Beyonce - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Beyonce

Beyonce

· 22 · 1742

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 11-01-2010, 13:17:11
Beyonce, trupi më i dëshiruar i vitit 2009




Një pjesë e madhe e femrave në botë dëshirojnë që kur të shohin veten në pasqyrë të duken si ylli i muzikës R’n’B, Beyonce, dhe si aktorja Kate Winslet.

Ndërsa, shumë meshkuj në botë dëshirojnë që këto dy bukuroshe ti shohin në krevatin e tyre, kur të zgjohen në mëngjes.

Në anketën “Trupi më i dëshiruar i vitit 2009” të cilën e ka realizuar gazeta angleze, Daily Mail, kanë marrë pjesë rreth 2000 femra, të cilat kanë votuar femrat më të bukura të shou-biznesit.

Pas Beyonce dhe Kate Winslet radhiten Hally Berry, Kelly Brook, Sheryl Cole, dhe bukuroshja e vitit Megan Fox, ndërsa në këtë listë është edhe Lilly Allen.


TCH
« Editimi i fundit: 05-10-2011, 00:54:36 nga M A X »

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 11-01-2010, 13:18:20
Aahhhh e adhuroj e adhuroj si kengetare... :) :)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 19-07-2011, 01:08:08
Beyonce, mesazh ekuipazhit të Atlantis

Këngëtarja Beyonce ka regjistruar një mesazh për katër astronautët në anijen hapësinore Atlantis.
Artistja 29-vjecare i dërgoi ekuipazhit të anijes një mesazh të shoqëruar nga tingujt e këngës së saj, “Run The World Girls”.

“Mirëmëngjes Atlantis, unë jam Beyonce. Ju na frymëzoni të gjithëve ne për të guxuar për të jetuar ëndrrat tona, për të ditur se jemi të fortë dhe të zgjuar sa duhet që t’i arrijmë ato”, shprehej këngëtarja në mesazhin e saj.

Ajo i ka kushtuar një vëmendje të vecantë anëtares femër të ekuipazhit të anijes së NASA-s.

“Kjo këngë i kushtohet në vecanti Sandy-t, të gjitha grave që na kanë cuar në hapësirë dhe atyre vajzave që janë eksploratoret e së ardhmes”, është shprehur Beyonce. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 24-07-2011, 08:43:30
Beyonce, set fotosh për albumin e ri

Beyonce ka realizuar një set fotografik për promovimin e albumit të saj të ri, të titulluar thjesht “4”.
Këngëtarja 30-vjeçare është fotografuar nga Greg Gex në kryeqytetin e Francës, Paris.

Në çdo foto të këtij seti, Beyonce ka marrë poza joshëse, diçka që bëhet zakonisht për fotot e revistave. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 31-07-2011, 15:56:55
Beyonce: Kisha nevojë për 1 vit pushim

Beyonce është shprehur se ka qëndruar 1 vit larg botës së muzikës sepse po çmendej.
“Cdo gjë më dukej e paqartë. Nuk dija më se çfarë dite ishte apo në çfarë shteti ndodhesha. Rrija ulur në ceremoni, më jepnin çmimin dhe me mendje nuk isha fare aty, por mendoja për koncertin e radhës. Kështu që mendova për shëndetin tim mendor dhe vendosa të bëja 1 vit pushim”, shprehet këngëtarja për ‘The Sun’.

“Gjatë kësaj kohe kam pasur kohë të shikoja shumë gjëra. Kam shkuar në muze, në opera… Kam parë Murin e Madh kinez. Kam qenë edhe më parë në Kinë, por nuk kam pasur kohë ta shikoja”, shton Beyonce.

Beyonce është rikthyer sërish me albumin e saj më të ri, të titulluar “4”. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 29-08-2011, 13:14:05
Beyonce: Jam shtatzënë

Beyonce njoftoi mbrëmjen e kaluar se është shtatzënë, gjatë ceremonisë së “MTV Video Musi Awards”.
Këngëtarja u paraqit para fotografëve në tapetin e kuq me një buzëqeshje dhe me frazën: “Kam një lajm për ju!”

Menjëherë pas kësaj MTV publikoi lajmin në rrjetin Twitter.

Beyonce është e martuar me reperin Jay-Z që nga prilli i vitit 2008. /top channel

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 17-09-2011, 11:08:31
Eshtë në pritje të fëmijës së parë me bashkëshorten Beyonce, por për Jay Z flitet se ka një fëmijë 9-vjecar me modelen Shennelle Scott.

