Mos guxoni te futeni pa marre leje..... - 3 - Café Zerion ツ

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mos guxoni te futeni pa marre leje.....

Mos guxoni te futeni pa marre leje.....

· 60 · 1243

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#50 ne: 24-08-2012, 16:28:54
Vargje dashurie për ata…

këto janë vargje dashurie
për ata që s’dashuruan  kurrë
dhe për  ata  që kujtuan se  shumë dashuruan…
për  ata  që kishin frikë të  rrinin  vetëm
dhe për ata që  nevojën për të pasur  dikë
me dashurinë  gjithnjë e  ngatëruan…

për ata që i jetuan vitet e gjata krenarisht
duke vrarë  çastet  më të bukur  të jetës…
dhe për ata që  i qëndruan besnikë  njëri- tjetrit
por   kurrë  vetvetes…

për  ata  që  përçmuan  çdo lule
që bahçja e tyre s’e kishte…
dhe për ata  që  s’mundën  të  kuptonin
që  edhe  tradhëtia një dashuri e re  ishte…

i  kam dashur vërtet  shumë të gjithë
dhe u kërkoj ndjesë nëse  ndonjëherë i kam lënduar
në plagët që  mendonin se  s’i  kishin…
nëse ua  kam trazuar  gjumin pa ëndrra që flinin...
kur  pengjet më të thella të  shpirtit  të tyre
shkujdesur në vargje i kam shkruar…

i  kam dashur vërtet shumë të gjithë
njerëzit që s’më deshën
lulet  pa aromë
zogjtë që  s’mund të fluturonin
burrin e femrës  që më dashuroi
dhe kurrë nuk e urreva
atë që me timen shkoi…

i  kam dashur vërtet  shumë të gjithë
siç ka  bërë  edhe një  poet  tjetër më parë,
edhe kur keq  për mua  kanë menduar…
edhe kur në turrë  të druve më kanë vënë…
edhe kur me gisht  si delen e zezë më  treguan
dhe kurrë nuk i fajësova që rastisën  aq  të bardhë…

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#51 ne: 24-08-2012, 16:34:16
Një poemë bashkëshortësisht jo korrekte...

mund të  t’i puthja buzët  edhe në sy të  burrit tënd
dhe   atij  edhe mund t’i pëlqente
arti ynë i të bërit  dashuri…
kur të shihte  si  falet  ajo…
ajo që  ai  ta ka  dhënë për aq shumë vjet
e që  prej kohësh   përton  të  ta  dhurojë…
ajo ndjesi kapitulluese
rënkimtare
turbulluese
që  derdhet
këputet…
rrëzohet…
ashtu…
natyrshëm…
pa kushte…
................... .........
ja...mendoje  për një çast…
mendoje…
dhe lëre  dhe  atë ta mendojë…

e ç’jeni ju të dy përtej…
përtej atyre  letrave
më një vulë dhe firmë
hijshëm zbukuruar?
një mashkull
dhe një femër
ai
burri yt
ti
e tija grua...

e  unë dashnori…
i dashuri…
rivali i tij i panjohur…
delja e zezë e një livadhi të huaj
natyrisht pa letra
pa firmë
pa vulë
gjithnjë altarmunguar…
……………………………
ai të do shumë
por edhe unë jo pak  të dua…


ju lidh bashkë  zemra?
po edhe ne  të dy ajo na lidh
dashuria?
po ajo edhe ne …
fëmijët që keni bërë ?
por edhe ne mund të bëjmë  fëmijë
një natë…
një natë të pafund e të gjatë…
si  pezulli  që pason kur koha ndalon
dhe  mendimet nuk kanë më fjalë…

ju lidhin bashkë kujtimet?
e di…
vite  të tërë kujtimesh…
po edhe për ne  të dy
çdo  çast i padukshëm  i jetës
nesër mund të bëhet me  i ëmbli …
kujtim i humbur në paharrim...

