Eva Longoria. As shtëpiake, as e dëshpëruar - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Eva Longoria. As shtëpiake, as e dëshpëruar

Eva Longoria. As shtëpiake, as e dëshpëruar

· 5 · 913

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-09-2009, 16:54:20
Eva Longoria

As shtëpiake, as e dëshpëruar

Kanë kaluar pak më shumë se dy vjet që kur Eva Longoria dhe Toni Parker vunë kurorë në Parisin romantik, por kjo nuk u mjaftoi për ta kujtuar atë si ditën më të rëndësishme të jetës. Tani kanë ndërmend të bëjnë një tjetër martesë

Ajo është ylli i serialit "Shtëpiake të dëshpëruara", ndërsa ai basketbollisti i famshëm i NBA-së. Ajo është 34 vjeçe, ndërsa ai 26 vjeç, por ajo çka është më e rëndësishme qëndron në faktin se të dy janë shumë të lumtur. Kanë kaluar pak më shumë se dy vjet që kur Eva Longoria dhe Toni Parker vunë kurorë në Parisin romantik, por kjo nuk u mjaftoi për ta kujtuar atë si ditën më të rëndësishme të jetës. Tani të dy, edhe pse sapo kanë nisur impenjimet e tyre profesionale, kanë në mendje të bëjnë një tjetër martesë. "Bashkë me Tonin po mendojmë të shprehim edhe njëherë premtimet tona. Më duket sikur jemi martuar dje, ndaj dua ta bëj përsëri këtë gjë. Martesa jonë ka qenë kaq e shpejtë dhe frenetike, sa më është dukur se po e jetoja këtë eksperiencë jashtë trupit tim. Duam ta bëjmë sërish, sepse na pëlqen të jemi të martuar. Kujtimet për martesën e parë më duken të largëta. Lidhja jonë e para gjashtë viteve është bërë më e fortë dhe më e konsoliduar. Çdo ditë e më shumë na pëlqen ideja që jemi bashkë", tregon Eva. Për momentin, detaje të reja nga planet e çiftit nuk bëhen të ditura, por ajo nuk nguron të tregojë disa sekrete nga jeta e tyre së bashku. Ja cilat janë pasionet dhe dëshirat e një prej çifteve më të pëlqyer dhe më "glamour" të momentit.

Eva, është e vështirë të keni shumë shokë meshkuj kur jeni e martuar?

Jo, absolutisht. Madje jam shumë e lumtur që kam miq të cilët janë si vëllezër për mua, si për shembull Xhemi Foks apo Mario Lopez. Është e vështirë kur ke një lidhje apo martesë të pasigurt dhe partneri nuk ka besim fare te ti. Nuk ndihem e kërcënuar nga shoqet e Tonit, ashtu si Toni nuk ndihet i kërcënuar nga shokët e mi. Nuk jemi xhelozë për njëri-tjetrin. Nuk kemi arsye.

Ju dhe Toni flisni shpesh për besimin?

Besimi është thelbi i lidhjes sonë. Ju do të mendoni se ngaqë ai është atlet dhe unë jam aktore, dhe sepse ne jemi gjithmonë larg njëri-tjetrit... Por nuk është kështu. Besimi, dashuria dhe respekti që kemi, kanë gjashtë vjet që na mbajnë bashkë. Ne përpiqemi me të gjitha mënyrat mos të shpërdorojmë asnjë prej tyre.

Si ia bëni kur jeni larg njëri-tjetrit për shkak të impenjimeve?

Dërgojmë e-mail-e, mesazhe apo çatojmë me kamera. Sot i kemi të gjitha mënyrat për të qenë të lidhur në çdo moment. Toni gjithmonë bën shaka dhe më thotë: "Po zemër, jam gjithmonë i lidhur pas teje".

Ju jeni 34 vjeçe ndërsa Toni 26? Cili është avantazhi më i madh të jesh e martuar me një burrë më të ri se vetja në moshë?

Më pëlqen energjia që ai ka për të bërë gjithçka. Është më i hapur ndaj të gjitha mundësive, përveç dashurisë dhe mirësisë që rrezaton. Kjo e bën një grua të ndihet më mirë. Kur bëhet fjalë për një lidhje, ato gjithmonë janë më të kujdesshme, pavarësisht moshës.

Çfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë së bashku?

Na pëlqen të qëndrojmë në shtëpi shtrirë dhe të shohim filma. Po ashtu ne jemi shumë të dhënë pas ushqimit. Ai është europian, i pëlqen vera dhe djathi francez. Po ashtu edhe mua. Një tjetër pasion i yni është të shijojmë darka të këndshme larg shtëpisë.

Me kaq shumë ushqim sa thoni se konsumoni, si arrini ta mbani veten në formë perfekte?

Kam një trajner personal, i cili merret vetëm me mua katër herë në javë. Bëjmë ushtrime shumë të vështira së bashku, përveç vrapit praktik që bëj vetë disa herë në javë në ajër të pastër. Për sa i përket ushqimit, po mundohem të konsumoj produkte vegjetariane. Frutat dhe perimet e gjelbra janë primare. Produktet e mishit dhe peshkut, vetëm një herë në javë.

Si i zgjidhni mosmarrëveshjet?