"Star Magazine" publikon se muzikanti ka harxhuar më shumë se një milion dollarë për të mbajtur në sekret të plotë ekzistencën e fëmijës, pasi testet e atësisë do të konfirmonin se djali është fëmija e tij biologjik.

E vërteta mbeti e varrosur për vite të tëra, sepse në certifikatën e lindjes së fjalit, baba rezulton të jetë Malik Sayeed, ish-partneri i Shennelle.

"Kur fëmija lindi, Malik mendonte se ishte djali i tij, por kur bënë testin e ADN-së u faktua e kundërta. Të gjithë e dinin se Shenelle ishte një vajzë e lehtë dhe se kishte qenë me Jay Z", tregon babai i Sayeed.

Sipas tij, Jay Z paguan Shenelle-n rregullisht, e kjo e fundit ka blerë një shtëpi fantastike në Trinidad, vend nga i cili është, ku jeton me gjithë familjen e saj.

Pas përhapjes së këtij lajmi ka reaguar Jay Z, i cili ka mohuar se është baba i fëmijës së modeles Scott.

"Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori qesharake. Njerëzve duhet t'u vijë turp që përdorin fëmijët për të bërë reklame", thanë përfaqësuesit e reperit.

Beyonce në pritje të fëmijës nga Jay Z

Beyonce tregon me krenari barkun e saj që sapo vjen e po rritet, pasi brenda tij po rritet një krijesë e mrekullueshme që pritet të lindë në fillimin e vitit të ardhshëm.

Këngëtarja e famshme po kalon disa ditë pushimesh në Kroaci, bashkë me babanë e fëmijës së saj Jay Z, pasi qëndroi disa kohë ne Itali.

Beyonce mbante veshur një kostum banjoje tepër të vecantë të bardhë që tregonte barkun, por njëkohësisht ishte shumë i përmbajtur në ekspozimin e pjesëve të tjera të trupit.

Artistja e madhe, po qëndron në jahtin e saj luksoz me bashkëshortin dhe me miqtë e ngushtë, me të cilët kaloi edhe ditëlindjen e saj të 30-të.

Beyonce në jahtin luksoz ftoi një artiste të madhe, miken e saj të ngushtë Gëyneth Paltroë. Aktorja dhe këngëtarja shtatzënë janë fotografuar në bordin e jahtit ndërsa bisedonin edhe me bashkëshortin dhe babanë e fëmijës së parë të Beyonce Jay Z.

Gëyneth,e cila është nënë e dy fëmijëve, vajzës Apple dhe djalit Moses, me siguri që i ka dhene këshilla të mira mikes së saj për mirërritjen e femijes.

Beyonce njoftoi gjatë ceremonisë së “MTV Video Music Aëards” se pret një fëmijë, ndërsa besohet se ajo është në muajin e pestë të shtatzanisë.

Këngëtarja u paraqit para fotografëve në tapetin e kuq me një buzëqeshje dhe me frazën: “Kam një lajm për ju!” Beyonce është e martuar me reperin Jay-Z që nga prilli i vitit 2008.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 05-10-2011, 00:54:10
Një Beyonce tjetër në videoklip

Këngëtarja e famshme amerikane, Beyonce, ka befasuar të gjithë publikun e saj në videoklipin më të ri, në të cilën ajo shfaqet aq e ndryshuar sa është e vështirë të njihet.

E frymëzuar nga moda e videve 1960, Beyonce shfaqet me një luk të panjohur më parë për të, me flokë të prera shkurt dhe një makiazh që e bën të duket tërësisht si tjetër njeri.

Këngëtarja, në pritje të një fëmije me reperin Jay-Z, pritet të largohet nga jeta aktive e spektaklit për disa kohë.

