"Cmendet" Rihanna - 2 - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

"Cmendet" Rihanna

"Cmendet" Rihanna

· 27 · 4142

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#25 ne: 25-05-2020, 12:43:30
Më 24 maj të 2005-ës, Rihanna publikoi këngën e saj të parë, “Pon de Replay” që të gjithë e dimë ende përmendësh edhe sot. Që nga ai moment, Riri u kthye në një prej artisteve më të dashura për njerëzit jo vetëm për muzikën, por edhe për stilin dhe natyrën e saj të veçantë.

Së fundmi, fansat e Rihanna-s (praktikisht i gjithë Twitter-i) ka postuar në nder të 15 vjetorit të karrierës hashtagun #15yearsofRihanna dhe sigurisht këngëtarja nuk mund ta kalonte një moment si ky pa falenderuar.  “15 vite Rihanna! Faleminderit për gjithë dashurinë. Kjo duket çmenduri! Më duket si dje kur dridhesha në korridoret e Def Jam (kompani muzikore) teksa prisja për audicionin tim për Jay. Gjithçka nisi nga “Pon de Replay…15 vite më vonë dhe unë jam ende këtu, Zoti më la të jem mes jush, ju që më keni mbështetur, më keni dashur dhe më keni toleruar, prandaj do të jemi gjithnjë të lidhur bashkë me njëri tjetrin…”- shkruan Rihanna në Instastory-n e postuar pak orë më parë./lapsi

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#26 ne: 26-03-2021, 21:01:36
Rihanna po rikthehet pas pesë vitesh mungesë. Fansat e këngëtares 33-vjeçare kanë pritur me padurim që të publikojë albumin e ri, por ndërsa “R9” nuk po ndodh akoma, duket se të paktën do të dëgjojnë një këngë.

Të paktën këtë ka lënë të kuptohet përmes një postimi që ka bërë së fundmi në Instagram. Ajo postoi një video duke festuar suksesin e albumit të saj të tetë “Anti”, i cili ka qëndruar për pesë vite në Billboard 200, dhe është gjithashtu i pari nga një artiste me ngjyrë që arrin këtë moment të rëndësishëm.

Korrikun e kaluar, në një intervistë për Entertainment Tonight, Rihanna siguroi fansat se nuk do të zhgënjehen me muzikën e re. “Unë jam gjithmonë duke punuar në muzikë. Dhe kur të jem gati do të dalë. Ju nuk do të zhgënjeheni kur të ndodhë. Do t’ia vlejë.”, shpjegoi ajo në atë kohë./syri.net

Temat e fundit