Interesant Artikulli, Berni. Faleminderit qe e solle ketu. Ja lexuam edhe ca gjera interesante, shekullore e mbreterore persa u perket takave qe sot mund t'i veshim pak a shume vetem femrat (me perjashtime te rralla), por qe shekuj me heret, i vishnin edhe meshkujt.
Tani, une kam nje raport normal me takat. Nuk i urrej aspak sepse fundja jane pjese e te qenit femer, sidomos kur dalim, kur duam te na duket vetja e bukur, etj. Por nga ana tjeter nuk eshte se s'rri dot pa to. Ne garderoben time qe perbehet nga mbi 200 pale shoes (kepuce, sandale, shapka dhe cizme) gjen kepuce pa taka fare, sheshka, apo shapka plazhi flat me nje gisht, sikurse edhe taka qe arrijne deri ne 6 inc, qe i bie pa frike aty afer 15 centimetrit. Normale keto te fundit i vesh ne okazione te caktuara dhe jo per shume ore te gjata apo per ne ndonje vend ku do te me duhet te eci apo te qendroj shume ne kembe. Ne fakt, kam nja 3 vjet tashme qekur ketu ne USA doli per here te pare Moda e kepuceve te vogla shesh, te stilit te Balerines apo si Kepuce Kukulle, qe kepuce te ketij stili s'i kam ndare nga garderoba ime, sidomos kete Veren e 2007-es. Madje kete Pranvere/Vere kam blere nja 4 pale te tilla vetem nga Nine West dhe nja dy pale tek "Old Navy". Me pelqejne shume kepucet shesh te mbyllura "ballet flats" dhe zor se u jam ndare atyre kete Vere. Por une e di edhe qe kembes sikurse nuk i bejne mire takat gjithmone, s'i bejne mire as kepucet shesh gjithmone, keshtuqe me raste te ndryshme kam veshur edhe taka te nja 3-4 lartesive te ndryshme, nga taka e ulet apo "kitten heel" tek ajo afro 12 cm. Sic e kam mesuar une ne lenden e Shendetit ne shkolle, kemben nuk duhet ta mesosh asnjehere vetem me nje lloj kepuce, qe do te thote me nje lloj take apo me nje lloj modeli. Per shembull s'duhen veshur gjithnje kepuce te mbyllura, pasi kemba duhet te marre edhe ajer, gishtat duhet te rrine edhe te shkrifet (sidomos ne Vere). Nga ana tjeter asnjehere s'duhen veshur vetem kepuce me taka shume te larta e fine, apo vetem kepuce me taka te uleta, apo vetem kepuce shesh. Mbaj mend qe sa here kur shkoj me pushime ne Shqiperi, kur jam edhe me e ngeshme e qe me duhet te eci shume, por edhe kur i nderroja veshjet e kepucet nga 3 here ne dite, beja alternime gjithmone jo vetem nje dite po e nje dite jo (me lartesine e takave e kam fjalen), por edhe brenda se njejtes dite. Keshtu kembet e mia nuk mesoheshin gjithmone vetem me nje stil apo nje lloj take kepucesh. Kjo eshte idealja dhe ky eshte "rule of thumb" (nese mund ta quaja keshtu) qe duhet ndjekur, kur vishen kepucet e kur vishen takat.
Shkurt muhabetit, nuk jam nje nga ato femra qe me patjeter jane te cmendura mbas takave. Jam e cmendur mbas kepuceve kjo po - eshte pasioni im i pare fare persa i perket Shoppingut - ama stilet e kepuceve qe vesh jane po aq te ndryshme sa anet e ndryshme qe perbejne personalitetin dhe karakterin tim.