Kanye West - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kanye West

Kanye West

· 11 · 805

  • Postime: 1072
  • Karma: +0/-0

ne: 17-05-2011, 06:50:07
Ylli i famshëm i hip-hopit Kanye West është në lidhje me bukuroshen shqiptare Angela Martini. West ishte ndarë nga modelja Amber Rose vitin e kaluar. Edhe pse mediat botërore kanë raportuar se ai është parë duke flirtuar me shumë bukuroshe me famë botërore duket se ai më në fund është rehatuar. Ai ka gjetur dashurinë [...]
      
      
« Editimi i fundit: 01-06-2020, 22:24:11 nga InfoZ »

  • Postime: 18089
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 17-05-2011, 07:22:06
Kaq keq paska mbet ky sa per tu lidh me ket?.. hmmmmm:...edhe kjooo :@

  • Postime: 1072
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 09-08-2011, 04:50:03
Të paktën kështu raporton New York Post. Sipas saj, këngëtari i njohur ka organizuar një party për promovimin e albumit të tij. Angela Martini kishte siguruar një ftesë nga producenti i West, por kur ky ka marrë vesh që Angela do vijë, ka lajmëruar që ajo të mos futet brenda. Nuk dihet e vërteta e [...]
      
« Editimi i fundit: 01-06-2020, 22:22:36 nga InfoZ »

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 01-06-2020, 22:26:49
John Legend ka treguar së fundmi në një intervistë për ‘The Times’ për shoqërinë me reperin Kanye West.
 

Artisti ka pohuar se distanca midis tyre nuk lidhet aspak me mbështetjen e West për Presidentin e Amerikës, Donald Trump.
“Nuk besoj se jemi më pak shokë për shkak të Trump. Mendoj që secili nga ne po merret me gjërat e veta, jemi në dy vende të ndryshme. Të dy ne kemi familjet tona për të cilat kujdesemi, nuk kemi më raporte biznesi me njëri-tjetrit dhe ky është thjesht rrethi i jetës”, ka pohuar Legend. Kujtojmë se kohë më parë John së bashku me partneren e tij, Chriss kalonin më shumë kohë me familjen Kardashian, megjithatë me kalimin e kohës duket se marrëdhënia e tyre është ftohur./lapsi.al

  • Postime: 28587
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 15-07-2020, 17:51:30
Kanye West ka hequr dorë nga gara presidenciale për vitin 2020. Fushata e reperit 43-vjeçar raportohet se është pezulluar në më pak se dy javë pasi ai konfirmoi me një postim në Twitter, vendimin për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në nëntor. Sipas një raporti të ri nga Intelligencer, një “specialist i sigurimit të votave” i quajtur Steve Kramer pretendon se West është tashmë “jashtë gare” pasi themeluesi i Yeezy-t kishte punësuar 180 njerëz staf, me pagesë dhe vullnetarë, për ta ndihmuar atë të sigurojë firmat e nevojshme. Kramer ishte një nga punonjësit e fushatës së punësuar nga West që do ta ndihmonte atë për ta çuar emrin në fletëvotimin në Florida, Karolinën e Jugut dhe shtetet e tjera. Specialisti pretendon se kishte “mbështetje të madhe” për ta dërguar reperin drejt votimeve. Por i pyetur pse West po e braktiste garën e tij presidenciale, Kramer nuk dha shumë sqarime: “Unë do t’ju njoftoj për atë që di, pasi të anuloj të gjitha gjërat tona”. Një burim i veçantë, i cili mbetet anonim, pohoi se njerëzit e punësuar do të paguheshin 5,000 dollarë për të ndihmuar West të mblidhte nënshkrime në Florida për të përmbushur afatin e votimit të 15 korrikut. Reperit i duheshin 132,781 nënshkrime të vlefshme nga votuesit në Florida në më pak se një javë.Një sondazh kombëtar tregoi se vetëm 2% e votuesve ishin duke menduar të zgjidhnin Kanye-n në zgjedhjet e nëntorit. Reperi njoftoi planet e tij për të kandiduar për president më 4 korrik, dhe me sa duket ëndrra e tij e madhe zgjati vetëm 10 ditë.Aktualisht pritet që ai të njoftojë personalisht tërheqjen nga gara./lapsi

  • Postime: 7514
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 12-08-2020, 14:49:27
Ishte bipolar dhe nuk I lehej ameriqia ne dore ketij se do na e bente me keq se Kim Kardashianin 😂

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 12-08-2020, 22:28:27
Ky vazhdon me te veten akoma. Eshte bere loder e republikaneve per t'i hequr ndonje vote demokrateve. Si karakter i pershtatet shume Trumpit. Duhet ta marre si Vice, sidomos tani qe dhe Biden zgjodhi nje afro-amerikane. :D

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 09-09-2020, 23:20:44
Kanye West përfundoi në spital me dëmtime të dorës pasi kishte shkruar shumë mesazhe.Ishte vetë reperi ai i cili konfirmoi se kishte përfunduar duke bërë disa injeksione me steroide, pasi kishte pasur dëmtime. Të martën në mbrëmje, Kanye publikoi në Twitter një fotografi të një radiografie që tregon dorën e tij të djathtë. Reperi shkruante se dëmtimi ishte si rezultat i “dërgimit të shumë mesazheve”.Nuk e dimë sesa mesazhe duhet të shkruash që të përfundosh në spital, por përgjigjen e presim nga Kanye./lapsi.al

