Al Paçino ! - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Al Paçino !

Al Paçino !

· 5 · 1564

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-11-2007, 10:32:52
10 pyetje për Al Paçinon

Mendoni se kultura italo-amerikane është përfaqësuar e shtrembëruar në kinema dhe televizion?




Fillimisht duhet të më shpjegoni ç‘do të thotë kulturë italo-amerikane. Jemi në këtë vend që prej 100 vjetësh. A mos nuk është kultura italo-amerikane kulturë amerikane? Kjo ndodh pasi ne jemi shumë të ndryshëm, në terma ndërthurjeje. Thuajse të gjithë ata që janë italianë, në të vërtetë janë gjysmë italianë. Përveç meje. Unë jam tërësisht italian. Më së shumti sicilian dhe pak napolitan. Me mua merrni dozën e plotë të italianit.

Si ndiheni për të gjithë ata muzikantë hip-hopi nëpër televizione që imitojnë Toni Montanën?

Filmi më popullor ku kam luajtur është padyshim "Njeriu me shenjë". U mrekullova pas tij. është i mrekullueshëm. Ndonjëherë harrojmë që e shkroi Oliver Ston. Ai ka prirje të forta politike, dhe mendoj se kjo ndihet fort në të gjithë filmin. Kombinimi i tij me Brajën de Balmën bënë që filmi të rezultonte një shpërthim i vërtetë. Funksionoi.

Pas një jete profesionale plot me suksese, ndiheni më i sigurt në këtë biznes tani, se, le të themi, në vitin 1977?

Tani jam i sigurt mbi çfarë duhet të bëj nga pikëpamja profesionale. Por kur je aktor duhet të kesh një lloj pasigurie në vetvete. Të mban në gjendje alarmi të përhershëm. Nuk kam nisur ende të mendoj për ditën kur do të tërhiqem. U trondita kur Pol Njuman kishte vendosur të tërhiqej në moshën 82-vjeçare. Pjesa më e madhe e aktorëve thjesht shuhen, si ata ushtarët e mirë.

Kush e imiton më mirë shprehjen e fytyrës së Al Paçinos?

Sigurisht, jo unë. Kevin Speisi i afrohet shumë. Xhemi Foks di të më vërë mirë në skenë. Është një dhunti e vërtetë, ajo lloj mimike, ajo lloj aftësie e pazakontë. Është si të kesh talent për të luajtur një instrument muzikor.

Cila ngjarje e fëmijërisë suaj ka luajtur rolin më të madh në mënyrën si e shihni tani botën?

Ndoshta rolin më të madh e kanë luajtur filmat e hershëm që shihja kur mamaja më shpinte në kinema në moshë shumë të vogël. Pasi kthehej nga puna, ajo më merrte me vete në kinema. Ishte mënyra e saj për t‘u shkëputur nga hallet e jetës së përditshme, dhe më merrte gjithnjë me vete. Kur kthehesha në shtëpi i luaja të gjitha rolet. Kjo gjë ka luajtur një rol shumë të madh në zgjedhjen për t‘u bërë aktor.

Mendoni se i keni shpalosur pikëpamjet personale në filmat që keni drejtuar vetë?

Te filmi "në Kërkim të Riçardit të Parë", kisha një vizion të qartë. Në filmin që kam tani në duar për herë të parë po punoj i shtyrë nga pasioni dhe jo nga vizioni dhe shpresoj se do jetë pasioni ai që do më shpjerë te vizioni. Këtë e them pasi nuk e konsideroj veten regjisor me kohë të plotë. Punë ime është aktrimi. E shoh botën siç e sheh një aktor, pasi këtë kam bërë gjatë gjithë jetës.

Jeni penduar për ndonjë rol që nuk e keni pranuar?

Po. Ka qenë një fazë në karrierën time, gjatë së cilës i refuzoja rolet vetëm se nuk më punohej. Kjo ndodhte në vitet ‘70. Edhe tani e kam të vështirë ta njoh veten nga pikëpamja profesionale.

Jeni i lumtur?

