Depp, pirati i vetmuar - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Depp, pirati i vetmuar

Depp, pirati i vetmuar

· 10 · 3402

  • Postime: 1581
  • Karma: +8/-1

ne: 15-10-2006, 19:07:18
Ylli i madh i kinemase boterore vendosi me ne fund te martohet.
Qe prej tete vjetesh ai eshte i lidhur me bukuroshen Vanesa Paradis. Madje ky cift yjesh kane edhe dy femije. Lily Rose 7 vjece dhe Jack 4 vjec.
 Depp eshte 43 vjec dhe Vanesa 35. Ato do i thone "Po" marteses se tyre, pikereshit ne vilen e tyre ne France.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 08-03-2007, 18:19:13
Lexova qe vajza e tij Lily eshte shtruar ne spital dhe gjendja e saj teper e rende. Semundja ende nuk eshte bere publike.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 04-02-2008, 11:16:50
Xhoni Dep: Një yll i bukur e me vlera



"Idiot", thotë Xhoni Dep, kur kërkon të bëjë shaka. "Po, po, ky është kuptimi që ka mbiemri im në gjermanisht". Megjithatë, ai është e kundërta e një idioti, përveçse një nga meshkujt më interesantë e të suksesshëm të botës së filmave, asaj hollivudiane, por edhe evropiane. Dy javë më parë mori "Globin e Artë", të parin çmim kinematografik të këtij lloji me portretizimin që i bëri Sueney Todd. Edhe pse një çmim është një pikë e rëndësishme karriere për këdo, për aktorin simpatik, pikërisht karriera ka qenë shumë bujare. Me 24 vjet punë mbi shpinë ai gëzon reputacionin e aktorit profesionist, të cilit regjisorët dhe producentët i luten për të marrë pjesë në filmat e tyre. Por jo vetëm ata. Me pamjen tërheqëse e personalitetin aspak të zakonshëm ai ka qenë edhe zotëruesi i disa prej trupave dhe zemrave më të veçanta të Hollivudit.

