Demi Moore - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Demi Moore

Demi Moore

· 13 · 1018

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-07-2011, 13:04:54
 


Çifti i famshëm i Hollywood-it, Demi Moore dhe Ashton Kutcher, ka vendosur të ndahet pas 6 vitesh martesë, shkruajnë tabloidët amerikanë. Lajmin për divorcin e bujshëm së shpejti pritet ta konfirmojë edhe Demi dhe Ashton. Ylli i serisë “Happy Seventies” dhe ish-bashkëshortja e Bruce Willis-it, janë njohur në vitin 2003 dhe dy vjet më vonë dolën së bashku para altarit. Që prej asaj kohe, pavarësisht diferencës së madhe në moshë, lidhja e tyre është konsideruar një nga më të konsoliduarat mes çifteve të famshëm në Hollywood. Mediet shkruajnë se arsyeja për ndarjen mes tyre, janë lidhjet e shumta jashtëmartesore të Ashtonit me femra të tjera. “Ashton dëshiron të jetë i lirë dhe të argëtohet me kë të dojë”, - ka thënë një burim i afërt me aktorin. Vitin e kaluar, dy dashnore të supozuara të Ashton folën në media në lidhje me aventurat e tyre me aktorin e njohur, duke bërë që Demi të braktiste për pak kohë të shoqin. Ajo më pas vendosi t’i japë edhe një shans martesës, por mesa duket nuk ka mundur të durojë dot më lajthitjet e Ashton-it. /Standard.al
« Editimi i fundit: 21-09-2019, 23:16:06 nga M A X »

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 09-09-2011, 13:46:40
Genjeshterrrr...... ..................k eta jan shume loved-up

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 10-10-2011, 14:15:55
Demi Moore kërkon divorcin


Demi Moore është takuar me një avokat divorcesh pasi përpjekjet e saj për të shpëtuar martesën me Ashton Kutcher nuk kanë pasur sukses.

Martesa e 48-vjeçares arriti fundin pas raportimeve se bashkëshorti i saj 33-vjeçar e kishte tradhëtuar me një 23-vjeçare.

Mediat rozë amerikane bëjnë të ditur se tashmë Moore po konsultohet me një avokat për të parë efektet që do të ketë divorci në pasurinë e saj që llogaritet të jetë rreth 100 milionë dollarë.

Aktorja është divorcuar edhe dy herë të tjera në jetën e saj para se të martohej me Kutcher. Freddy Moore dhe Bruce Willis kanë qenë bashkëshortët e mëparshëm. /top channel

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 10-10-2011, 14:58:29
mos me thuaj.....si lum ajo e dashura e re Kutcher...sa i mire qe eshte ore aman ...

ja dhe disa nga fotot me te dashuren e re...edhe pse kurre ska bukurine e Demi Moore

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#4 ne: 10-10-2011, 15:07:10
ja dhe nje foto tjeter

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#5 ne: 10-10-2011, 15:07:52
ja dhe nje foto te dy bashke.....kjo eshte si majmun para Demit perfundimisht...po nejse pak reklame si ben keq

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 18-11-2011, 16:17:32
Ka qenë një ndër martesat më të përfolura, të ndjekura dhe publikuara në rrjetet socialë në botën e yjeve të Hollywood-it, dhe tashmë ka mbërritur në stacionin e saj të fundit.

Demi Moore ka deklaruar se ka nisur praktikat e divorcit nga Ashton Kutcher, pas gjashtë vjetësh martesë.

“Me trishtim dhe dhembje të madhe kam vendosur të përfundoj martesën time gjashtë vjeçare me Ashton. Si grua, nënë e bashkëshorte kam disa vlera që i quaj të shenjta, dhe prandaj kam vendosur të vazhdoj jetën time më tej”, ka thënë aktorja në një deklaratë.

”Ky është një moment impenjativ për mua dhe familjen time, kështu që u kërkoj të njëjtin mirëkuptim dhe respekt të privatësisë që do ti jepnit çdonjërit që do të ndodhej në këtë situatë”

Shkaku i ndarjes kanë qenë aventurat e 33 vjeçarit Ashton Kutcher, i zbuluar nga tabloidë të ndryshëm në shoqërinë e femrave të tjera, larg nga bashkëshortja 48 vjeçare.

(a.s/BalkanWeb)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 20-11-2011, 00:00:18
Biseksualiteti i Demi Moore ishte shkaku i ndarjes së saj me Ashton Kutcher. Kjo është deklarata e një burimi të afërt me ciftin hollivudian, cituar nga tabloidi britanik, DailyMail.

“Moore tërhiqet aq shumë prej femrave sa për meshkujt. Cifti respektonte njëri-tjetrin, pavarësisht se ishin në dijeni të flitrimeve të të dyja palëve. Për vite me radhë, marrëdhënien e tyre të vecantë e dinte vetëm rrethi i miqve në Hollivud. Si Demi ashtu edhe Ashton, arritën ta mbajnë larg publikut lidhjen e tyre”, shkruan Daily Mail.   
Gjatë shtatë viteve të martesës së tyre, çifti Demi Moore dhe Ashton Kutcher ishte njëri prej më të famshmëve në Hollivud.

