Ashton Kutcher - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ashton Kutcher

Ashton Kutcher

· 9 · 1024

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 16-05-2011, 11:51:50
Ashton Kutcher do të zëvendësojë Charlie Sheen në serialin-komedi të CBS, “Dy burra e gjysmë”, kanë bërë të ditur burime nga Warner Bros.
Kutcher, që është i martuar me aktoren Demi Moore, është i njohur për shfaqjen televizive “Punk’d” dhe për personazhin Michael Kelso në një tjetër shfaqje televizive të Fox.



“Nuk mund ta zëvendësoj Charlie Sheen, por do të punoj shumë që të argëtoj të gjithë shikuesit”, ka deklaruar Kutcher.

Warner ndërpreu serialin dhe përjashtoi Sheen nga kasti dy muaj më parë për shkak të deklaratave të aktorit dhe problemeve të tij me alkolin dhe drogën.
« Editimi i fundit: 23-10-2011, 00:50:54 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 28-05-2011, 16:43:26
Nese ata Kutcher i japin rolin e nje karakteri tjeter, atehere dhe mund te funksionoje, por nese e vene te beje karakterin Charlie Harper, atehere s'ka per te funksionuar kurre. Le te shohim.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 28-07-2011, 15:05:48
Foto e Ashton Kutcher

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 23-10-2011, 00:48:08
Kutcher bëhet “militant islamik”



Javët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për aktorin Ashton Kutcher, me zbulimin e tradhëtisë nga bashkëshortja Demi Moore që duket se do ta rikthejë në beqari pas shtatë vitesh martese.

Pas të gjithë zërave spekulues që kanë qarkulluar rreth një prej çifteve më të famshëm të Hollivudit, Kutcher xhiroi një video, të publikuar në një rrjet social, në të cilën i adresohej mediave duke kërkuar më shumë ndershmëri nëpër to.

Megjithatë, ajo që bëri më shumë përshtypje se sa vetë fjalët, ishte pamja e Kutcher, i cili dukej se e kishte lënë veten tërësisht pas dore. Me flokë të shkatërruar dhe një mjekër të parruar prej kohësh, aktori hollivudian të krijonte përshtypjen e një luftëtari islamik, në videot e zakonshme të publikuar prej organizatave si Al-Kaeda. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 23-10-2011, 00:49:01




  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 18-11-2011, 16:10:35
Duket se martesa e Demi Moore dhe Ashton Kutcher ka arritur vijën e finishit.

Aktorja e mirënjohur e Hollivudit ka vendosur t’i japë fund lidhjes së saj 6-vjeçare me Kutcher.

“Është një trishtim i madh që kam vendosur t’i jap fund martesës 6-vjeçare me Ashton”, tha Moore. Si një grua, nënë dhe bashkëshorte ka disa vlera të cilat i konsideroj të shenjta dhe me këtë frymë kam zgjedhur të bëj përpara me jetën time”. 

Martesa 6-vjeçare e çiftit hollivudian u trondit nga publikimi i historisë së tradhëtisë së aktorit, i cili kaloi natën me një 22-vjeçare në një hotel në San Diego.
 
“Gjithmonë do ta kujtoj kohën që kalove me Demin. Por martesa është një prej gjërave më të vështira në botë dhe fatkeqësisht shpesh herë ajo dështon”, u shpreh Kutcher.   

Në javët e shkuara u duk sikur çifti po shkonte drejt pajtimit, pas daljeve të tyre në publik, por me sa duket Moore nuk ia ka falur dot tradhëtinë bashkëshortit të saj. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 18-11-2011, 16:11:00
Gjatë shtatë viteve të martesës së tyre, çifti Demi Moore dhe Ashton Kutcher ishte njëri prej më të famshmëve në Hollivud.

Gjithashtu, divorci të cilin aktorja e kërkoi zyrtarisht ditën e premte, rrezikon të jetë ndër më mediatikët dhe më të bujshmit ndonjëherë.

Siç zbulonte gjatë ditës “U.S. Today”, në gjykatë do të vendoset se si do të ndahen plot 290 milion dollarë, pasuria që çifti ka krijuar gjatë kohës së jetesës së tyre të përbashkët.

