Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: 12:51
« ne: 26-03-2021, 21:01:36 »

Rihanna po rikthehet pas pesë vitesh mungesë. Fansat e këngëtares 33-vjeçare kanë pritur me padurim që të publikojë albumin e ri, por ndërsa “R9” nuk po ndodh akoma, duket se të paktën do të dëgjojnë një këngë.

Të paktën këtë ka lënë të kuptohet përmes një postimi që ka bërë së fundmi në Instagram. Ajo postoi një video duke festuar suksesin e albumit të saj të tetë “Anti”, i cili ka qëndruar për pesë vite në Billboard 200, dhe është gjithashtu i pari nga një artiste me ngjyrë që arrin këtë moment të rëndësishëm.

Korrikun e kaluar, në një intervistë për Entertainment Tonight, Rihanna siguroi fansat se nuk do të zhgënjehen me muzikën e re. “Unë jam gjithmonë duke punuar në muzikë. Dhe kur të jem gati do të dalë. Ju nuk do të zhgënjeheni kur të ndodhë. Do t’ia vlejë.”, shpjegoi ajo në atë kohë./syri.net
Postuar nga: 12:51
« ne: 25-05-2020, 12:43:30 »

Më 24 maj të 2005-ës, Rihanna publikoi këngën e saj të parë, “Pon de Replay” që të gjithë e dimë ende përmendësh edhe sot. Që nga ai moment, Riri u kthye në një prej artisteve më të dashura për njerëzit jo vetëm për muzikën, por edhe për stilin dhe natyrën e saj të veçantë.

Së fundmi, fansat e Rihanna-s (praktikisht i gjithë Twitter-i) ka postuar në nder të 15 vjetorit të karrierës hashtagun #15yearsofRihanna dhe sigurisht këngëtarja nuk mund ta kalonte një moment si ky pa falenderuar.  “15 vite Rihanna! Faleminderit për gjithë dashurinë. Kjo duket çmenduri! Më duket si dje kur dridhesha në korridoret e Def Jam (kompani muzikore) teksa prisja për audicionin tim për Jay. Gjithçka nisi nga “Pon de Replay…15 vite më vonë dhe unë jam ende këtu, Zoti më la të jem mes jush, ju që më keni mbështetur, më keni dashur dhe më keni toleruar, prandaj do të jemi gjithnjë të lidhur bashkë me njëri tjetrin…”- shkruan Rihanna në Instastory-n e postuar pak orë më parë./lapsi
Postuar nga: M A X
« ne: 24-09-2019, 20:33:06 »

Vidat (shtrafat) dhe Rihanna :D
Rihanna cmendet vertete...kete foto e ka publikuar vete ajo online...

 
Postuar nga: M A X
« ne: 05-06-2019, 23:53:02 »

Revista “Forbes”: Rihanna artistja më e pasur në botë
Ajo është vetëm 31 vjeçe dhe ka një pasuri prej 530 milionë euro duke kaluar edhe këngëtaren Madonna e cila ka rreth 500 milionë euro pasuri, Celine Dion që ka pasuri 400 milionë dollarë dhe Beyoncé me 350 milionë.

Por të ardhurat e këngëtares së njohur nuk janë vetëm nga karriera e saj muzikore. 31-vjecarja gjithashtu është dhe një sipërmarrëse falë punës së saj në fushën e modës.
(BalkanWeb)
Postuar nga: erlehta
« ne: 20-04-2019, 05:43:09 »

O pika martesa te ketyre thuaj.
Sot martohu, nesër ndahu 💔
Vuajn shumë 😁
Postuar nga: M A X
« ne: 19-04-2019, 23:37:19 »

Rihanna, gati për martesë

Para disa muajsh u përfol se Rihanna është ndarë nga miliarderi i Arabisë Saudite, Hassan Jameel por në fakt janë më të dashuruar se kurrë. Madje këngëtarja e famshme po pret që të marrë propozimin për martesë.