I lumtur. Nuk jam ende në gjendje të jap një përgjigje të pranueshme për këtë temë. Kam kaluar ditë nga më të ndryshmet. Ka çaste kur ke ndjesinë se ndihesh mirë, se ke gjetur një lloj paqeje. Ka periudha kur kjo ndjesi ndeshet më shpesh. Bijtë e mi më bëjnë të lumtur.

Në rast se do të realizohej një film mbi jetën tuaj, cili do të ishte titulli?

Do të titullohej "Historia e Dastin Hofman". Gjatë ditëve tona të para në profesion, mua, De Niron dhe Hofmanin na ngatërronin shumë. Njerëzit na merrnin për njëri-tjetrin.

Di se jeni njeri mjaft i rezervuar, por kam dëgjuar se kërceni shumë mirë. Do të mendonit seriozisht të merrnit pjesë në "Kërcim me yjet"?

Të jem i sinqertë, patjetër. Duke u përpjekur të jem aq modest sa arrij të jem, më duhet të them se jam kërcimtar i mirë. Por nuk them se mund të më shikoni ndonjëherë në "Kërcim me yjet", pasi jam shumë i druajtur.

Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje të jepni mësim?

Nuk ndihem mësues i mirë. Mësuesit kanë talent. Gjithashtu, gjejnë kënaqësi në procesin e mësimit të të tjerëve dhe është e rëndësishme për ata që japin diçka. Unë thjesht nuk jam i tillë. Deri tani as që më ka shkuar në mendje dhe them që as do më shkojë ndonjëherë. Unë thjesht shpreh veten dhe shpresoj se dikush do të identifikohet me atë që shpreh. Kam qenë gjatë gjithë jetës i rrethuar nga mësues dhe kur ke rast të kesh pranë ata më të mirët, është diçka vërtetë e jashtëzakonshme. Mund të të ndryshojë jetën. Ka pasur raste kur më është dashur të bëj moderatorin në "Actor‘s Studio", që do të thotë të kesh përballë aktorë profesionistë, të cilët vënë në skenë rolet e veta, ndërkohë që moderatori duhet të flasë për atë që ndodh. Këto për mua kanë qenë çaste makthi. Nuk mund të dish kurrë atë që duhet të thuash, pasi aktori është në një pozicion shumë delikat. Je gjatë gjithë kohës nën frikën se mos thua fjalën e gabuar. Kam parë aktorë të vuajnë për vite për shkak të një fjale të panevojshme, e cila as që duhej thënë.

Mund të vlejë filmi si një mjet mësimi dhe nëse po, çfarë keni mësuar duke parë filma?

I gjithë arti është një mjet mësimi, në mënyrë të veçantë arti filmik. Po ia bëni këtë pyetje një njeriu që, me kuptimin e plotë të fjalës, është edukuar profesionalisht përmes teatrit dhe filmave, pasi më duhej të mësoja të luaja role shumë të ndryshme nga njëri-tjetri. Nuk kam studiuar kurrë në universitet. Gjithçka di, e di prej filmave e teatrit.

Cilës karriere do t‘i kishit hyrë në rast se nuk do t‘u ishte dhënë çasti t‘i përkushtoheshit aktrimit?

Dikur luajta rolin e kuzhinierit në një film të titulluar "Frenki dhe Xhoni". Në rast se do më duhej të kisha bërë ndonjë gjë tjetër, padyshim që do të ishte profesioni i kuzhinierit. Ajo që nuk do të bëja kurrë është profesioni i shitësit derë më derë, pasi të tërheqësh pas vetes gjitha ato sende shtëpi më shtëpi është diçka shumë e vështirë. Këtë nuk do e kisha bërë kurrë.

Kur gjendeni përpara pasqyrës, çfarë shikoni?

Në fakt, më mirë do të ishte të më pyesnin çfarë nuk më pëlqen të shikoj. Shoh veç veten time që sheh veten time. Vërej vetëm nëse jam bërë për t‘u rruar. Nëse flokët më janë zgjatur shumë. Nëse dita po më kalon mirë. Nëse duhet ta laj edhe një herë fytyrën. Të tilla gjëra.

