Ke te drejtë qe Moda s'ka dalë nga Shqipëria apo nga Tirana veçanërisht, por nga ato qytete qe permende ti. Megjithatë, me dukesh pak e ashper me këtë postimin tënd, se pavarësisht se ti vete nuk banon ne Shqipëri, i përket Rinise Shqiptare dhe qe të thuash qe Rinia Shqiptare s'ditka me duket pak paradoksale - mendimi im ky, mos e merr për keq.
Unë shpreha atë qe kam pare me sytë qe kam. S'marr asnjë gjë për keq, dont you worry

Por juve ju duket gjithmonë sikur unë komentoj ashper, sikurse kam folur me te drejtë dhe për sjelljen jo te hijshme te rinise atje... dhe ju me pas jeni kundervene se gjoja nuk sillet aq keq, nuk vishet me pa-finese.. etj. Por ama po të kisha cituar shumë shkrime qe vertiten nëpër forum, ku diku thoni diçka tjetër e me pas kur del ndonjë lajm gazetash, ama c'vini komentoni për ato... jo po si janë katandisur kështu, jo po si arsyetojne e sillen kështu

Unë i qëndroj një tablloje përshkrimi, s'di ta ndryshoj sipas artikullit, ok?
Po, unë jam rritur, dhe jam edukuar një pjesë te mirë ne atë vend, but let me tell you this... edhe kur kam qenë nxenese e studente ne atë vend, njerëz deri tek mësues me kishin zili e me shihnin me endje sesi vishesha e sa pastër kujdesesha për vetveten... s'kam vesh ndonjë xhinse me thek si te alabakeve qe vishnin gocat atëherë vetëm me josh meshkujt, s'kam vesh ato tutat e shpifura ngjyra-ngjyra si gabelt... por isha me tepër ne stil si vajzë kolegji (nëse me kupton c'dua te them). E pastër, dhe mjaft e rregull ne atë qe vishja.
Gjithashtu nuk është e vërtetë qe sajohen me mallin e vjetër, stock. Të paktën ata e ato qe njoh unë nuk veprojnë aspak kështu
. Vajzat qe njoh unë dhe shoqet qe kam ne Tiranë e ndjekin Moden - po flas Moden Evropiane, atë me tendenca Parisiane apo Italiane.
Ato vishen gjithmonë shumë bukur e me gusto, ke qejf t'i shikosh.
Sajohen qe ç'ke me te! Nuk e di sa herë shkon ne Shqipëri, dhe nëse ke dal dyqaneve? A nuk e ke vënë re se përveç nja 4-5 dyqane me numerim ne te gjithë Tiranen, te tjerat pothuajse kanë te njëjtin mall turk, grek apo kinez? A nuk e ke vënë re qe është mall skarco dhe mbi të gjitha way out of fashion?
Kam dashur te bleja një pale sandale m.q.s. kur shkova papritmas një shoqja ime u fejua (pa patur mundësinë te informohesha me pare qe nga UK), ty mbase te duket absurde.... por pa ekzagjerim kam dal 3 ditë plot, kryq e terthor nëpër te gjithë Tiranen te bleja një pale sandale verore për fustanin tim... and guess what?! I find NOTHING! Ndoshta jam shumë picky, por di qe kam një shije mjaft te holle (dhe ata qe me njohin personalisht e dinë këtë). S'gjeja sepse le një herë qe i kishin me taka shumë te larta, por të gjitha tepër te renduara me gura, me punime dhe për me tepër hiç fine

U detyrova dhe i kam vesh me shapka me take disi te ulet, por dhe këto i kisha nga këtu.
Unë e di qe ka femra qe mbahen dhe qe vishen mirë atje, por janë shumë te pakta. Kam jetuar edhe jetoj akoma ne mes te Tiranës, atje ku bëhen pasarelat e modës (d.m.th. tek Bllokui famshem), edhe o e bëjnë moden atje gocat, o s'e bëjnë gjekundi tjetër ... mua 2-3 mund te me pëlqenin, edhe te me besosh... ato qe mbahen dhe bien ne sy, janë femra qe me te vertete kane gusto apo qe kane pare botë me sy, dhe qe rrobat nuk i blejne të gjitha nëpër butiqet e Tiranës por diku gjetke... si Viene, Rome a Bari, apo dhe Athine

Këtu te kenaqin sytë pasarelat ne përgjithësi siç permende edhe ti Fashion TV, por le të themi atë qe është, gjysma e veshjeve nëpër to janë shumë dramatike dhe komike, s'mund t'i veshesh jashtë qoftë edhe me ndonjë sebep shumë special.
Shiko, sikurse hyn ne dyqan dhe nuk te pëlqen gjithçka sa shet, ashtu është dhe me stilistet qe shfaqin modelet e tyre dhe qe ne i shohim ne Fashion TV. Unë nuk thashë, as nenkuptova se çfarë shihet e jepet ne këtë kanal, medoemos është për t'u veshur për çdo person... do ishte budallek

Por aty ka plot veshje mjaft te bukura, punime e prerje, ku njeriu dhe pse s'ka mundësi t'i blej... merr një ide se çfarë është ne mode, dhe se çfarë mund t'i shkoj ATIJ/ASAJ (jo modeles) me shumë pershtat

Unë dhe Lekë te kisha për te blere gjithë fustanet e Valentinos, me sinqeritet te them qe s'do t'ia bleja të gjitha... sepse jo të gjitha i pershtaten tipit apo gustos time. Besoj se jam treguar shumë e qartë tani!