Mëngjesin e së premtes, Demi informoi se kishte vendosur të kërkonte divorcin me “keqardhje dhe trishtim të thellë”. Kutcher u përgjigj duke shkruar në “Twitter” se: “Koha me Moore është periudha më e bukur e jetës sime. Martesa është diçka e vështirë dhe fatkeqësisht, ndonjëherë në jetë ndodhin dështime”.

Marrëdhënia midis 49-vjeçares dhe partnerit të saj 16 vjet më të ri dukej perfekte deri në shtator, kur revistat rozë vërtetuan se Ashton kishte kaluar natën në dhomën e tij të hotelit me një 23-vjeçare, pas xhirimeve për një film. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 20-12-2011, 15:09:10
Aktori Ashton Kutcher do të rikthehet me shou-serinë e tij të famshme televizive “Punk’d”.
Në vitin 2012 Kutcher do të ri-sjellë sezonin e ri të programit argëtues televiziv të mbushur me skena qesharake nga yjet më të mëdha të skenës së shou-bizit, emision i cili fillimisht ishte lansuar nga viti 2003 deri në vitin 2005.

Shou “Punk’d” i vendosi në kurth disa prej yjeve më të mëdha, si Andy Roddick, Beyonce dhe Kanye West, dhe bëri Justin Timberlake të besojë se shteti amerikan po ia konfiskonte pasuritë për shkak të taksave të papaguara.

Që nga premiera e vitit 2003 në MTV, seria televizive ka nxitur versione të ndryshme ndërkombëtare në vende të ndryshme me format të ngjashëm. /Telegrafi/

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 20-05-2012, 01:01:04
Ai ishte gjeniu vizionar i gjigandit ‘Apple’, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare vitin e shkuar, pas një beteje të gjatë dhe të mundimshme me kancerin. Dhe kur informacionet e para se, Ashton Kutcher do të luante rolin e Steve Jobs në filmin kushtuar jetës së tij, filluan të qarkullonin, shumë hije dyshimi u ngritën nëse aktori i ri amerikan do të ishte në lartësinë e duhur për këtë rol.

Por pamjet më të reja që e tregojnë Ashton Kutcher në setin e xhirimeve të filmit më të ri janë një shenjë se të gjitha dyshimet do të merren mbrapsht. Ashton, 34 vjeç, shfaq një ngjashmëri absolute me gjeniun e ‘Apple’ në një moment të shkëputur nga xhirimet e filmit kushtuar jetës së tij, dhe pse nuk përcaktohej qartë se cilën periudhë të jetës së gjeniut ishte duke interpretuar, duke qenë se pamja të kujtonte Jobs-in e fundit të viteve ’70, ndërsa veshja ishte e ngjashme me atë që ai përdorte kohët e fundit.

Kur fillimisht u përfol emri i Kutcher për këtë rol, shumë menduan se ishte një shaka, derisa producenti i filmit Mark Hulme e konfirmoi zyrtarisht këtë gjë.

“Duke qenë se filmi do të mbulojë gjithë jetën e Jobs, pra edhe periudhën kur ai ka qenë i ri, në moshën 20-vjeçare, na duhej një aktor q të ishte i aftë të mbulonte jo vetëm periudhën e  rinisë  së Jobs në atë kohë, por edhe kompleksitetin e tij psikologjik si personazh. Duke u nisur nga fakti se Ashton ka një ngjashmëri fizike shumë të dukshme me Jobs, atëherë ai ishte një zgjedhje e përkryer për këtë rol”, – u shpreh regjisori.

“Jobs”, siç do të quhet edhe filmi, pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe do të trajtojë jetën e biznesmenit vizionar të njohur në mbarë botën, i cili arriti të ngjitej nga një hipi kalifornian, në themeluesin e gjigandit botëror ‘Apple’ dhe për këtë arsye për shumëkënd u bë simbol i suksesit. Steve Jobs u nda nga jeta tetorin e vitit të kaluar, në moshën 56-vjeçare, pas betejës sëmundjen e kancerit të pankreasit.

Temat e fundit