Kush mendoni se do të dilte fitues në një ndeshje mes Xhorxh Klunit dhe Bred Pitit?

Në fakt, po përpiqem ta krijoj në mendje një skenë të tillë dhe nuk mundem. Thjesht nuk mundem. Nuk i shoh dot këta dy djem duke u ndeshur, pasi janë shumë të këndshëm. Janë shumë të këndshëm për t‘u ndeshur. Janë njerëz shumë të çlirët dhe kushdo ka rastin të rrijë me ta kalon shumë mirë. Megjithatë le të themi se ndeshja do të përfundonte në barazim.

G.Shqip

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 21-11-2007, 23:03:24
..aktori im i preferuar... :)

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 07-11-2010, 08:23:42
Al Pacino: Jam i turpshëm

Pacino për të rinjtë ka një këshillë të cilën thotë ta ketë parim: “Nëse doni të keni fëmijë, keni kujdes me kë i bëni ata”.



Alfredo James Pacino i njohur me emrin Al Pacino, i konsideruar nga të gjithë si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në botë, lindi më 25 prill 1940, New York City, USA. Në një intervistë rreth karrierës dhe jetës së tij, Pacino kishte folur për shumë gjëra. I pyetur në lidhje me rolin e tij Salomaybe, ai kishe thënë: “Unë nuk e di më se kush dreqin është vetja ime. Megjithatë mendoj, se ky rol është shumë afër vetes për diçka. Unë jam natyralisht i turpshëm, por kam luajtur role të tilla aq shumë saqë jam bërë ekspert”. Pacino e përshkruan veten si person me temperament të fortë, të cilin e shfaqë gjithmonë, për të cilin temperament mendon se ka të bëjë me traditat, me të cilat është ushqyer në fëmijëri dhe me prejardhjen e tij italiane, të cilët i shfaqin shumë emocionet e veta. "Të jesh a të mos jesh", është monologu nga shkrimtari i madh i të gjitha kohërave Sheakspir, i cili i jep atij frymëzimin më të madh, për të cilin mendon se është fjalia më e bukur e shkruar ndonjëherë. Ndërkaq i pyetur se çka mendonte në lidhje me luftën në Irak, Pacino pati thënë: “Normalisht nuk më pëlqen se çfarë po ndodh atje. Jam pjesë e shumicës së njerëzve kundër saj, megjithatë nuk e di historinë e plotë. Nuk i besoj gjërave që shikoj në televizor. I besoj vetëm një pjese të tyre, kështu që e kam të vështirë të gjykoj. Në fakt, nuk më pëlqen se çfarë po ndodh në botë. Kur je një njëri i famshëm zbulon se fjalët e tua me të vërtetë që kanë një farë peshe... Unë nuk kam qenë shumë i angazhuar me këto lloj gjërash, por kemi shembullin konkret të George Clooney, i cili shkon në Darfur dhe rregullon gjithçka. Kjo është diçka magjike. Ai ka bërë shumë gjëra të mira, do të doja që edhe unë ta kem atë fuqi”. Kurse në lidhje me famën e tij Pacino mendon se kjo është shqetësuese për fëmijët e, pasi ata mbajnë mbiemrin e tij dhe gjithmonë janë të ekspozuar, dhe i gjithë ky shqetësim vjen pasi ata nuk e kanë kërkuar kurrë këtë famë. Pavarësisht kësaj, kur ai e kishte pyetur vajzën e tij të madhe, nëse donte të ndryshonte mbiemrin e saj në shkollë, ajo kishte thënë: "Jo, unë jam një Pacino. Ky është mbiemri im".