  • Postime: 28587
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 08-01-2021, 10:56:29
Të gjithë u habitëm dy ditë më parë nga një teori që qarkulloi me shpejtësi, sipas së cilës Kanye West e kishte tradhëtuar Kim Kardashian me Jeffree Star. Ndonëse fillimisht zgjodhi t’i binte rrotull muhabetit duke i hedhur benzinë zjarrit më në fund YouTuberi dhe makeup artisti i fmashëm ka vendosur pikat mbi “i”.
Jeffree postoi një video një kanalin e tij të YouTube,të cilës i vendosi titullin “Sqarimi i situatës me Kanye”, në të cilën ai i quajti akuzat “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”.


Në fillim të videos ai u shfaq në garazh teksa shihte meme për të dhe Kanye. 35 vjeçari thotë: “Unë u zgjova dhe telefoni im po plaste dhe unë që po mendoja se çfarë skandali po ndodhte? Sinqerisht nuk kisha asnjë ide.”
Jeffree, i cili aktualisht jeton në Casper, Wyo., tha se ka marrë pafund mesazhe, telefonata dhe kërkesa për prononcim nga mediat në lidhje me thashethemet. Më pas i mohoi kategorikisht akuzat se ka fjetur me Kanye. “Unë jam beqar. Unë nuk jam duke fjetur me askënd,”-rrëfen ai. “Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake.”/lapsi

  • Postime: 28587
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 12-01-2021, 11:49:33
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit. Për këtë ndarje të tyre janë thënë shumë e shumë fjalë, aq sa u aludua se Kanye kishte tradhtuar Kim me Jeffree Star.
Në fillim ky supozim u ngrit në Tik Tok dhe u përhap me shpejtësi në media. Thuhej se Jeffree ishte zhvendosur për të jetuar pranë Kanye, mirëpo ai i hodhi poshtë të gjitha thashethemet. Ylli i “Youtube” tha se nuk ka fjetur kurrë me reperin dhe se të gjitha lajmet e përhapura për ta kanë qenë shumë qesharake.

Ndërkohë është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.
“Pasi divorci të finalizohet, Kanye ju ka thënë miqve të tij se e sheh të ardhmen e tij në Londër. Ai është i vendosur që ta përhapë korin e shërbimit të së Dielës në Evropë dhe mendon se Londra do të ishte një bazë e mirë”, kanë thënë burimet për “Mirror”.

Por, duket se edhe Kim i ka planet e qarta për periudhën e re që e pret. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo do i përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj. Ndonëse është shumë e mërzitur nga përfundimi i “The Keeping Up With the Kardashians”, Kim është tejet e emocionuar për punën me Hulu’.
“Kim është duke u përqëndruar në vitin e ri dhe shumë gjëra të mahnitshme që po vijnë. Ajo ka provuar gjithçka që mundet për t’i bërë gjërat të funksionojnë me Kanye por nuk po funksionon. Ajo e ka mbajtur marrëdhënien me shpresën e një ndryshimi dhe për hir të fëmijëve, por të gjitha shenjat tregojnë për divorc. Mundësia që i është ofruar i jep asaj një kontribut më kreativ dhe do të jetë një fillim i ri për të. Ajo është përqendruar në rritjen e fëmijëve të saj, që të jenë në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm, po ashtu është ndjerë e mbingarkuar duke u përpjekur të kujdeset edhe për të”.
Nga ana tjetër, fansat tashmë po spekulojnë se me kë do të dalë ylli i “Keeping Up With the Kardashians” pasi i dha duart reperit.
Shumë njerëz në Twitter po shkruajnë se 40-vjeçarja mund të dalë me analistin e CNN Van Jones, me të cilin ajo ka punuar dikur. Një person shkroi në Twitter: “Unë përpiqem të mos merrem shumë me showbiz por Kim Kardashian & Van Jones nuk më duken shumë larg njëri-tjetrit. Kim po përpiqet për t’u bërë një avokate. Van Jones është avokat. Të paktën i ka bërë llogaritë. ”
Në 2018, Jones u takua me Kim në Shtëpinë e Bardhë, teksa Jones tha për Andy Cohen në “Watch What Happens Live” në 2019 se ylli i reality-showt është “e shkëlqyeshme”, duke shtuar se ajo do të bëhet një avokate e mirë sepse është “tepër bindëse dhe këmbëngulëse”. Ai gjithashtu zbuloi në atë intervistë se ai është në kontakt me Kim disa herë në javë.

  • Postime: 28587
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 22-03-2021, 00:32:37
Së fundmi reperi Kanye West është bërë njeriu me ngjyrë më i pasur në ShBA.

Sipas kompanisë ‘Blomberg’ , pasuria e Kanye ka arritur deri në 6.6 miliardë dollarë duke ia kaluar basketbollistit ,Michael Jordan.’Bloomberg’ ka raportuar se linja e re e Yeezy Gap, e cila do të dalë këtë verë, pritet të vlejë më shumë se 970 milionë dollarë .Disa nga të ardhurat e tij vijnë gjithashtu nga 1.7 miliard dollarë ai fiton nga investimi i tij në etiketën Skims të Kim Kardashian./lapsi

Temat e fundit