Gjithçka për Qerpikët - E Bukura

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gjithçka për Qerpikët

Gjithçka për Qerpikët

· 3 · 518

  • Postime: 18089
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 20-09-2011, 14:46:39
 

Qerpikët artificialë, sa çil e mbyll sytë, mund t’ju japin një pamje seksi dhe glamuroze. Por, vënia e tyre nuk është edhe aq e thjeshtë, sikur që mund të mendohet. Ja disa këshilla të rëndësishme.

Te vënia e qerpikëve artificialë, me rëndësi është që ato të jenë të renditura sipas gjatësisë, ku më të gjatët duhet të jenë në pjesën e jashtme të syrit, kah tëmthat, e më të shkurtra kah hunda.

1. Para se ta veni kurorën e qerpikëve, vizatoni me ajlajner vijën e qerpikëve të epërm. Më pas, fërkojeni pak linjën e vizatuar, në mënyrë që të fitoni një efekt ‘mjegullor’. Kjo do të mundësojë që të mbetet pa u dukur shiriti që mbanë qerpikët artificialë.

2. Qiteni ngjitësin në gisht dhe ngadalë lyejeni shiritin e qerpikëve artificialë. Pritni disa sekonda. Nëse vendosni që të vini qepalla pjesë-pjesë, të cilat duken më mirë, atëherë skajet e tyre duhet t’i zhytni në ngjitës, e më pas, me pincë, ngjitni në sy.

3. Ngjiteni kurorën e qerpikëve në kapakun e epërm, sa më afër vijës së qerpikëve natyrorë, duke i shtrënguar paksa me gishta. Edhe qerpikët e ndarë duhet t’i veni në kapakun e epërm, kah këndi i jashtëm i syve.

4. Në fund, me anë të lakuesit, lakoni qerpikët natyrorë dhe ata artificialë, si dhe vejeni maskarën.

Një kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet higjienës së qerpikëve artificialë, në mënyrë që të mos vijë deri te ndonjë infeksion. Qerpikët artificialë hiqen me tretës specifikë, gjë që duhet ta bëni me kujdes, në mënyrë që të mos dëmtoni qerpikët natyrorë
« Editimi i fundit: 26-03-2021, 21:04:58 nga 12:51 »

  • Postime: 165
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 22-09-2011, 17:41:37
un nuk kam nevoj :P gjerat fallzo nuk jan sexy natyraliteti eshe sexyyyyyyyyyyy

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 26-03-2021, 21:06:02
 

Qerpikë të gjatë? Mbani shënim këto hapa.
Qerpikëtt e gjatë i bëjnë të gjithë të duken më tërheqës dhe të bukur.

Nëse jeni në pikëpyetje se si të duken më voluminozë dhe të rriten në pak kohë ne ju sjellim më poshtë disa mënyra që do ju ndihmojnë për t’i zgjatur ato:


Masazhim i qepallave të syrit


Masazhimi i qepallave përmirëson dukshëm rrjedhjen e gjakut në gjendrat e flokëve dhe mund të stimulojë rritjen e qerpikëve.

 
Vaselinë

Aplikojeni me një copë të vogël pambuku dhe flini me të. Më pas, lajeni në mëngjes. Kjo do t’i bëjë qerpikët të duken më të gjatë dhe do reduktojë rënien e tyre.

 
Aloe Vera

Aloe Vera përmban vitaminë E, e cila është element thelbësor për rritjen e qerpikëve. Aplikoni pak xhel Aloe Vera në qerpikët tuaj. Lëreni brenda natës dhe lajeni ditën tjetër.

 
Vajra

Aplikimi i një sasie të vogël të vajit të ullirit ose të kastorit në qerpikët tuaj përpara se të flini mund të ndihmojë në rritjen e tyre. Ndihmon gjithashtu për t’i mbajtur ata të errët. Syri.net

Temat e fundit