Prind, por asnjëherë i martuar

Al Pacino, nuk ishte martuar asnjëherë, por pavarësisht kësaj ai e përjetoi ndjenjën e të qenit prind. Në vitin 1989 atij i lind vajza e tij e parë Julie Marie,me instruktoren e aktrimit Jan Tarrant. Në vitin 1991, Paçino luajti rolin kryesor në krah të Michel Pfieffer, e cila kishte luajtur përkrah tij në "Njeriu me shenjë", në filmin "Frankie dhe Johnny". Ka fituar çmimin "Aktori më i mirë" në Academy Aëard në vitin 1992 për rolin e tij në "Aromë Gruaje", pasi është nominuar 7 herë për disa role të tjera të ndryshme. Më në fund, arrin të fitojë një çmim Oskar si "Aktori më i mirë" në rolin e Kolonelit të verbër pensionit në depresion, Frank Slade në filmin e Mark Brest "Arome Gruaje" (viti 1992). Po atë vit, ai gjithashtu u nominua për çmimin "Aktori jo protagonist më i mirë" për filmin "Glengarry Glen Ross", duke u bërë aktori i parë mashkull që arrin të marrë 2 nominime për dy filma të ndryshëm në të njëjtin vit dhe të fitojë çmim Oskar për rolin kryesor gjithashtu (si Jamie Foxx në vitin 2004). Në vitin 1990, Paçinos gjithashtu i ofruan të bënte zërin e Batmanit në seritë mjaft të suksesshme të filmave "Batman" të animuara, por e refuzoi atë. Paçino nuk ka marrë asnjë nominim tjetër nga Akademia pas filmit "Aromë Gruaje", por ka fituar dy çmime "Glob i Artë" gjatë dekadave të fundit, i pari çmimi për Cecil B. De Mille për arritjet gjatë jetës së tij për rolet e luajtura dhe i dyti për rolin mjaft të vlerësuar në serialin "Ëngjëj në Amerikë" në vitin 2004. Sukseset më të mëdha të dekadës së fundit kanë qenë "Hughie" i Eugene O'Neill dhe "Salome" e Oscar Wilde.

Rolet e tij

Paçino efuzoi të rishfaqej me rolin më të arrirë të tijin,Corleone, në "Kumbari - Loja", pasi zëri i tij kishte pësuar ndryshime rrënjësore që nga koha kur kishte performuar këtë rol në dy filmat e parë. Paçino punoi me regjisorin Christopher Nolan në filmin Insomnia, një ripërpunim i filmit Norvegjez me të njëjtin emër. Filmi dhe performanca e Paçinos u vlerësuan mjaft mirë. Ndërkaq më 25 Janar të vitit 2001, atij i lindin dy fëmijë binjak, Anton Jones dhe Olivia Rose, të cilët i ka me ish-të dashurën e tij, Beverly D'Angelo, me të cilën ka qenë i lidhur nga viti 1997 deri në vitin 2001. Nga ndjenja e mrekullueshme që kishte përjetuar me lindjen e binjakëve Pacino shkruan një poezi për ta, por fatkeqësisht copën e letrës në të cilën e kishte shkruar poezinë, pastruesja ia hedhë në plehra pa dashje, dhe kështu ajo poezi mbetët vetëm brenda tij.

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 07-11-2010, 15:17:54
Me "Kumbari" ky mbetet gjithmone i paarritshem.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 30-04-2020, 22:35:28
 

“Gjëja më e bukur që kam dëgjuar ndonjëherë është: Nuk dua që të më humbasësh. Dua që të më kujtosh!”. Kështu është shprehur Al Pacino, i pyetur se si do që të mbahet mend nga njerëzit. Sot ai mbush 80-vjeç, duke qenë një legjendë e gjallë për aktorët dhe dashamirësit e kinemasë. Në intervistën e dhënë për “Interview Magazine”, aktori flet për fillimet e karrierës, çelësin e suksesit, dhe alkiminë e veçantë që ka pasur me regjizorët e filmave të tij më të suksesshëm.

Cila është idea juaj mbi lumturinë?

Angazhim, përqëndrim, përfshirje. Ideja ime e lumturisë, është se ne nuk e dimë kur jemi apo

jo të lumtur. Dhe as që mendojmë për këtë gjë. Shekspiri shkroi tek Hamleti: “Gëzuar, pasi nuk jemi shumë të lumtur; ne nuk jemi në fakt butoni mbi kapelen e fatit”. E dashuroj këtë thënie.

Çfarë gabimesh toleroni më shumë?

