Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: SteriOtipi B
« ne: 21-10-2020, 18:23:10 »

I ka kap kycin e kembes “bryli “ irines 😂
Postuar nga: M A X
« ne: 21-10-2020, 11:58:59 »

Irina Shayk, ka marrë vëmendjen e botës me daljen e saj të fundit për “Vogue Czechoslovakia”. Shayk ka pozuar topless për kopertinën e revistës, të cilën e ka ndarë disa minuta më parë në llogarinë e saj në Instagram. Modelja pozoi në kopshtin e gjelbërt të Donatella Versace-s, ku ka shkëlqyer me hiret dhe format e saj. Irina u kujdes t’i mbulonte pjesët intime, për të mbajtur gjallë kuriozitetin e lexuesëve të revistës. Modelja ka qenë qendra e vëmendjes së mediave, pasi i dha fund marrëdhënies së saj 4-vjeçare me Bradley Cooper.

“Eshtë shumë e vështirë të gjej balancën mes të qenit nënë, një femër që punon dhe që mban shtëpinë. Ka ditë që zgjohem dhe them “Oh Zot, nuk di çfarë të bëj! Po rrëzohem!”- rrëfeu modelja më herët./lapsi
 
Postuar nga: dreamm
« ne: 29-12-2011, 16:36:56 »

Te brendshme fantastike :) e sigurisht trup i bukur lol. :D :)
Postuar nga: M A X
« ne: 29-12-2011, 09:04:23 »

Ndërsa i dashuri i saj, Cristiano Ronaldo, është duke u argëtuar me delfinët në ishujt Maldive, modelja ruse Irina Shayk tregoi linja jashtëzakonisht të rregullta në sfilatën e saj të fundit me veshje intime.

25-vjeçarja është imazhi i kompanisë gjermane “Lascana” dhe shfaqej jashtëzakonisht joshëse në imazhet promocionale të publikuara.

Së fundmi, në një intervistë për “GQ” ajo foli gjerësisht edhe për ato që pëlqen dhe urren tek meshkujt. “Nuk më pëlqejnë meshkujt që më çojnë në qendra tregtare. Këtë dua ta bëj vetëm dhe pa ngut. Nuk më pëlqejnë as meshkujt që më sfidojnë me videolojra. I paralajmëroj se jam shumë konkurruese në to. Megjithatë, fakti që unë jam një modele dhe që figuroj në faqet e para të revistave, nuk më bën aspak të ndryshme nga çdo vajzë tjetër e moshës sime që mund të shohësh në rrugë”, tha Shayk. /top channel
 

 

 
Postuar nga: M A X
« ne: 13-12-2011, 11:00:20 »

Në fushatën e re publicitare për linjën e të brendshmeve “Intimissimi”, Irina Shayk merr rolin e Babagjyshit të Vitit të Ri.

Modelja ruse, partnerja e Cristiano Ronaldos, ndryshe nga babagjyshët tradicionalë ka veshur një mantel të kuq me kapuç dhe shumë pak gjëra të tjera poshtë tij.

Shayk është modele e markës italiane që nga viti 2007. /top channel
 
 
 

   
Postuar nga: 12:51
« ne: 16-03-2011, 08:50:02 »

Irina, një tjetër paraqitje seksi
      


Madrid, 16 Mars NOA – Irina Shayk ka fluturuar në Madrid për të prezantuar koleksionin e ri të këpucëve Xti. Modelja është treguar tepër seksi kundrejt fotografëve dhe si gjithmonë me një buzëqeshje të stampuar në fytyrën e saj. Një shi i vërtetë blici ka rënë mbi një ndër femrat më të bukura të planetit. [...]