Alec Baldwin - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Alec Baldwin

Alec Baldwin

· 6 · 848

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-08-2011, 11:46:00
Alec Baldwin i rikthehet universitetit

Alec Baldwin kërkon të bëhet me çdo kusht kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut në vitin 2013 dhe për këtë ka vendosur t’i rikthehet studimeve universitare.
Aktori do të ndjekë një master mbi politikën.

“Universiteti do të më ndihmojë që të kuptoj më mirë çështjet ligjore që lidhen me pozitën që pretendoj të marr”, është shprehur Baldwin. /top channel
« Editimi i fundit: 19-09-2019, 22:23:22 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 28-08-2011, 15:22:42
Alec Baldwin, bashkëjetesë me të dashurën

Alec Baldwin do të bashkëjetojë me të dashurën e tij Hilaria Thomas, e cila është edhe instruktoria e tij e jogës.
Miqtë e afërt të aktorit amerikan sigurojnë se martesa do të vijë në muajt e ardhshëm.

“Alec ka rënë në dashuri kokë e këmbë. Madje është takuar edhe me prindërit e saj”, thonë burime për mediat amerikane.

53-vjeçari Baldwin është 26 vjet më i ri se partnerja. Fakti interesant është se vitin e kaluar aktori kishte deklaruar: “Nuk ka gjë më të keqe se sa të zgjohesh në mëngjes me një femër 25 vjet më të re se vetja. Të vjen të vrasësh veten sepse nuk gjen asnjë temë bisede me një person nga i cili të ndan një diferencë moshe kaq e madhe.”

Duket se tashmë Alec Baldwin ka ndryshuar mendim. /top channel

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 28-08-2011, 19:12:22

53-vjeçari Baldwin është 26 vjet më i ri se partnerja.

Qenka cmendur ky. :D

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 30-01-2012, 13:22:58
Alec Baldwin kërkon një tjetër fëmijë. Aktori 53-vjeçar, i cili ka një vajzë 16-vjeçare me ish-bashkëshorten e tij Kim Basinger, ka pranuar se po mendon mundësinë për të krijuar një familje me partneren e tij 27-vjeçare Hilaria Thomas.

“A kam menduar për një tjetër fëmijë? Sigurisht, do të ishte shumë bukur, fantastike fare”, ka theksuar Baldwin.

Aktori deklaroi për ‘Access Hollywood’ se pati një periudhë kur mendoi se jeta e tij do të ishte e mërzitshme dhe e trishtueshme.

“Isha i martuar rreth 10 vjet dhe më pas u divorcova. Rrija në shtëpi dhe mendoja që do të kaloja pjesën tjetër të jetës në vetmi dhe monotoni. Por, erdhi një ditë e bukur kur unë takova në restorant Hilarian dhe jeta ime ndryshoi. Ajo është një nga femrat më të mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë”, shtoi Baldwin. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 19-09-2019, 17:34:56

 


Alec dhe Hilaria Baldwin janë aktualisht prindër të djemve Romeo, Leonardo, Rafael dhe vajzës, Carmen, ndërsa aktori ka edhe një vajzë tjetër të quajtur, Ireland.
Me gjashtë fëmijë, Hilaria Baldwin dhe Alec Baldwin janë në pritje të një fëmije tjetër.
Ylli i ‘Saturday Night Live’, 61-vjeçar, dhe gruaja e tij, 35-vjeçare, janë në pritje të një fëmije tjetër, derisa lajmin e njoftoi të mërkurën në rrjetin social, Instagram.

“Është me të vërtetë herët, por ne mësuam se është një një person i vogël brenda nesh”, ka thënë Hilaria. “Zëri i kësaj zemre të fuqishme më ka bërë të ndihem më të lumtur. Ne dëshirojmë të ndajmë këtë me juve, ne nuk do ta fshehim”

Këtë kohë nuk mund të them se u ndjeva mirë. Dua që të gjej paqe përgjatë këtyre muajve edhe pse akoma është shumë herët”.

Kjo foshnje do u bashkohet vëllëzërve të mëdhenj Romeo Alejandro David, 16 muajsh, Leonardo Ángel Charles, 3, dhe Rafael Thomas, 4, po ashtu edhe motrën e madhe Carmen Gabriela, 6, si dhe vajzën tjetër të Baldwin nga martesa me Kim Basinger.

Prindërit, të cilët u martuan në vitin 2012, filluan të mendonin për një fëmijë tjetër që pas lindjes së Leos.

“Ne ishim sikur, ne do kemi edhe një fëmijë tjetër?”, tha Hilaria për People në nëntor të vitit 2017, teksa ishte shtatzënë me Romeon. Le të provojmë diçka më ndryshe”.

  • Postime: 277
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 14-03-2021, 22:52:09
Aktori Alec Baldwin dhe partnerja e tij Hilaria,janë bërë së fundmi prindër për herë të gjashtë .

Hilaria solli në jetë një vajzë, me emrin Lucia, vetëm 5 muaj pasi  solli në jetë djalin  Edward . Kjo gjë  ka ngrejtur dyshime tek fansat të  cilët kanë  nisur të  komentojnë  në rrjetet sociale duke i kërkuar shpjegim aktorit.“Si i bëre dy fëmijë në 5 muaj?!”, “Dy lindje nga shtatori deri më tani? Po ju njerëz? Na shpjegoni se çfarë po ndodh ,shkruanin disa ndjekës.Menjëherë pas komenteve Alec ka reaguar por nuk ka dhënë  asnjë  informacion.“Unë u them njerëzve se gruaja ime është koleksioniste. Disa mbledhin makina, disa mbledhin orë, vepra arti. Gruaja ime mbledh bebe. “Ajo i do foshnjat”, u shpreh Baldwin.

Temat e fundit