Ne nuk shkojmë kurrë në shtrat të mërzitur. Çdo gjë duhet të zgjidhet para se të shtrihemi. Një tjetër rregull që kemi është se askush prej nesh nuk ka të drejtë. Ne nuk duhet të kemi të drejtë. Unë dua që Toni të më kuptojë në atë që them. E njëjta gjë vlen edhe për të.

Keni kaluar periudha të vështira së bashku?

Disa kohë para se të martoheshim. Ishim shumë kohë larg njëri-tjetrit dhe nuk po përshtateshim dot. Nuk po gjenim dot vendin dhe as mënyrat se ku duhej të takoheshim. Ishte hera e parë që menduam për t‘u ndarë.

Pse menduat se korriku i 2007-ës ishte koha e përshtatshme për t‘u martuar?

Nuk kam bërë kurrë plane në jetën time. Nuk e kam thënë kurrë që dua të martohem në këtë moshë dhe të kem kaq apo aq fëmijë. U martova në moshën 32-vjeçare. Tamam në kohë për familje dhe fëmijë. Gjërat, nëse planifikohen, nuk ndodhin. Ato duhet të vijnë natyrshëm.

Si ju propozoi Toni?

Më bukur se sa e kisha imagjinuar. Unë u trondita shumë. Ishte ora dy e mëngjesit. Toni u ul në gjunjë. Ishte shumë nervoz dhe kjo më pëlqeu shumë. I thashë: "Zemër ti e di se sa shumë dua të martohem me ty".

Ju po mendoni për një martesë të dytë, apo jo?

Është e vërtetë. Bashkë me Tonin po mendojmë të shprehim edhe njëherë premtimet tona. Më duket sikur jemi martuar dje, ndaj dua ta bëj përsëri këtë gjë. Martesa jonë ka qenë kaq e shpejtë dhe frenetike, sa më është dukur se po e jetoja këtë eksperiencë jashtë trupit tim. Duam ta bëjmë sërish, sepse na pëlqen të jemi të martuar. Kujtimet për martesën e parë më duken të largëta tashmë. Lidhja jonë që para gjashtë viteve kur jemi lidhur është bërë më e fortë dhe më e konsoliduar. Çdo ditë e më shumë na pëlqen ideja që jemi bashkë.

G.Shqip

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 18-07-2011, 14:26:05
Eva Longoria ia del mbanë edhe “Pa Burra”

Eva Longoria po mundohet të heqë nga vetja imazhin e vajzës sipërfaqësore që e ka “fituar” falë interpretimit në serialin “Shtëpiake të Dëshpëruara”.
Në filmin e saj të fundit “Without Men” (Pa Burra), aktorja luan rolin e Rosalbës, e cila udhëheq gratë e një fshati në Amerikën Latine ku të gjithë burrat, përveç priftit, janë të rekrutuar si ushtarë.

Kështu që ajo përfundon duke pasur një marrëdhënie me shoqen e saj, të interpretuar nga Kate del Castillo.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 30-09-2011, 22:57:09
Eva Longoria aktorja më e paguar e vitit

Eva Longoria dhe Tina Fey gjenden ne krye të listës së Forbes për aktoret më të paguara televizive për këtë vit, duke fituar secila nga 13 milionë dollarë nga maji i vitit 2010 deri në majin e këtij viti.

Dhjetë femrat më të paguara në botën e televizionit, bëjmë fjalë për aktoret, kanë fituar së bashku 94 milionë dollarë,

Eva Longoria besohet t’i ketë gjeneruar fitimet nga fushatat reklamuese L’Oreal dhe LG, përderisa Fey nga 30 Rock.
(m.a/tg/BalkanWeb)

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 06-02-2012, 10:58:19
Of course, e pse te jete shtepiake kjo? :D

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 11-11-2020, 23:52:08
Gjatë paraqitjes së saj më 8 nëntor në MSNBC, Eva Longoria diskutoi ndikimin që votuesit latinë patën në zgjedhjet presidenciale.

Në vend që të përqendrohej më së shumti në arritjet e grave latine, Eva i tha prezantuesit Ari Melber:

“Ju e patë se çfarë bënë gratë me ngjyrë në Georgia, por gratë latine ishin heroinat e vërteta”.

Njerëzit në Twitter menjëherë filluan të flisnin për fjalët e aktores, duke treguar se si ajo minimizoi rolin e grave me ngjyrë në zgjedhjet presidenciale dhe u cilësua si anti-njerëz me ngjyrë.

Pas reagimit të ashpër të njerëzve, Eva shkroi në Twitter se komentet e saj ishin keqinterpretuar dhe se ajo “donte të thoshte që gratë latine që votuan, ishin në numër, shumë më shumë se burrat latinë”.

“Gratë me ngjyrë kanë qenë prej kohësh shtylla kurrizore e partisë Demokratike”, shtoi ajo.
Falja e saj kishte mbështetje nga Kerry Washington, e cila shkroi:

“Unë e njoh Evën si një motër. Ne kemi shumë kaluar shumë bashkë. Ajo është dikush që lufton për të gjitha gratë.”
Sidoqoftë, jo të gjithë ishin të gatshëm të pranonin faljen, duke theksuar se Eva kishte bërë një krahasim të drejtpërdrejtë midis grave latine dhe atyre me ngjyrë.

Temat e fundit