Zerion

Zeri yt => E Bukura => Teme e nisur nga: 12:51 ne 28-05-2020, 23:35:54

Titulli: Modelet e preferuara të flokëve për vitin 2020
Postuar nga: 12:51 ne 28-05-2020, 23:35:54
  [ You are not allowed to view attachments ]  
Stilistja e flokëve Clayton Hawkins, e cila kujdeset dhe për imazhin e shumë personazheve të njohur të Hollywoodit si Laura Harrier, Elizabeth Olsen, Maddie Ziegler dhe Karla Souzës ka parashikuar tendencat më të mëdha të flokëve për 2020 që janë këto:
Modeli “bob” i rrumbullakosur : Ndryshe nga ai bob në formën e shkronjës A që kemi parë shumë gjatë viteve të fundit, ky version është më i butë dhe më femëror.

  [ You are not allowed to view attachments ]  
Balluket në formën e “perdes”: Dëshironi një ndryshim, por nuk doni të prisni të gjithë flokët tuaj atëherë këto balluke mund të jetë vetëm opsioni i përsosur për ju. Ky model i ndarë në mes është një stil klasik.

  [ You are not allowed to view attachments ]  
Flokët e “lagur”: duken të tillë por nuk është e thënë të dilni me kokës të sapo larë. Ky është një stil i guximshëm por dhe shumë i thjeshtë që të bëhet në shtëpi me produkte të caktuara.