju pëlqen më shumë?
Sporti. Luaj shumë basketboll dhe kam shumë dëshirë të ndjek basketbollin e NBA-së, ndërsa i fejuari im është lojtar bejsbolli. Por si hobi kam edhe muzikën, shëtitjet në park dhe të gjuaj peshk.
çfarë të impresionon më shumë në Nju-Jork?
Më pëlqejnë gradaçelat, sheshi kryesor i qytetit "Times-Square", taksitë e verdha dhe parku natyror "Central Park. Njujorkezët janë të mrekullueshëm, askush nuk do të dijë se nga vjen dhe se kush je, i bardhë apo i zi, ose çfarëdo tjetër. Oh! I dua shumë policët e Nju-Jorkut, duken të mrekullueshëm me uniformot e tyre dhe bëjnë një punë të madhe.
www.malesia.org