Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 05-03-2021, 20:18:09 »

Për dekada me radhë, Victoria’s Secret konsiderohej nga shumë gra si përkufizim i feminilitetit. Modelet të cilat quhen Angels (engjëj) fitonin famë ndërkombëtare.


Një hulumtim i New York Times, nxorri në pah një anë të errët të kompanisë, për bullizëm, përçmim, paragjykim dhe ngacmime seksuale ndaj grave. Hulumtimi i prestigjozes amerikane përfshiu intervista me më shumë se 30 drejtues aktualë të Victoria’s Secret, ish-punonjës, punonjës, partnerë, modele dhe dokumente gjyqësore. Ed Razek, për dekada me radhë, ishte një nga drejtuesit më të lartë të L Brands, kompania mëmë e Victoria’s Secret. Ai ishte subjekt ankesash të përsëritura për sjellje të papërshtatshme; përpiqej të puthte modelet dhe u kërkonte t’i uleshin në prehër.

 Intervistat me modelet dhe punonjësit e tjerë nxjerrin në pah anën e errët të kompanisë, e cila u pa me dyshim kur u përfol lidhja e Wexner me financierin Jeffrey Epstein, kriminel i arrestuar për abuzim seksual dhe abuzim e trafikim të miturish. Epstein menaxhonte pasurinë shumë-miliardëshe të Wexner dhe thuhet se joshi dhe abuzoi me shumë gra, duke u hequr si përfaqësues i Victoria’s Secret. Pas raportimit të NYT, Tammy Roberts Myers, zëdhënëse e L Brands, u shpreh:  “Na vjen keq për çdo rast kur nuk kemi arritur objektivin dhe jemi plotësisht të përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm dhe përgjegjshmërinë e plotë.” Në asnjë moment, ajo nuk kundërshtoi raportimet e New York Times.
Ed Razek u shpreh përmes një emaili se “raportimet janë të pavërteta, të gabuara dhe të marra jashtë kontekstit”, ndërsa Wexner nuk pranoi të komentojë.
 
Postuar nga: M A X
« ne: 18-08-2020, 22:29:40 »

 

 

 
Postuar nga: M A X
« ne: 18-08-2020, 22:27:12 »

 

 

 

 
Postuar nga: M A X
« ne: 18-08-2020, 22:25:59 »

 

 

 
Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 06-02-2020, 15:00:59 »

 
Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 01-02-2020, 21:37:09 »

 
Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 23-01-2020, 16:14:27 »

Thuhet se eshte ne krize Viktoria keto kohet e fundit.
 
Postuar nga: M A X
« ne: 09-10-2019, 21:53:45 »


 

Victoria’s Secret, për herë të parë koleksion për modele të kolme.

Victoria’s Secret për herë të parë që nga krijimi i saj po prezanton koleksionin e të brendshmeve me modele të kolme.

Kompania e famshme po punon me modelen e kolme Ali Tate Cutle. Vendimi historik i Victoria’s Secret vjen pas disa vitesh kritika për mungesë të diversitetit në koleksionet e saj.Ndërsa është krahasuar me Savage x Fenty të Rihannës që përfshin të brendshme të të gjitha masave.Lajmi për bashkëpunimin e Victoria’s Secret me Bluebella, që ka modele të të gjitha masave, u publikua javën e kaluar.
Ndërsa Cutler zbuloi se ishte ajo modelja e parë e markës me masën 14. Lapsi.al
Postuar nga: sorelina
« ne: 26-10-2006, 16:53:38 »

 

Nje nga firmat e njohura te veshjeve intime.
Cdo vit i lejohet vetem nje Top- Modele  te mbaj prodhimet me te shtrenjte te firmes.
Per kete vit eshte zgjedhur cekja Karolina Kurkova ( 22 vjece) qe te reklamoj "recipeten" me te shtrenjte (6.5 milion Dollare). Recipetat jane te punuara me gure diamantesh (rreth 2.000 gure )