“Rihanna është kokë e këmbë e dashuruar me Hassan. Ata kanë dy vite që dalin bashkë dhe ajo është shumë e lumtur. Nëse ai do ti propozonte martesë, Rihanna do thoshte “Po”. Ajo është e cmendur pas tij. Ata kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit, më shumë se sa njerëzit mendojnë. Thjesht ai është shumë diskret. E shmnag vëmendjen dhe për këtë gjë ka rënë dakord me Rihannën që në fillim”, thotë një burim pranë këngëtares për “HollywoodLife”.
Postuar nga: Mishel...............
« ne: 22-10-2012, 20:32:31 »

jo jo o e djegme ne furre.
Postuar nga: Gerti1
« ne: 22-10-2012, 19:16:59 »

Mbase nuk e pelqejne se eshte jevge e zeze.
Postuar nga: ßåßy ღ
« ne: 19-10-2012, 15:15:21 »

Rihanna në Vogue: Jam singëll, askush s’më kërkon të dal

SHBA- Rihanna feston në kopertinën e Vogue arritjen e 61 milionë fansave në Facebook, renditjen në vend të parë të këngës "Diamonds" në 27 vende dhe daljen në treg të albumit të 7-të "Unapologetic" në 20 nëntor.

Gjatë intervistës këngëtarja rrëfen edhe për dashurinë me Chris Brown. “Vetëm unë e di kush është Chris dhe çfarë ka mes nesh”, ka komentuar ajo shkurt.

Tre vite më parë, ai e rrahu me grushta e shqelma duke e dërguar në spital, por duket se kjo është një dashuri që s’do mbarojë kurrë pavarësisht dhunës dhe mërisë që kanë me njëri-tjetrin.

Megjithatë ajo thotë se për momentin është singëll ndërsa e dëshpëruar thotë: “Asnjë nuk më kërkon të dal me të”.

Për herë të parë ajo doli në kopertinën e Vogue në prill të vitit 2011. Këngëtarja nga Barbados kësaj herë është protagoniste në numrin e nëntorit. Ajo ka zgjedhur të jetë speciale, duke shkurtuar disi flokët dhe duke i nxirë, por edhe fustanet e Valentinos ia shtojnë më shumë hijeshinë.

(ma.ar/BalkanWeb)
Postuar nga: sorelina
« ne: 04-04-2012, 23:10:06 »

Vetem 24 vjec, 20 milion disqe të shitura dhe 6 çmime Grammy. Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna duket se nuk kënaqet më kaq dhe në fokusin e saj është edhe kinematografia.

Së shpejti edhe në sallat e kinemave europiane, në filmin “Battleship”, ajo interpreton rolin e një ushtarakeje amerikane në luftë kundër alienëve.

Ndryshe nga sa shihet përgjithësisht në videoklipet e saj seksi dhe e ëmbël, njëkohësisht në këtë film Rihanna është në petkat e një gruaje ushtarake me karakter të çeliktë, mënyra të bëri prej një njeriu të fortë, ekspertë me armët dhe në luftë trup më trup me jashtëtokësorët.

Regjisori i filmit Peter Berg është shprehur se kohë më parë i kishte tërhequr vëmendjen një intervistë karizmatike e këngëtares, ku fliste për dhunën që ish i dashuri i saj, këngëtari Chris Broën kishte ushtruar mbi të.

Por kontakti me armët gjatë xhirimeve nuk ishte për herë të parë për Rihannën. Dikur ajo ka qenë pjesë e kadetëve të ushtrisë së Barbadosit. Dinte si të përdorte armët, por përgatitja për rolin ka qenë shumë e vështirë.

Vetë këngëtarja, tashmë dhe aktore, rrëfen se njeriu që po e përgatiste për rolin, një ish-ushtarak, ditën e parë që u takuan, kur i pa thonjtë, i tha: Po tallesh? Nga ai moment, ajo s’duhet të kishte më të bënte me Rihannën e vërtetë.

Bukuroshja tregon se mbyllej në dhomë dhe qante, por sot kupton se trajtimi i ashpër ishte e vetmja mënyrë për të hyrë në personazh.

Ndërkohë qarkullojnë fjalë se emri i Rihanna-s diskutohet edhe për të bërë një film mbi >hitney Houston.  E pyetur për këtë, Rihanna thotë se ende nuk ka marrë një telefonatë propozimi, por shton do të jepte jetën për të luajtur rolin e së madhes Houston. top channel