Une vdes per minifunde, mbaroj. Me pelqejne shume, sidomos ato te ngushtat (pak a shume si ato qe ka vendosur Crystal me poshte). Mund te them qe kur kam qene adoleshente dhe tani ne te njezetat e mia (sidomos madje qekur kam mbushur 19-20 vjec) kam veshur, dhe vesh gjithmone, shpesh minifunde! Ne fakt edhe me shkojne se kam kembe te gjata, te mira, elegante por edhe te mbushura sa duhet (me thone qe kam pupla shume te bukura, madje me kane thene plot cuna dhe goca qe i kam kembet si shishe shampanje

). Plus qe minifundet jane shume femerore, seksi por edhe shik. Nuk ka per tu dale moda kurre, madje hyjne akoma me shume ne mode, duke krijuar modele, prerje dhe forma te reja mini-fundesh cdo stine e sezon neper pasarela, nga gjithe stilistet pak a shume. Ketu, kete Pranvere/Vere pervec minifundeve te ngushta dhe sa me te shkurtra (tip "Mod", apo si ne vitet 60-te - O Zot sa klas!!) kane dale shume ne Mode edhe minifundet rrethore si umbrella apo si kerrpudha, qe jane shume femerore dhe elegante mendoj une. Ka qe parvjet ne Vere gjithashtu qe minifundet sportive me materiale tutash dhe me modele si funde tenisi jane shume ne Mode dhe mua edhe keto me pelqejne shume, dhe vesh te tilla (si per perdita, apo kur dua te vishem sportive)!
Persa i perket kembes, varet nga vendi, sezoni dhe stili im, i kam veshur mini-fundet edhe me sandale, edhe me kepuce te mbyllura pumps, edhe me Mary Jane's, edhe me stiletto apo taka shume te larta fine, edhe me atlete te vogla te lezetshme femerore (te lehta), edhe me shapka me nje gisht, edhe me kepuce te mbyllura shesh dmth flats. Natyrisht ne raste speciale, minifundet i vesh gjithnje me stiletto, apo me sandale/kepuce te mbyllura me taka te larta, psh si ketu (P.S. Kjo eshte fotoja ime, minifundi sic e kam veshur me taka.)