Bradley Cooper - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Bradley Cooper

Bradley Cooper

· 7 · 700

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 31-05-2011, 01:25:56
Aktorit Bradley Cooper i pëlqen shumë të jetojë me mamanë e tij.



36-vjeçari e ka zbuluar këtë gjë për revistën ‘Esquire’ duke treguar se tashmë jeton me nënën në vilën luksoze të tij në Los Angeles.

Pas ndarjes nga aktorja Renee Zellweger, Copper është beqar dhe gjithashtu në janar babai i tij ndërroi jetë. Që nga ajo kohë, protagonisti i “The Hangover” jeton me nënën.

“Më pëlqen shumë të jetoj me mamanë time”, ka thënë amerikani. /top channel
« Editimi i fundit: 28-07-2011, 15:06:45 nga M A X »

  • Postime: 7087
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 04-07-2011, 21:47:28
Bradley eshte shume i kendshem dhe i vecante. Se fundmi e kam pare ne krah te De Niros ne filmin Limitless, dhe me ka pelqyer

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 30-07-2011, 00:45:12
Bradley Cooper: Jam gati për “Hangover 3”

Bradley Cooper thekson se do të ishte i gatshëm të fillonte menjëherë xhirimet për një film të tretë “Hangover”.
Aktori mendon se është e nevojshme të bëhet pjesa e tretë e filmit komedi për ta mbyllur ashtu siç duhet sagën.

“Shpresoj që të realizohet Hangover 3. Më pëlqen shumë personazhi im në film, më pëlqen të punoj me Ed Helms dhe Zach Galifianakis (dy protagonistët e tjerë të filmit) dhe me regjisorin Todd Philips”, shprehet Cooper.

Dy filmat e parë Hangover paraqesin trion që i hyn telasheve pasi mundohen t’i kthehen normalitetit pas një nate ku kanë pirë aq shumë sa nuk mbajnë mend “heroizmat” e tyre. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 12-09-2011, 13:33:05
Romancë mes Jennifer Lopez dhe Bradley Cooper?

Jenniffer Lopez nuk e ka duruar shumë statusin e beqares pas divorcit nga Marc Anthony, me të cilin ishte e martuar prej 7 vitesh.

Sipas ‘TMZ’, këngëtarja duket se ka gjetur një partner të ri. Jennifer Lopez është parë duke darkuar me aktorin Bradley Cooper mbrëmjen e kaluar në New York.

Jennifer Lopez njoftoi ndarjen nga bashkëshorti i saj Marc Anthony në 15 korrik, ndërsa aktori Bradley Cooper është ndarë nga aktorja Renee Zellwegger marsin e kaluar pas një viti frekuentimi.

Përsa i përket karrierës profesionale, Lopez po xhiron filmin “Parker”, ku do të interpretojë edhe Jason Statham, ndërsa Cooper do të shfaqet sërish në sallat e kinemasë me filmin e ardhshëm “Words”, ku interpretojnë edhe aktorët Dennis Quaid, Zoe Saldana dhe Olivia Wilde. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 18-11-2011, 16:11:31
Revista ‘People’ ka zgjedhur aktorin amerikan Bradley Cooper si mashkullin më seksi të vitit.

Aktori 36-vjeçar, protagonist i filmave ‘The Hangover’, ‘The A-Team’ apo ‘Limitless’ është një nga aktorët kryesorë hollivuadianë ditët e sotme.

“Mendoj se kam një paraqitje të pranueshme. Ka raste që dukem shumë mirë, por ka edhe raste që dukem tmershëm”, tha Cooper për revistën ‘People’.

‘People’ thekson se nuk janë vetëm sytë e kaltër dhe buzëqeshja tërheqëse ato që i kanë dhënë çmimin Cooper-it, por edhe aftësia për të qëndruar me këmbë në tokë pavarësisht famës.

“Kur mora vesh lajmin, gjëja e parë që mendova është se sa e lumtur do të ishte nëna ime për këtë”, tha aktori. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 18-11-2011, 16:16:06
Aktori Bradley Cooper u zgjodh nga revista “People” si mashkulli më seksi i vitit.

Revista ‘People’ argumenton se aktori 36-vjeçar u zgjodh jo vetëm për sytë e kaltër dhe buzëqeshjen tërheqëse, por edhe për aftësinë e tij për të qëndruar me këmbë në tokë, pavarësisht famës.

“Mendoj se është vërtet mirë që një djalosh që nuk duket si model të marr një titull të tillë. Mendoj se jam një djalosh që duket mirë. Shpeshherë unë mund të dukem mirë, por disa herë edhe shumë keq”, deklaroi Cooper.

(er.nu/BalkanWeb)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 24-01-2021, 21:25:08
Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë dyshja që pëlqehen më së shumti nga audienca e gjerë.

Kjo ka ardhur si pasojë e raportit të tyre të tanishëm, edhe pse pas ndarjes kishin pasur disa krisje, shkruan Daily Mail. Së fundmi, ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi po mundohet të qëndrojnë më afër vajzës së tyre.
Ish-çifti të cilët u ndanë në vitin 2019, kanë parë në New York City, duke dalë nga shtëpia e aktorit. Bukuroshja brune është shfaqur me një bluzë portokalli, të cilën e përshtati me një palë pantallona të thjeshtë.

Në anën tjetër Cooper edhe kësaj radhe mori vëmendje me veshjen, derisa mbante edhe maskë mbrojtëse./lapsi

Temat e fundit