Me kalimn e kohës, kam zbuluar se toleroj shumicën e gabimeve, pasi nëse dikush tjetër i ka bërë ato, me siguri që i kam bërë edhe unë në një moment.

Cili nga personazhet që keni luajtur, ju ka mësuar më shumë mbi veten?

Është e shumë e vështirë të jap një përgjigje të saktë, pasi janë shumë role. Gjërat që kalon në jetë të ndryshojnë, sidomos filmat, pasi ato janë si një mikrokozmos, si mini-luftëra, ku t’i përfshihesh i gjithi. Dhe regjizorët janë “gjeneralët” tanë.

E kam parë këtë gjë me shumë aktorë. Ata janë luftëtarë. Nëse mundesh, dhe je në gjendje, mund ta sfidosh veten dhe të përfitosh nga kjo. Nëse fokusohesh shumë tek të bërit karrierë, mund të humbësh ekuilibrin, dhe të humbësh edhe veten. Karriera është shuma e gjërave.

Kur isha një aktor i ri në të 20-at, dikush më foli për karrierën, dhe unë nuk e dija se çfarë do të thoshte ajo fjalë. Unë nuk e dija çfarë ishte karriera. Në Village, në teatro-kafenenë tonë ne jepnim 16 shfaqje në javë. Duhet që të mbushnim arkën. Kështu jetuam. Kështu do të mbijetonim… Ndoshta aso kohe po bëja gjëra të çmendura, por nuk po mendoja për ndonjë  rrezik apo ndonjë gjë tjetër. Thjesht aktroja.

Po të mos ishe aktor, cilin profesion do të kishe provuar në jetë?

Thurës shportash (qesh). Një miku im thoshte dikur:”Unë do të nis të thurr shporta, në mënyrë që kur të më zbulojnë të tjerët, të jem i pari në këtë lojë”. Nuk e di. Mendoj se do bëja një punë që përfshinte edhe njerëz të tjerë si kuzhinierët, apo diçka e ngjashme.

Kam luajtur në një rol të tillë në filmin “Frankie & Johnny” në vitin 1991, dhe fillova të punoj

si kuzhinier për një farë kohe. Qëndrova në një vend për disa kohë, dhe kjo më pëlqeu. Në restorante ka një shoqëri të këndshme.

Si e keni arritur ekuilibrin midis disiplinës së bazuar tek skenari, dhe spontanitetit emocional?

Varet nga skenari, por duhet që të bësh shumë prova. Në fakt, gjëja më e çuditshme, është se sa më shumë që e provon, aq më spontan bëhesh. Është e kundërta e asaj që mendojnë njerëzit. Aktorët që nuk janë mësuar me këtë praktikë do të thonë:”Kur të vijë koha ime, unë dua të jem spontan”.

Dhe kjo është ajo që ndodh sot me shumë filma. Nuk ka më kohë për prova. Në provë, ti mund të bësh gjëra të ndryshme. Për shembull kur punoja me Sidnej Lamet, ai të jepte 3 javë kohë për të bërë prova vetjake me skenarin. Dikush ka thënë një here:Përsëritja më mban të bleruar!”. Ka një dallim midis tekstit që e lexon në një dhomë vetëm, dhe momentit kur e interpreton atë në sheshxhirimin e një filmi apo skenën e teatrit.

Ju keni punuar shumë herë me Sidnej Lamet, Frensis Ford Kopola dhe Brajan De Palma. Si arrinit t’u përshtateshit kineastëve, që kanë mënyra kaq të ndryshme të punës?

Kur isha më i ri, e kisha më të vështirë. Kisha debate, pasi regjizorët janë të ndryshëm. Por kur punon me secilin prej tyre, kjo të ndihmon pasi i njeh më mire, dhe e sheh se si punojnë. Ruga më e mirë për të mësuar, është të punosh konkretisht… Pasi nisa të bëja filmat e mi, mësova shumë mbi identifikimin e aktorit me regjisorin …Gjithçka është empati.

Nëse do të duhej të bëje një zgjedhje midis skenës dhe ekranit, cila do të ishte ajo dhe pse?