Gjithashtu, divorci të cilin aktorja e kërkoi zyrtarisht ditën e premte, rrezikon të jetë ndër më mediatikët dhe më të bujshmit ndonjëherë.

Siç zbulonte gjatë ditës “U.S. Today”, në gjykatë do të vendoset se si do të ndahen plot 290 milion dollarë, pasuria që çifti ka krijuar gjatë kohës së jetesës së tyre të përbashkët.

Mëngjesin e së premtes, Demi informoi se kishte vendosur të kërkonte divorcin me “keqardhje dhe trishtim të thellë”. Kutcher u përgjigj duke shkruar në “Tëitter” se: “Koha me Moore është periudha më e bukur e jetës sime. Martesa është diçka e vështirë dhe fatkeqësisht, ndonjëherë në jetë ndodhin dështime”.

Marrëdhënia midis 49-vjeçares dhe partnerit të saj 16 vjet më të ri dukej perfekte deri në shtator, kur revistat rozë vërtetuan se Ashton kishte kaluar natën në dhomën e tij të hotelit me një 23-vjeçare, pas xhirimeve për një film. /top channel

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 27-01-2012, 13:34:09
E shtruar në spital vetëm para pak ditësh, burimet e The Sun bëjnë të ditur se aktorja 49-vjeçare është diagnostikuar anoreksike dhe mendohet se tashmë ndodhet e shtruar në pavijonin e rehabilitimit.

Problemet e saj shëndetësore janë pasojë e problemeve që ajo pati me Ashton Kutcher, për të cilin u zbuluan tradhtitë që i kishte bërë pikërisht në muajin e gjashtë vjetorit të martesës së tyre.

Teksa Demi ndodhet e shtruar në spital, e katandisur nga pasojat e një marrëdhënieje të dështuar, Ashton ndodhet në Brazil duke kaluar ditë pushimi me shoqërinë e tij.

Problemet shëndetësore të Demit janë bërë shkak që ajo të ‘përjashtohet’ nga roli që i ishte caktuar për të interpretuar rolin e yllit të pornit Linda Lovelace

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#9 ne: 27-01-2012, 14:07:13
si majmun u bo dhe kjo.....

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 06-02-2012, 00:05:57
E rritur nga dy prindër të alkoolizuar që ndërronin shtëpi dhe qytet në Amerikë dy herë brenda një viti, një fëmijëri e vështirë, për të ardhur tek arratisja nga shtëpia në moshën 16-vjecare me ëndrrën e madhe për t’u bërë aktore.

Këto ishin hapat e parë të jetës së Demi Moore e lindur në vitin 1962 në Rosuell në Nju Meksiko. Pas arratisjes nga shtëpia në moshën 16-vjecare, me ëndrrën se do të bëhej një aktore e madhe, mashtrohet shpejt dhe përfundon në duar të “producentëve” të gabuar të cilët e shfrytëzojnë për një set fotografik nudo.

17 vjec martohet me kitaristin Freddie Moore me të cilin divorcohet në vitin 1985 duke ruajtur mbiemrin e tij. Hapat e saj të para në ekran do të ishin në serialin “General Hospital”. Në të njëjtën periudhë regjisori Joel Schumacher e pushon pas abuzimit të saj me kokainën dhe alkoolin, fakt të cilin ajo se ka fshehur asnjëherë duke deklaruar: “Ishin vitet ’80, ishte Hollywood, droga e alkooli tolerohej e këtu u përfshiva edhe unë”.

Në vitin 1987, pas dy marrëdhënieve të shkurtra me Sean Penn dhe Rob Lowe martohet me Bruce Willis, “goditja e saj e madhe”. Frut i martesës janë 3 fëmijët, Rumer që lind në 1988, Scout LaRue në vitin 1991 dhe Tallulah Belle 1994.

Kur ishte shtatzënë me Scout LeRue në vitin 1991, pozon nudo për revistën “Vanity Fair” duke thyer një tabu, Po në këtë vit formon “Planet Hollywood”, me bashkëshortin e saj Bruce Willis, Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone, ndërkohë që një vit më parë, në filmin “Shpirti” me Patrick Swayze, Demi Moore u bë e famshme në të gjithë botën. Filmi vetë shënoi arkëtime rekord për kohën, plot 507 milion dollarë dhe dy cmime OSCAR.

Në vitin 1996 është një grua 33-vjecare dhe mama e tre fëmijëve, por kjo nuk e pengoi të zhvishej për filmin “Streaptease”, që e bëri dhe aktoren më të paguar në Hollywood, plot 12 milion dollarë do të përfitonte Demi nga ky film.

