×
Hyrja
Profili

James Franco

James Franco

· 3 · 428

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-12-2011, 15:08:04
James Franco së shpejti mund të interpretojë themeluesin e revistës për të rritur ‘Playboy’, Hugh Hefner, në filmin biografik për Linda Lovelace, një ish-aktore pornografie.

Aktori 33-vjeçar është në bisedime për të luajtur rolin e Hefnerit kur ka qenë i ri, pasi tashmë mbreti i “lepurusheve” të ‘Playboy’ është 85 vjeç.

Sipas ‘Variety’, Franco mund t’i bashkohet në këtë film aktores Amanda Seyfried, e cila do të ketë rolin kryesor, atë të Linda Lovelace. Protagonisti i filmit ‘127 Hours’ do të jetë në sheshxhirim vetëm një ditë ku do të xhirohet skena kur Linda Lovelace shkon të vizitojë mansionin e ‘Playboy’.

Linda Lovelace ka qenë protagonistja e atij që konsiderohet si filmi i parë pornografik me një subjekt në vitin 1972. Vite më vonë ajo zbuloi se ishte detyruar nën kërcënimin e armës nga bashkëshorti i saj, Chuck Traynor, për të xhiruar skenat e filmit këtë film.

Linda Lovelace u tërhoq nga kjo karrierë për tu bërë një nga aktivistet më të zjarrta të lëvizjes anti-pornografi. Ajo ka ndërruar jetë në vitin 2002, në moshën 53-vjeçare si pasojë e një hepatiti që mori përmes transfuzionit të gjakut. /top channel

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 09-01-2012, 20:42:07
Aktori James Franco do të nxjerrë së shpejti romanin e parë me titull 'Actors Anonymous', libër i frymëzuar nga eksperiencat e tij në Hollivud.

Ky është romani i parë për 33-vjeçarin, por jo libri i tij i parë sepse ai ka lançuar edhe një koleksion me tregime të shkurtra me titull “Palo Alto”.

Përsa i përket karrierës së tij kinematorafike, Franco së shpejti mund të interpretojë themeluesin e revistës për të rritur ‘Playboy’, Hugh Hefner, në filmin biografik për Linda Lovelace, një ish-aktore pornografie.

Aktori 33-vjeçar është në bisedime për të luajtur rolin e Hefnerit kur ka qenë i ri, pasi tashmë mbreti i “lepurusheve” të ‘Playboy’ është 85 vjeç.

Sipas ‘Variety’, Franco mund t’i bashkohet në këtë film aktores Amanda Seyfried, e cila do të ketë rolin kryesor, atë të Linda Lovelace. Protagonisti i filmit ‘127 Hours’ do të jetë në sheshxhirim vetëm një ditë ku do të xhirohet skena kur Linda Lovelace shkon të vizitojë mansionin e ‘Playboy’. /top channel

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 06-10-2019, 21:25:24

 

James Franco akuzohet nga dy ish-studentet e tij për ngacmim seksual. Sarah Tither Kaplan dhe Toni Gaal pretendojnë se Franco u ka kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit të tyre nëpër studio prestigjioze filmash.
Vajzat pretendojnë gjithashtu se Franco i ka angazhuar në skena erotike, të cilat s’kishin përse t’i bënin. Kundër tij është ngritur një padi 33 faqesh, ku shkruhet ndër të tjera se studentet të cilat kryenin marrëdhënie seksuale me aktorin shkolloheshin falas. Aktori e ka mohuar akuzën në mënyrë kategorike, duke thënë se ai nuk ka nevojë për të bërë gjëra të tilla pasi femrat i vijnë vetë. Ndërsa për skenat erotike gjatë xhirimeve filmike, Franco është shprehur se një film duhet të përmbajë gjithçka dhe se aktoret duhet të jenë të gatshme dhe të hapura për të bërë çdo gjë përpara kamerave.
Risjellim në vëmendje se përpara 5 vitesh, James Franco hapi “Studio 4” në New York dhe Los Angeles. Shkolla e filmit u mbyll në vitin 2017, pas ankesave të shumta për ngacmime seksuale. Lapsi.al

Temat e fundit