Unë e kam nisur karrierën në teatër, prandaj aty ndihem më komod. Por kam bërë kaq shumë filma, sa që edhe aty ndihem komod. Teatri është më i drejtpërdrejtë. Aty ka reagime të spektatorit, dhe zakonisht teksti është disi më i interpretueshëm për një aktor.

Arritjet tuaja janë shndërruar në një lloj steke, që aspirojnë ta mbërrijnë shumë aktorë të rinj. A ka ndonjë nivel performance që ti e kërkoje me ngulm kur u bëre aktor, dhe a e ke arritur atë?

Një gjë që kam bërë gjithmonë, dhe që është një instinkt natyral i imi, është të përpiqem të mos jem i ashpër me veten. Mundohem të mos kërkoj shumë nga vetja. Pasi kjo nuk më bën të ndihem mirë. Njeriu është gjithmonë në kërkim të arsyes madhore pse po bën atë që bën. Pra

unë jam duke e bërë këtë punë për t’u angazhuar në diçka, dhe çdo rol që luaj, jam duke

u përpjekur të bëj më të mirën. Nuk e lë asgjë pas dore. Dhe shumë herë, përpjekjet e mia nuk kanë dhënë frytet e duhura, dhe ky është një mister për mua.

Kur ishit i ri, kush ishte shefi në familjen tuaj?

Unë jam rritur në një familje me 3 gra dhe 1 gjysh. Nëna ime, motra e saj më e vogël dhe gjyshja ime. Dhe ato sundonin në familjen time. Ishte një periudhë shumë emocionuese në Bronksin e Jugut, nga ku vij unë. Ishim shumë të varfër, por unë kam qenë shumë me fat, pasi kur gjërat u përkeqësuan, unë u largova prej andej.

Jetova rrugëve dhe pata shumë aventura. Ishte një periudhë e vështirë. Por në shtëpi vendoste gjyshja ime. Pas saj vinte nëna ime. Ato ishin relativisht të reja në moshë. Nëna ime më lindi kur ishte shumë e re. Unë i detyrohem shumë asaj për atë periudhë në jetën time. U jam shumë borxhli atyre grave dhe gjyshit tim.

A e inkurajuan ata synimin tënd për t’u bërë aktor?

Jo, por më pranuan si aktor. Ata thoshnin gjithmonë:“Ai është një aktor”. Ajo që inkurajoi karrierën time ishte shkolla, mësuesit që më kujtohet se bisedonin gjithmonë me nënën time. Nuk do ta mësoj kurrë se çfarë i thane aaj për mua, por ato ishin fjalë inkurajuese. Megjithatë unë e braktisa shkollën e mesme për të punuar.

Ndaj edukimi im erdhi kryesisht nga teatri. Mentorët e mi ishin Çarli Lauton, Li Strasberg dhe natyrisht, Martin Bregman. Bregman ishte menaxheri im i parë. Ai më trajtoi si fëmijën e tij. Dhe në një rast më tha diçka që nuk ta thotë askush. Isha vetëm 25 vjeç, ai erdhi të më shihte në një shfaqje, dhe në fund të saj më tha shumë thjesht:”Unë do të të sponsorizoj!”. Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë atë fjalë.

Kur nisët karrierën, kishit ndonjë ide mbi llojin e aktorit që dëshironit të bëheshit? Cilat ishin ëndrrat?

Unë thjesht e doja atë që mësoja, letërsinë, gjithçka ndaj së cilës isha ekspozuar në Nju Jork. Isha një lexues i thekur. Natyrisht pengesë ishte varfëria, por kur je i ri kalon çdo gjë. Mund ta përballosh më lehtë. Me një copë picë, mund të shkosh shumë larg. Kushton vetëm 1.2 dollarë, dhe po aq edhe një biftek. Por në atë moshë mund të jetosh me çdo gjë. Nuk ka rëndësi. Dhe ti mund të shfrytëzosh çdo kalori të asaj pice. / Marrë me shkurtime nga Interview Magazine – Bota.al

Temat e fundit