Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: stellina
« ne: 29-07-2022, 14:38:37 »

 
Postuar nga: stellina
« ne: 29-07-2022, 14:04:31 »

 Nqs është prerja e mire fustan i cdo ngjyre duket mrekullueshem ne cdo trup

Postuar nga: dreamm
« ne: 01-08-2011, 23:23:26 »

Ehhh...duhet te kesh nje trup balerine te veshesh nje fustan te tille... :D :)
Postuar nga: Berni
« ne: 01-08-2011, 22:59:53 »

Ndonëse tani në verë e kuqja është pak e frikshme, me krahët e djegura nga dielli, ajo është një zgjedhje e mirë për femrat e nxira. Stina e ngjyrës
së kuqe realisht është vjeshtë.

Fustani i kuq nuk është shumë për të turpshmet. Askush nuk thotë "Duhet të fshihem nga bota dhe për këtë vesh një fustan të kuq". Por një fustan i kuq ka një mesazh të vetëm "Më shih". Ndryshe nga një fustan i zi që mund të jetë modest a guxues, një fustan i kuq lë vetëm një lloj përshtypjeje: nuk dështon kurrë së transmetuari bashkimet e ngjyrës, personit që e mban. Dhe ato bashkime janë të fuqishme.

E kuqja është një ngjyrë shndritëse, që ka kuptimin e dyfishtë "stop" dhe "ec". Përfaqëson gjoksin e kuq të gushëkuqit mashkull. Lëkura e tij e kuqe josh femrën dhe njëkohësisht paralajmëron meshkujt e tjerë. Ky kombinim i ligë i jep fustanit të kuq një impakt të tillë: ki mendjen, ki kujdes, një shenjë ndaluese, një dritë e kuqe. Por, nga ana tjetër, afrohu. E kuqja prej kohësh është ngjyra që tregon disponimin seksual. Disenjatori, Louise Jackson ka kuptuar që "njerëzit janë të tërhequr nga e kuqja".

Një fustan i kuq në vitrinë i sjell klientët në dyqan. E kuqja është një ngjyrë nga e cila njerëzit mposhten, por jo që e demonstrojnë domosdoshmërisht. Ato e duan dhe e blejnë, por mund të mos kenë kurajën ta veshin. Në fakt, gratë duhet të ndryshojnë idenë e së kuqes, duhet të jenë të sigurta që mund ta veshin. Në fakt, e mira e së kuqes është se ka një nuancë për çdo ngjyrë lëkure dhe çdo moshë. Atë mund ta përshtatësh me veten, ndërkohë që e zeza mbetet gjithnjë e zezë." Në filmin me kartonë, Jessica Rabbit, fantazia e çdo mashkulli, vishte një fustan të kuq, këllëf për trupi.

Julia Roberts në "Pretty Woman" kishte veshur një fustan të kuq deri në fund të këmbëve, për takimin e saj në opera me Riçard Gere, dhe nuk dukej si prostitutë atë mbrëmje. Një fustan i kuq kërkon vëmendje. Edhe nëse prerja është modeste, ngjyra bën që të kthesh kokën, nuk mund t'i rezistosh. Kjo e bën një kandidat të përkryer për tapetin e kuq. Aktorja Minnie Driver ka veshur disa fustane të kuq në kohën e saj. Ajo shpjegon se sekreti i fustanit të kuq është se bën gjithë punën në vendin tënd. Por, nëse do të veshësh një të tillë, duhet të jesh e përgatitur që çdo centimetër e paraqitjes tende të gjykohet nga njerëzit.

(d.b/GSH/BalkanWeb)