Luan rrallë, por të gjithë personazhet e interpretuar prej tij mbeten të pavdekshëm. Ata janë disi të çuditshëm, jashtë të zakonshmes, kanë cene, vese, por edhe virtyte që nuk i has kudo, pak a shumë si ato të aktorit që i interpreton. E kush nuk e mban mend Eduard Duargërshërën, në filmin me të njëjtin titull, kur Xhoni luajti pranë bukuroshes Vijnona Rajder, me të cilën pati edhe një histori dashurie. Po piratin e famshëm të "Perlës së Zezë", kapiten Xhek Sparrou, në filmin me disa seri: "Pirati i Karaibeve"? "A e dini se cila është ëndrra ime më e çmendur? Që t‘i shoh të gjithë personazhet që kam interpretuar, të bërë bashkë në një dhomë", thotë vetë Dep. Për regjisorin Tim Burton, me të cilin Dep ka bashkëpunuar plot 6 herë, ai është një nga të rrallët që i pëlqen të ndërmarrë rreziqe të mëdha me rolet që luan. "Një bukurosh i talentuar e me fat si Dep mund të notonte sot në një det milionash, por jo. Ky nuk është rasti i Dep. Jo se ai nuk ka para mjaftueshëm, por se në rradhë të parë ka vendosur gjithmonë rolin, kënaqësinë që ka përftuar prej tij. Kjo edhe në rastet kur pavarësisht nga veçantia e personazhit, ai më shumë kishte shanse për të dështuar, se sa për t‘ia dalë mbanë", thotë Burton. Një nga "jo"-të e famshme të Dep është edhe oferta e refuzuar për ftesën në filmin: "Intervistë me Vampirin", një rol të cilin ai nuk e pëlqeu, edhe pse ai rol do t‘ia kishte ndryshuar kryekëput si jetën financiare, ashtu edhe famën. Si person që i pëlqejnë sfidat, ai pranoi me shumë kënaqësi të luante edhe Xhek Sparroun në "Pirati i Karaibeve". Fillimisht bëhej fjalë për një film të vetëm, me një buxhet të vogël e me një audiencë e cila i adresohej më shumë spektatorit të ri. Roli i Sparrou mund të dështonte plotësisht, por kjo nuk bënte pjesë në planet e Dep. Me atë mjekrën e tij karakteristike, me plastikën e mrekullueshme, me dukjen misterioze, çapkëne dhe të shkathët njëherazi, Dep ndërtoi një personazh të pavdekshëm, i dha jetë një pirati që mund të renditet me nder përkrah piratëve të tjerë të historisë së kinematografisë që nga zanafillat e saj. Kjo nuk do të ishte e mundur sikur Dep të ishte një bukurosh i zakonshëm e tradicional me vështrimin prej plejboji të përdëlluar e vetëkënaqur të Brad Pitit, apo Tom Krujzit. Me mjekrën e çuditshme, tatuazhet, bizhutë e çuditshme, xhaketat e lëkurës e çizmet ekstravagante, Dep ka një bukuri e nur të veçantë, të ndryshëm. Ai është një njeri që ka thyer kornizat dhe si i tillë është gjithmonë interesant. Kjo për sa i përket pamjes së jashtme jashtë skenës, pasi në celuloid ai shpesh është shfaqur edhe si mashkulli ndjellës e burrëror, por gjithmonë duke mbetur larg modeleve e shablloneve tipike hollivudiane. "Dep i pëlqen të improvizojë dhe këtë e bën pasi ia vë veshin mirë intuitës", thotë një nga regjisorët që ka punuar me të. Kush mund ta mendojë se një pjesë e batutave të suksesshme të përdorura prej tij në filmin "Çokollata" janë prodhim i momentit të Xhonit, që nuk ka bërë kurrë pjesë në skenar. "Kush guxon, fiton", është një thënie e famshme dhe Xhonit, të paktën në zgjedhjet profesionale, i ka qëlluar që të fitojë shpesh. Pas bëri një mrekulli me piratin, një mrekulli edhe financiare, pasi ka fituar plot 20 milionë dollarë për çdo seri. Tani ai është në kërkim të një sfide tjetër, të një personazhi të çuditshëm, që me siguri ngjan pak edhe me të. Për biografinë e tij, Dep është një përzierje mes të egrës dhe njeriut të ndrojtur e të kujdesshëm, por që fsheh brenda një botë të çuditshme. Përveç kësaj, ai është pafundësisht zemërgjerë. Për spitalin që i shëroi të bijën, e cila u prek dy vjet më parë nga një sëmundje e rëndë, Dep bëri një dhuratë prej 2 milionë eurosh. Por nuk mbaroi me kaq, pasi gjatë gjithë Krishtlindjeve ai u vesh si pirati i Karaibeve dhe u tregoi fëmijëve që ishin shtruar në spital përralla.

