×
Hyrja
Profili

James Bond

James Bond

· 5 · 448

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-01-2012, 21:10:29
Me rastin e 50-vjetorit të krijimit të personazhit të famshëm të botës së spiunazhit, James Bond, Metro Goldwyn Mayer dhe Twentieth Century Fox kanë njoftuar daljen në vjeshtë të “Bond 50”.

Bëhet fjalë për një paketë ku përfshihen të 22 filmat me spiunin më të famshëm në botë, që vijnë në format dvd Blu-ray, për herë të parë të gjithë së bashku.

Gjithashtu, paketa e filmave me protagonist agjentin 007, me licensë për të vrarë, ka si risi cilësinë 'high definition' për 9 prej 22 prodhimeve kinematografike.

“Të kesh të 22 filmat në dispozicion në Blu-ray për herë të parë është një mundësi e madhe për fansat e agjentit sekret më të famshëm të kinemasë, të cilët do të mund të përjetojnë sërish aventurat epike të tij, para daljes së episodit të fundit “Skyfall” vjeshtën e ardhshme”, ka deklaruar Michael Broën, zv.president i MGM.

Sipas tij, tani spektatorët do të kenë mundësi të shijojnë të gjithë intensitetin e aksionit, duke eksperimentuar cilësinë më të mirë të mundshme.

Agjenti i famshëm, i krijuar nga pena e Ian Flaming, është interpretuar në këto 50 vjet nga gjashtë aktorë: Sean Connery, Roger Moore, George Lazenby, Timothy Dalton, Pierce Brosnan dhe së fundmi Daniel Craig, që është dhe Bondi i parë me flokë të verdhë. /top channel

 

 
« Editimi i fundit: 05-06-2020, 22:39:16 nga InfoZ »

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 12-01-2012, 22:10:02
Pierce Brosnan gjithmone me ka pelqyer ne rolin e ketij.

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 17-01-2012, 23:09:01
Roger Moore është shprehur se skenat që i pëlqenin më shumë kur xhironte filmat e James Bond ishin ato në shtrat me aktoret e tjera.

“Gjithmonë i kam shijuar skenat “e nxehta”. Në fakt mendoj se nuk kam bërë mjaftueshëm”, shprehet 84-vjeçari, i cili ka interpretuar agjentin e famshëm 007 në periudhën 1973-1985.

Më pas, Moore theksoi se aktorët e brezit të tij nuk dalin në pension, thjesht zilja e telefonit nuk i bie më.

“Aktorët që janë në moshë me mua nuk është se kanë dalë në pension, thjesht nuk na merr njeri në telefon për të na dhënë role”, shprehet aktori veteran për ‘Hello!’.

Moore kujton se erdhi një moment në karrierën e tij që kuptoi se po punonte pa kuptim: “Kuptova që po punoja vetëm për të mbajtur shtëpitë që kisha blerë rreth e rrotull botës dhe e rrallova punën.” /top channel

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 17-01-2012, 23:09:50
Pierce Brosnan gjithmone me ka pelqyer ne rolin e ketij.


Te gjithe e kane bere shume mire punen. Pervec ketij te fundit qe s'i arrij t'i fiksoj dhe emrin. Ky ma ka heq deshiren te shof Bond, James Bond :D

Temat e fundit