Brezi i lindur mes viteve 1975-1985
A ju kujtohet?
1. N'fillim te viteve '90....
2. Shkojshe me ble buke ne perfundoje m'shpi me gjys buke se fillo te lagjja: "na tja fus nji cap*"
3. Po komisar Katani? Ishte legjende komisar Katani: kur e vrane ket Katanin edhe per nja i jave a dy boshin llogarine kalamojt se me sa pluma e kane vra.
4. Ke "It's my life" e Dr.Alban, deri vone na u ka duk sikur thosh "Stop Agimi, stop Bashkimi, stop Pajtimi, Stop Blerimi, stop Qerimi, it's my life"
5. Po kur flinim me camcakiz thuaj edhe ne mengjes kur coheshim ishte ngjitur te floket e duhet te prisnim floket.
Ose e futnim ne gote me uje gjate nates dhe te nesermen prape te njejtin camcakiz.
6.Jemi brezi i pare qe provuam Koka Kolen. Shishja e pare mbijetoi gati 4 muaj :)po e para fare ama!!.andej nga 89a! Vetem i merrnim ere dhe kenaqeshim, dikush e fuste ne vitrinen e bufese dhe e tregonte me krenari.
7. Ah brez i uritur, brez i uritur! Era e mandarinave na kujtonte Vitin e Ri, gjithmone, se kush kishte te blinte gjithe vitin?
8. Po leng trendafili keni pire? Behej me petalet ne shishe qumeshti me uj e sheqer. Jo mer me sheqer, i futshim ne shishe petalet e trendafilit me uje e limontoz, masanej kur ishte bere uji i kuq ne petaleve u kishte dal e ngjyra, e merrshe ujin, ne i vijshe sheqer.Limonate e cer limonate, s'ka shume qe me kishte shku menjda po me cer ta besh ketu, keta trendafilat ketu nga ne vijne ere po..dhe.-ku ma gje të vijnë erë p..dhë por s'vijnë erë hiç
9. Hmmmm po kur bente mami buke me gjalpe e sheqer e mblidheshin kalamanjte e lagjes "me jep nje kac", te gjithe hanin nga nje kafshate, ose buke me vaj e sheqer
10. Ju kujtohen farat lule diellit, tere kohen ne klasa ato hanim, mbushej poshte bankes plote edhe vete i pastronim klasat,
11. Ej, po pesmetditshin e pushimit në plazh në ato kabinat një dhomë e një aneks me hale kolektive 50 metra larg?
Dhe të shplamen me ujë shishesh? Dhe të lymen me domate e me kos?
12. Po kur conim mishin tek komshiu qe kishte frigorifer? I vinim dhe emrin siper qe mos ngaterrohej me te tjeret.
13. Po topa zhytsi? Te lagja jone luanin "me te medhenjte" topa zhytsi (ne te vegjelit ishim kota biskota) dhe kur nje cun gjuante nje goce me top dmth qe e pelqente. Po pra, e pelqente. Pyetje: Po kur e hapje krahun fort me zhyt dhe hante ndonje top ballit ajo goca qe e linte me nje sy mbyllur dhe me nje rreth te kuq ne fytyre a e pelqente ajo kte cunin?
Pergjigje: O rrot ka qene kohe gangsteresh o burre ... Kane qene ne mode ata qe gjujshin fort
14. Ve bast qe jemi te funit qe ziheshin kush bohej gjermoni dhe kush partizoni ne loje luftash.. Apo nuk e keni lujt
15. ...................
16. Po ne vere, ne darke kur mblidheshit ne shtepi, ku i lanit kembet qe m'i kishit zhul deri ne rreze?
17. I mbani mend si na therrisnin:
- Blendi! Hajde brenda.
- Po edhe pak o ba.
- Hajt se filloi fimi me Herkulin.
- Yyyyy filloi filmi. Dhe u shperndashim te gjithe..
19. Ne ishim te paret qe pame "Hirushen" dhe "Borebardhen" ne televizor me ngjyra, kuptohet te komshiu..turqisht. "Op Çiçí, op pasha".
20. Pse me harrut qe nga byreku me presh kena kalu ke pica, nga kacurreli ke IVI (arancata).
21. Na thotë "zhulc" po ne jemi krenarë se jemi brezi i parë që filloi të lahej edhe të mërkurën, megjithëse na bërtisnin të mos e zbraznim depozitën e ujit.
22. respekte, per brezat poshte viteve '80...
- "Ik o gjyshi...se ta shtriva nje me karate te te coj ne vitet para
prishjes me jugosllavet"
23. Po Leonard Bombaj, Disko-Klub Albania dhe ajo bjondja që thoshte "Jetë
makabre, pa pikë intimiteti!" dhe ne qe shkriheshim, megjithese nuk e dinim
as çfare ishte makabriteti, se per intimitet nuk behej llaf te kishim
zhvilluar ndonje ide brenda apartamentit 1 dhome e 1 kuzhine.
24. Adi Krasta tek 12 vallezime pa nje te shtune. Eli Fara te konkursi me kenge popullore qe kendonte "25 gershetat" dhe fitoi nje manjetofon "Sherebel".
25. Jemi brezi i fundit qe kemi bere patina/motor (spo e permend karrocen hic) me dru dhe kuzhineta.
26. Jemi brezi qe e mesuam italishten nga televizori duke pare Bud Spencer dhe Terence Hill (Kembemadhi ne Egjipt, Me mire nje mik se nje thesar etc).
27. Brezi qe ka pare Terminatorin serbisht ke jugosllavi.
28. Jemi brezi i fundit qe kemi pare rradhet per buke, qumesht dhe tollonin.
29. Brezi qe u kenaq duke ngrene cokollata turke "HILAL".
30. Filmat: Kallamishte dhe balte, Arriten titanet, Thanas shterngo rripin,
Skllavja Izaura !
31. Sallami tophat
32. Asaj kenges 'dancing with an angel' njeri te lagja ime qe nuk kuptonte anglisht i thoshte 'genci me valixhe'
33. Emisioni me kenge dhe pershendetje (Silvana Brace): Gimja, rrefugjat ne itali, pershendet nenen Mereme, babane Shefqet, tre motrat Sanije, Zylyfe,Sadete, burrat e tyre Hasan, Hamit, Xhemal, femijet e tyre Vera, Goni, Ina,Ola, Eri, Toni, Tani, Ani, Eni, Beni, dhe Genti, shoket Tomi, Taqi, Raqi,Tonce, Gonce, Gimce e Like me kengen "Ooo Xhimi Xhimi" nga Madona.
34. Po librat me Tipin e Cufon, teatrin e kukllave te djelen ne dreke,
prrallat te shtunen ne darke?
35. Brezi i pare qe kaloi nga sapuni i Rrogozhines ke DURU-ja e turkut, tek
Palmolive-ja, nga kanocja tek dushi i vajgurit, tek dushi "moderrn", e
masanej nje hap prape ke kanocja kur s'ka uje.
36. " Po ku i grise pantallonat keshtu more gomar?" "Ne ferra usta!
(Arushi qe kerkonte babane)
37. (bisede telefonike)
-Hello? Aj uont tu flaj from finiks tu jurop, tirana, al lbenja. A`jm
amerikan sitizen.
-Ooook.and your name is?
-xhi, xhej, uaj, ell, i and.
(gets interrupted by the clerk)