ju lidh bashkë seksi…?
keni  njëqind  vjet që  shtriheni  çdo natë
mbi legjendarin...
epikun  shtrat...
e ne  të dy për fat të mirë
pa folklor e mitologji
një muaj e njëqind centimetra  kemi  bashkë…

ai  e di që janë kohë  të vështira për  qejflinjtë
apo për pidharët siç i thonë ndryshe
në modë janë  femrat  anorgazmike
të veshura si burra…
zhorzh sandë  të vonuar…
cinike
zëtrasha…
bosh…
të paafta për të gjetur dashnor …
lezbike  të rreme
që shoqërohen bareve me gay  të  turbulluar…


por ti je kaq e ëmbël…kaq  e brishtë…
nënë me tre  fëmijë
dhe akoma skuqesh kur të shohin meshkujt
si porcelan delikat  lëkura jote
dhe nazet
kapriçiot…
e trishtë  kur  të  duket se të  harroj
vezullues si thika margaritarësh
kristalet e dhëmbëve  kur puthjet kafshojnë…

dhe ah…piçka jote…
nuk është tempull besimtarësh të rremë
që  pasi u falën…si  të pabesë e  përfolën…
jo
është djepi ku burri  shndrrohet  në fëmijë
dhe jetën  përvdes rilindjesh…
dhe prandaj yt shoq  të  dëshiron  kaq shumë…
e unë jo më pak, grua e tij… femra ime…

dhe ti e di që janë kohë  të vështira edhe për gratë…
për gratë që akoma kanë mbetur  femra…
burrat me zë  kumbues  dhe vështrim të  çartur
sanguinët me gjoksin leshator e llërët  tërë qime
hamshorët  që  të qijnë  në këmbë  pa u menduar  dy herë
e  pasi  prishen përsëri  thonë “dua”
janë specie në  zhdukje  si  kastorët, zemra ime
e  ndaj  ti je  me mua…

vërtet mund të  t’i puthja buzët
edhe në sy të  burrit tënd
dhe   atij  edhe mund t’i pëlqente
arti ynë i të bërit  dashuri…
kur të shihte  si  falet  ajo…
ajo që  ai
prej kohësh përton  të  ta  dhurojë…
…………………………………..
ja..mendoje  për një çast…
mendoje…
dhe lëre  dhe  atë ta mendojë…


por natyrisht unë po bëj shaka
dhe nuk po  të puth në sy të tij, zemra ime...
por kur ai  do lexojë këto vargje
do gëlltitet kur  t’i thuash që të pëlqyen
do skuqet në fytyrë
tërë valë e dallgë
nga epshi apo inati
do pijë një gotë  tjetër
do shihet ne pasqyrë
do lirojë  gravatën
do fikë  abazhurin
do të të puthë
do të të qijë
por edhe mund  të të bëjë dashuri
vibruese
pasionante
rënkuese
shpartalluese  si vargjet e mi…

kur të mbarojë…
kur të të mbarojë…
do të të kthejë kurrizin
dhe nëse sonte nuk do   të gërhasë…
kuptoje që ka filluar të mendojë
që në të vërtetë…
në thelb…
thellë në trurin tonë 
të gjithë  jemi njësoj…
unë dhe ai…
njësoj  fucked up…

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#52 ne: 24-08-2012, 16:35:32
Nuk ditën të shkruajnë për ty, femër...

nuk ditën të shkruajnë për ty, femër…

ata pak që  dinin i mbyti morali
etika
mirësjellja
syri i tjetrit
hipokrizia
frika…

shpikën për ty  fjalë të reja
dhe stisën  vargje që nuk i kuptonin as vetë…
kurse të tjerët  s’mund të shkruanin për ty
se s’të njohën dot kurrë edhe pse  njëri tjetrin
shanin e mallkonin në emrin tënd…

i kënduan dashurisë tënde
por jo dëshirës …
i kënduan pasionit  tënd
por jo epshit…
i kënduan puthjes,
por kurrë orgazmës…
i kënduan marramendjes,
por jo ekstazës...

u kënduan  syve të tu
e vështrimit tënd  të paharruar…
buzëve
duarve
flokëve
supeve
gjinjve
por kurrë  piçkës hyjnore
që mes kofshëve  të tua  rrotullon një botë  të tërë
vetëmohimesh  të  dyshimta  turbulluar…


i kënduan gruas  në ty
të  dashurës
motrës
bijës
shoqes
mikeshës
nënës… monumentales…
por kurrë  femrës…
asaj…
të padukshmes
të  panjohurës…
spontanes…
hormonales…

* * *

por le  t’i harrojmë  ata
në  moralin e tyre të bujshëm…
në etikën e tyre sqimatare…
të vonuar si  shtojcë  “korrigjim gabimesh”
në faqen e fundit  të librave të dikurshëm…
bezdisës  si era e squfurit ne stacionet balneare...

dhe lejomë të të rrëfej se
mua ma ka qejfi me ty

por  dua të ta them
jo edhe aq poetikisht mes vargjesh
dhe për të  të impresionuar sadopak
në këtë botë lustrafine  plot  varak
mund të kërkoja ndihmën  e fjalëve të  ndërlikuara
të fjalorëve
enciklopedive
të  filozofëve dhe të  perëndive
e te te mahnisja
të të  godisja
të të hutoja
me   gjerdane metaforash
karmogjeobioteknops ikoagrofilozofike,
por jo...

