Aktorët që kanë shkuar në ekstrem - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Aktorët që kanë shkuar në ekstrem

Aktorët që kanë shkuar në ekstrem

· 1 · 311

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-12-2011, 19:16:56
Janë aktorë shumë të njohur për dashamirësit e kinemasë dhe profesionistë të vërtetë. E duan aq shumë punën e tyre sa kanë kaluar kufijtë vetëm e vetëm për të qenë sa më të ngjashëm me personazhet që interpretojnë.

Sforcot dhe sakrificat e tyre janë shpërblyer, por a ia vlen të vuash kaq shumë për të fituar duartrokitjet e publikut ose një çmim Oscar? Ata mendojnë se po.

Robert De Niro - Ka mbajtur një dietë të rreptë për të interpretuar boksierin Jake LaMotta në filmin “Raging Bull”, por kaloi në ekstrem kur duhet të interpretonte një psikopat në filmin ‘Cape Fear’ (1991). Ai harxhoi 20 mijë dollarë për të bërë më të mprehtë dhëmbët e në këtë mënyrë të dukej më kërcënues.

Rooney Mara - Një nga aktoret e reja me më shumë të ardhme. Është dobësuar shumë dhe ka bërë piercing në të gjithë trupin për t’i ngjarë më shumë Lisbeth Salander-it, personazhit ‘The Girl With the Dragon Tattoo’, versionit hollivudian të best-seller-it të suedezit Stieg Larsson.

Daniel Day-Lewis - Është një nga aktorët që i ka marrë shumë seriozisht rolet që ka interpretuar. Mbase më tepër seç duhet. Në filmin ‘The Boxer’ u stërvit 18 muaj për tu shndërruar në boksierin Barry McGuigan. Por, fitoi një çmim Oscar për interpretimin e poetit të paralizuar Christie Brown në filmin ‘My Left Foot’ (1989). Ai i kaloi ditët në një karrige me rrota dhe jo vetëm gjatë xhirimeve. Nuk pranonte të ndryshonte as pozicion dhe kjo gjë i kushtoi dy brinjtë të thyera.

Adrien Brody - Për tu futur thellë në botën e personazhit të tij në filmin ‘Pianisti’, aktori shiti apartamentin, makinën dhe celularin. Gjithçka për të kuptuar më mirë se çfarë ndjente personazhi hebre që i kishte humbur të gjitha për shkak të nazistëve. /top channel

Temat e fundit