"Eshtë e qartë që në muajt e parë dua t'i dedikohem krejtësisht foshnjes sime. NUk kam bërë ende plane për rikthimin në skenë pas lindjes". /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 24-11-2011, 15:22:00
Pas suksesit me Destiny`s Child karriera soliste e Beyonce, një prej artisteve më të njohura të viteve të fundit, ka ecur me hapa gjigande. Këngëtarja texane është ndër imazhet më të njohura të skenave ndërkombëtare, këngët dhe videoclip-et e saj janë me siguri ndër më të shfaqurit nëpër televizione e radio, po ashtu shumë e vlerësuar dhe për zërin e saj. Para disa kohësh Beyonce u përfol për një operacion të mundshëm zbardhjeje të lëkurës, pasi që u shfaq në publik me një pigment të lëkurës i cilësuar tepër i bardhë. Gjithsesi një fotogaleri e këngëtares së famshme na tregon edhe një herë hiret dhe përshkruan karrierën e Beyonce. (a.s/BalkanWeb)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 27-11-2011, 01:15:28
Prej kohës kur publikoi lajmin se ishte në pritje të një fëmijë, Beyonce Knowles është shndërruar në të preferuarën e paparacëve. Së fundmi fotografët e kanë fokusuar këngëtaren shtatzënë në tapetin e kuq në Paris Theater në New York në promovimin e DVD-së më të fundit.

Bëhet fjalë për DVD-në e koncertit të saj “Live At Roseland: The Elements Of 4 deluxe” dhe më shumë se sa te promovimi i kësaj DVD-je, vëmendja ishte e fokusuar te shtatzënia e këngëtares, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ky koncert është edhe performanca e vetme që këngëtarja ka bërë me këngë të albumit të saj të fundit ‘4’, pasi u tërhoq më vonë sepse doemos që ka qenë e vështirë për të të interpretojë shtatzënë, duke mbajtur parasysh faktin që fansat e saj në çdo shfaqje në skenë, presin nga Beyonce një performancë shpërthyese.  Kjo DVD përfshin 2 disqe që përmbajnë koncertin e plotë dhe janë plotë 26 këngë dhe prej 29 Nëntorit do të mund të gjendet në çdo dyqan muzikor në të gjithë botën. /tch

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 20-12-2011, 14:36:54
Edhe pse Beyonce është ende çmendurisht e dashuruar me reperin Jay-Z, kjo nuk do të thotë që e njëjta gjë ndodh edhe mes atyre që e rrethojnë, kjo pasi martesa e prindërve të saj, zyrtarisht ka marrë fund.

Divorci i Mathju dhe Tina Knoules, është finalizuar muajin e kaluar në një gjykatë të Teksasit. Në bazë të dokumenteve, Tina, 57 vjeç, ka paraqitur kërkesën për divorc Mathjut, 60 vjeçar, që në vitin 2009.

Sipas TMZ, Tina deklaroi se martesa u shpërbë për shkak të "mospërputhjeve apo konflikteve të personaliteteve".
 
Çifti ishte martuar në vitin 1980 dhe janë prindër të Beyonce, 30 vjeç dhe Solange, 25.
   
Tina punon si një stiliste dhe bashkë-krijuese me Beyonce e markës së veshjeve “House of Dereon”. Ndërsa Mathju shërbeu si menaxher i Destiny Child dhe më vonë menaxher i Beyonce deri në mars, kur babai dhe vajza përfunduan marrëdhëniet e tyre profesionale. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 20-12-2011, 14:37:06
Jay-Z ka filluar të përshtasë menunë duke ngrënë të njëjtat gjëra me bashkëshorten e tij Beyonce, e cila është në muajt e fundit të shtatzanisë.

Mjekët kanë këshilluar këngëtaren të ketë kujdes me peshën dhe ajo ka filluar një dietë të rreptë vegjetariane. Në shenjë solidarizimi edhe reperi i famshëm amerikan ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë.

Burime për ‘US Weekly’ thonë gjithashtu se Jay-Z kthehet çdo ditë në shtëpi me lule dhe i përgatit banjën Beyonce-s para se ajo të flejë. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 01-01-2012, 09:53:10
Këngëtarja Beyonce ka lindur vajzën e saj. Sipas disa mediave, lajmi gjithsesi ende i pakonfirmuar nga vet Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z, emri i vajzës është Tiana May Carter. Beyonce është vendosur në spitalin “St.Luke’s Roosevelt” në një pjesë private në Nju Jork. Përfaqësuesit e këngëtares në SHBA dhe në Britani nuk dhanë asnjë koment pë kete lajm. (da.xha/BalkanWeb)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 17-01-2012, 22:54:27
   

Fotot e fundit të këngëtares Beyoncé kanë hapur polemika të shumta. Ylli i muzikës Pop shfaqet shumë e bardhë dhe thuhet se nuk është vetëm fotoshop por ajo ka filluar vërtetë të zbardhë lëkurën e saj. Fansat janë alarmuar për këtë gjë.”Përse vallë Beyoncé dëshiron të ndryshojë lëkurën, kur ajo është e mrekullueshme me ngjyrën e saj natyrale”- janë shprehur disa prej tyre. (er.cu/BalkanWeb)

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 18-01-2012, 14:16:11
Keshtu kur te tepron leku.. :D

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 07-02-2012, 23:44:20
Ekzaktësisht një muaj pasi lindi fëmijën e saj të parë, Beyonce rikthehet në publik jo e veshur me rroba të gjera për të fshehur peshën, por me një fustan të kuq të ngjitur pas trupit, që nxirrte në pah linja të shkëlqyera trupore.