Ka lindur me emrin Xhon Kristofer Dep III, në 9 korrik të vitit 1963, në Kentaki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ishte më i vogli i një familjeje me 4 fëmijë. Në moshën 8-vjeçare, i ati vendosi që familja të transferohej në Florida. Por ky ishte vetëm fillimi, pasi Dep-ëve iu desh që të zhvendoseshin pa fund deri sa të gjenin pak qetësi. E gjithë kjo ndikoi në marrëdhëniet e prindërve të tij, të cilët, pas shumë përpjekjesh për ta mbajtur familjen të bashkuar, u divorcuan. Kjo bëri që Xhon të përballej me veset e jetës që i ri. Në moshën 12-vjeçare filloi duhanin, humbi virgjërinë një vit më pas dhe bëri dozën e parë të drogës kur ishte 14 vjeç. Një fillim aspak i mbarë. Më pas i lindi pasioni për të mësuar kitarën. Qëllonte që mbyllej ditë të tëra për të mësuar të luante në perfeksion akordet që donte më shumë. Në vitin 1983 iku në Los Anxhelos dhe u regjistrua në një shkollë arti, ku ndërsa merrte mësime aktrimi, bënte disa punë për të fituar bukën e gojës, e madje për të dërguar edhe ca para në shtëpi. Veç aktrimit kishte shumë pasion edhe bandën e tij: "The kids". E këtyre viteve është edhe martesa e tij me motrën e një shokut të bandës. Suksesi i saj ishte i mjaftueshëm që t‘u jepte mundësi anëtarëve të saj të bënin një jetë nate të shfrenuar e të blinin ndonjë veshje të hajrit, por paratë që fitonin nuk mund të mbulonin gjë tjetër. "Më kujtohet që njëherë takova rastësisht në një rreth të ngushtë miqsh, Nikolas Kejxh, aktorin e famshëm amerikan, i cili sapo më pa më tha se duhej patjetër të provoja aktrimin, pasi kjo ishte edhe një mënyrë shumë e mirë për të bërë para më shumë dhe më lehtë". Në vitin 1984 Dep u takua me agjentin e Kejxh dhe mori rolin e parë kinematografik në filmin "Elms Street". Fitimet nuk ishin keq për një endacak xhepshpuar si Dep dhe kjo e nxiti që të vazhdonte rrugën e aktrimit. Në vitin 1986 iu ofrua një tjetër rol i vogël në filmin "Platoon", ndërkohë që do të ishte televizioni ai që do t‘ia nxirrte vlerat në pah e do t‘ia rriste aksionet në bursën e bukuroshëve të ekranit. Ai ftohet të luajë rolin e një polici në një serial të shkurtër televiziv dhe me t‘u shfaqur në ekran nisën t‘i vinin lera pafund nga admiruesit e tij. Sipas vetë asaj çka rrëfen Dep, kishte javë që i vinin mbi 10 mijë letra e mesazhe, një pjesë e të cilave ishin mesazhe dashurie. Për disa vjet Dep jetoi mirë, por u bë sinonim i imazhit të një mashkulli të lehtë e bukurosh, që mund ta marrësh shumë kollaj. Kthesa do të vinte pas pranimit të një roli që e nxori nga suaza e mashkullit-kukull. Ky rol ishte pikërisht ai i Eduard Duargërshërës, një film gjysmë përrallë, ku Dep del i shformuar fizikisht, por me një zemër të madhe e të mirë si kurrë më parë në personazhet që kishte interpretuar. "Nuk do të harroj kurrë punën përgatitore që bëja për t‘u trukuar. Para se të xhironim kaloja rreth 3 orë me parukierët e mi, që më transformonin, më krihnin, më zbardhnin, më vishnin dhe më bënin tjetër njeri", rrëfen Dep për rolin që i dha famë dhe i ndryshoi imazhin. E ndërsa suksesi shtohej, bashkë me të merrte përmasa shumë të mëdha edhe përdorimi i drogës. "Të gjitha paratë që më hynin në xhep, dilnin brenda pak kohe me po atë shpejtësi", thotë Dep. "Ishte një mënyrë që më ndihmonte të harroja të shkuarën, të përballoja suksesin e madh dhe mbi të gjitha paratë që po më ofronte e tashmja", vazhdon ai. Me një temperament të ndjeshëm dhe të ndrojtur, Dep, edhe pse mund të dukej i fortë së jashtmi, ishte një person shumë i brishtë, me një zemër që thyhej shumë më kollaj nga sa mund ta mendoje. Vitet ‘90 sollën një sërë rolesh të rëndësishme për Dep, i cili pak nga pak po kthehej në djalin magjik të Hollivudit. Janë të paharrueshëm filma të tillë si: "Don Juan De Marco", "Donnie Brasco", "Fear and Loathing in Las Vegas", "Sleepy Hollow" dhe "Chocolat". Në vitin 2001 ai interpretoi mbretin e kokainës, Xhorxh Jung. Fill pas këtij roli ndodhi një tranzicion shumë interesant në karrierën e tij. Që nga ai rol, ai e gjeti veten në botën e mrekullueshme të filmave Disney. Ndër të parët ishte i famshmi Xhek Sparrou, që e nisi sagën e tij në vitin 2003. Por vendimi për të luajtur filma që u përshtateshin fëmijëve vjen nga dëshira e tij për t‘u shërbyer fëmijëve të tij, për t‘i zbavitur dhe për t‘i bërë për të qeshur. "Gjithmonë tentoja të luaja në një film të madh që do t‘i mbante fëmijët e mi me gojë hapur gjatë gjithë kohës", rrëfen Dep. Filmi i fundit është një prej tyre dhe po korr aktualisht një sukses shumë të madh në kinematë botërore. Bëhet fjalë për "Sweeney Todd", për të cilin gazetat amerikane kanë thënë se është një personazh i përkryer në të gjitha drejtimet.