mund të ta thoja me  gjuhën plot  etiketë
i ndrojtur si ngjyra  rozë e lehtë
me rrokjet e kollarisura  rrokullisur
mbi gravata fjalësh
por jo…

mund të  ta  thoja me varg  hermetik
ku nënkuptimet të pashpresa
të lodhura si gratë e revolucionarëve
përgjojnë  orëve të vona  të papriturën
dhe hapjen e derës,
por jo….

jo

sepse ti e di që unë…
që unë gjithnjë jam aq çmendak sa të kuptoj
se  në  të vërtetë gjërat janë shumë më të thjeshta
për aq kohë sa  ne  të dy
jemi ti dhe unë  e asgjë më shumë
ndaj dua  të  të them  atë që ke  qejf  të shijosh…
ashtu siç  dëshiron ta  dëgjosh…
pa zbukurime patetike
pa metafora  idioteske ndërplanetare
pa aliteracione  teknologjike …
apo ekuacione erotike   ku ti  je gjithnjë X-i  fajtor
që herë  gjendet  kollaj…
e herë  s’ia vlen të  gjëndet…

me gjashtë  fjalë të zakonshme…
gjashtë
si  gërmat në fjalën dashuri
dua  të të them  thjeshtë e saktë :
“ma ka ënda  të qihemi bashkë …”
pa le  të brengoset etika globale  paskëtaj
bashkë me  ata që  s’ditën kurrë  të shkruajnë  për  ty
ata që  s’mundnin…
e ata që u përpoqën sadopak…

  • Postime: 4261
  • Karma: +73/-57

#53 ne: 24-08-2012, 16:35:55
Mishel cka ndodhi , mire ishe dje :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#54 ne: 24-08-2012, 16:38:08
Requiem (ose The same shit in a different night...

grua, ti nuk e di,
por ndoshta edhe e di

që më neverit ky burg…
kjo qeli bashkëshortore
ku asgjë më s’më ndjell
kësaj ore të vonë
dhe shtrati ynë epik
legjendaro- heroik
së fundmi  më bën të vjell
pavarësisht stoicizmit tonë…

më janë neveritur abazhurët…
kuvertat e mëndafshta…
perdet…
qirinjtë aromatikë…
carcafët që ndrrohen cdo ditë
nudoja e Rubensit mbi kokë…
kolltuku pranë pasqyrës
ku tangat e tua  hidhen pa kujdes…
librat e Danielle Steel mbi komodinën tënde
Bukowsk e  Miller pranë telefonit…
puthjet e ‘natën e mirë”-s dhe puthitjet…
pordhët aksidentale  në gjumë…
gërhitjet
dhe mbathjet e mia  mbi parket  cdo mëngjes…

më janë mërzitur ornamentet
tavanet  e varura dhe muret…
një jetë të tërë bashkë, grua,
jemi njohur më shumë se c’duhet…
më është mërzitur seksi që bëjmë
më janë mërzitur “herët”
dhe cigaret që shkujdesur ndezim
me hi na i pagëzojnë mëngjeset…

cdo ditë e njëjta grua...
cdo dite i njejti burre...
cdo ditë e njëjta jetë...
cdo natë e njëjta “të dua”...
cdo natë e njëjta fletë...

e tmerrshme  dhe per  ty, grua,
tërë jetën me të njëjtin burre:
të njëjtet sy te veshtrojne...
të puthin të njëjtat buzë...
i njëjti trup  mbi tëndin...
frymëzim pa muzë...
i njëjti përqafim...i njëjti përvjetor...
të njëjtat ngërdheshje...
i njëjti zemërim...

e  tmerrshme edhe për mua
tërë jetën me të njëjtën grua,
në  të vetmen...
të vetmen  jetë...
dy vetë mbi një jastëk “mish e thua”
e në ëndrra gjithmonë një e tretë…
……………………………..
e megjithatë  duhemi si më parë
dhe si dikur duam të bëjmë dashuri,
por në fakt vec  qihemi  sipas programit
në rutinën që na shkërdhen të dy…

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#55 ne: 27-08-2012, 09:22:10
Never Say Never (Don't Let Me Go) - The Fray

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#56 ne: 27-08-2012, 09:28:11

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#57 ne: 27-08-2012, 09:32:26

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#58 ne: 27-08-2012, 09:43:28

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

Temat e fundit