Në mënyrë të pabesueshme, në katër javë që pas lindjes së Blue Ivy Carter, në 7 janar 2012, Beyonce u shfaq me një siluhetë tërheqëse, ndërsa tregoi krenare linjat e saj të shkëlqyera.

Rikthimi i 30-vjeçares në skenë ndodhi me rastin e promovimit të dy shfaqjeve të ardhshme, që do të drejtohen nga bashkëshorti i saj, Jay Z.

Përveç elegancës, këngëtarja ra në sy edhe për finesën me të cilën ishte veshur, jo vetëm për fustanin, por edhe bizhuteritë delikate që kishte përzgjedhur. /top channel

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 08-02-2012, 11:27:19
Yll duket vertet. :)

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 11-02-2012, 21:16:47
Ja dhe Blue Ivy..e bukul :engjell:





  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#18 ne: 14-02-2012, 22:43:44
Allah, ca s'ben leku ne ditet e sotme. :D

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 07-03-2012, 14:17:08
Beyonce do të luajë në filmin "One Hit Wonders"

Nëna e re, Beyonce Knowles, do të luajë në "One Hit Wonders", filmin e ri të Ryan Murphy, krijuesit të serisë shumë të popullarizuar, "Glee".

Filmi muzikor, në të cilin do të shfaqen edhe Cameron Diaz, Gwyneth Paltrow dhe Reese Witherspoon, bën fjalë për këngëtaret që gjatë viteve të 90-ta kanë pasur një karrierë të suksesshme solo, ndërsa 20 vjet më vonë vendosin që të rikthejnë lavdinë e dikurshme duke themeluar një supergrup.

Skenari ende nuk ka përfunduar, por roli për Beyoncen është krijuar. Filmi do të prodhohet pjesërisht nga Gwyneth Paltrow, e cila është shfaqur në disa pjesë të serialit "Glee", ndërsa këngët do t’i shkruajë komediani amerikan, Andy Samberg, raporton BBC Newsbeat.

Bashkëshortja e Jay-Z dhe nëna e çupëlinës, Blue Ivy Carter, përveç karrierës së suksesshme si solo këngëtare njëkohësisht ishte edhe anëtare e grupit të famshëm të përbërë nga femrat “Destiny Child”, ku së bashku me Beyoncen në këtë grup bënin pjesë Kelly Rowland dhe Michelle Williams.

  • Postime: 22
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 22-03-2012, 13:58:15
Beyonceee♥♥♥ zemrathyer: yll))

  • Postime: 7087
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 18-10-2012, 09:01:48
Shumica e njerëzve shohin më shumë spektaklin në pushimin midis pjesëve se sa vetë lojën e futbollit amerikan në finalen e madhe të “Super Bowl” dhe vitin e ardhshëm do të jetë Beyonce ajo që do të këndojë para më shumë se 114 milionë spektatorëve dhe telespektatorëve.

Një burim nga Super Bowl XL VII tha për ‘Associated Press’ se diva e muzikës botërore do të jetë protagonistja kryesore në spektaklin e datës 3 shkurt, në Mercedes-Benz Superdrome në Nju Orlins.

Pritet që njoftimi zyrtar të jepet të mërkurën e ardhshme. Këngëtarja 31-vjeçare ka qenë edhe më parë pjesë e një Super Bowl-i, kur në vitin 2004 këndoi himnin para fillimit të takimit mes New England Patriots dhe Carolina Panthers.

Këtë vit ishte Madonna e cila këndoi së bashku me CeeLo Green, Nicki Minaj, LMFAO dhe M.I.A. Spektakli i pushimit u ndoq nga 114 milionë telespektatorë, ndërsa vetë loja nga 111 milionë.

Mendohet që Beyonce do të shoqërohet në skenë nga bashkëshorti Jay-Z dhe nga ish-pjesëtaret e grupit Destiny’s Child: Kelly Rowland dhe Michelle Williams.

Temat e fundit