Një vit më vonë, një tjetër kapitull, nga striptiste, shndërrohet në një “mashkull”. Me kokën të qethur dhe muskuj prej mashkulli, Demi shfaqet krej ndryshe. Bëhet fjalë për filmin “Soldier Jane”.

Në vitin 1998, Demi zyrtarizoi fundin e martesës me Bruce Willis, divorc nga i cili përfiton plot 100 milion dollarë. Sytë e të gjithë Hollywood-it u drejtuan nga ajo, të gjithë duke pyetur: A do të mbijetojë? Në atë kohë flitej se shkak i divorcit me Bruce ishte një marrëdhënie jashtëmartesore e Demi-t me Leonardo DiCaprio në atë kohë 23 vjec, 12 vite më i ri se ajo dhe një “yll” kinemaje në ngjitje pas bumit të “Titanikut”.

Në vitin 2005, Demi Moore ishte e para “në kërkim” të një burri të ri, duke lancuar një tendencë që pak vite më vonë do të bëhej globale. 42-vjec, ajo martohet me Ashton Kutcher 27 vjec. Kaq mjaftoi për të nisur kalvari i shkrimeve në media për ndërhyrje plastike të Demi Moore. Disa shkuan edhe më tej, duke deklaruar se Moore kishte shkuar aq larg me operacionet plastike sa kishte bërë edhe gjunjtë. Megjithatë, vetë aktorja i mohoi të gjithë këto zëra.

Për të ardhur në vitin 2010, ku së bashku me bashkëshortin e saj Ashton, publikonte rregullisht foto intime në rrjetin social Twitter, duke kontribuar, ndoshta pa vetëdije, në përhapjen e këtij rrjeti social në të gjithë botën.

Në fund të 2011, pas shumë zërave martesës së saj me Ashton Kutcher i erdhi fundi, dhe shkak ishte tradhëtia e tij me një femër tjetër. Por, megjithëse ndarjet e tjera në jetën e saj i kishte përballuar me sukses, kjo me Kutcher mesa duket e “shkatërroi” aktoren. Në publik shfaqet tejet e dobësuar dhe në ditët e para të 2012 do të përfundonte në spital, shkak ishte zëvendësimi i ushqimit me pije energjike.

Por cila do të jetë lëvizja e ardhshme e Moore? Goditja e ardhshme e saj? Askush s’mund ta dijë, por US Weekly shkruan për një flirt të saj me anë të mesazheve me Zac Efron, 24-vjecari i bërë i famshëm me “High School Musical”, ndërsa “People” për një “ngacmim” nga ana e saj të Ryan Rottman, 27 vjec i fejuari i Victoria Justice.

Por se sa të vërteta janë këto zëra? Të presim…

/top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 21-09-2019, 23:17:46

 


Demi Moore nuk ka ndërmend të përjashtojë as edhe një fragment të jetës, nga libri i saj i ri. Aktorja është e gatshme të çlirohet nga sekretet më të errëta, që duket se e mundojnë prej kohësh.

Në librin e Moore-it tregohet se si ish-bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher e tradhtoi dy herë përgjatë martesës së tyre 8-vjeçare, me Brittney Jones-in dhe Sara Leal- in.

Po kështu, Demi rrëfen se shpeshherë është ndjerë e detyruar nga Kutcher për të kryer marrëdhënie treshe dhe i është dashur të pranojë dy të tilla për t’u dukur “një grua e mirë”.

“Doja t’i tregoja se sa e paparë dhe argëtuese mund të isha”, tregon Moore për “Inside Out” duke e cilësuar këtë sjellje të saj si “të gabuar”. Romanca e tyre nisi në vitin 2003 dhe dy vite më vonë, në 2005-n dyshja kurorëzoi dashurinë.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 29-01-2021, 22:34:51
Çelja e sfilatës Couture të Fendi-t në Paris, për Pranverë-Verën e 2021-shit rezervoi një surprizë; shfaqjen në pasarelë të yllit Demi Moore. Portreti i aktores 58-vjeçare shkaktoi reagime të shumta, duke nxitur kështu zërat që thonë se Moore i është nënshtruar operacioneve të kirurgjisë plastike. Ndjekës të shumtë të artistes, pas daljes së saj të djeshme përpara kamerave thanë se tanimë ajo nuk njihet dhe se nuk ka më asgjë të përbashkët me veten e saj dikur.

“Çfarë i ka bërë Demi Moore fytyrës? Hmmmmm, çfarë ka ndodhur me portretin e saj? Dreq o punë! Mendova fillimisht se ishte Caitlyn Jenner”, qenë disa nga komentet e fansave të saj, të cilëve nuk u shpëtoi sipas tyre, tjetërsimi i portretit.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Demi përflitet për ndërhyrje estetike.
Në vitin 2003 u tha se aktorja shpenzoi 250,000 dollarë në kirurgji plasitke, për të shndërruar dukjen e fytyrës dhe trupit të saj, në filmin “Charlie’s Angels: Full Throttle”.

Temat e fundit