Për sa i përket jetës personale, ajo vitet e fundi ka gjetur shumë stabilitet, por në të ri ka qenë e trazuar dhe plot me aventura. Në vitet ‘90, jeta e tij private ishte po aq e trazuar sa edhe vetë personazhet që interpretonte. Kishte reputacionin e një aktori të mirë, por të një personi të droguar, djali të keq që disa herë kalonte në rrugaçërira. Ndër historitë e tij mund të përmendësh atë me Sheril Fen, Xhenifer Grej e Vijnona Rajde. Kjo e fundit ishte dhe lidhja më e rëndësishme që Dep pati para se të njihej me Paradis. Ndërkohë pati një marrëdhënie të shkurtër me modelen britanike, Kejt Mos. I dhuroi asaj diamante, bizhuteri pafund, derisa u ndanë pas një zënke në një hotel njujorkez që të gjithë të pranishmit, por edhe vetë protagonistët, do ta mbajnë mend shumë mirë. Derisa një ditë Paradis i del përpara syve dhe atëherë jeta e tij nisi të qetësohej e të kthjellohej. Kanë vite së bashku, dy fëmijë dhe fillimisht jetonin mes Francës e Amerikës, derisa vendosën të qëndronin në Evropë. "Për herë të parë e pashë Paradis në një restorant në Paris. Kur më zunë sytë qafën e saj të bardhë e të brishtë, u marrosa. Pyeta veten: Zot, ç‘të jetë ajo bukuri?", rrëfen Dep. Më pas, për të dy ishte një histori e lindur me shumë pasion dhe e vazhduar me shumë dashuri e përkushtim. "Dashuria më ndryshoi jetën".

Skeda

Lindi: 9 korrik 1963 në Kentaki, SHBA

Shkollimi: E braktisi shkollën në moshën 16-vjeçare

Karriera: Synimi i tij fillestar ishte që të shkëlqente si yll rroku, qëllim që i dështoi, por e shndërroi në yll kinemaje. Roli i parë i rëndësishëm ishte ai i Eduard Duargërshërës, në vitin 1990. Sapo ka marrë "Globin e Artë" dhe ka qenë dy herë kandidat për çmimin "Oskar" për Xhek Sparroun te "Pirati i Karaibeve" dhe JM Barrie në "Në kërkim të Neverlandit". Po punon për pjesën e tretë të trilogjisë "Pirati i Karaibeve", që pritet të jetë filmi më i kushtueshëm i të gjitha kohërave.

Familja: Dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, me partneren e tij, aktoren dhe këngëtaren franceze, Vanesa Paradis

Ka thënë: "Kur isha i vogël, mendoja se isha njeriu më i çuditshëm e i veçantë në botë, por kjo më shërbeu në karrierën dhe jetën time dhe tani them se ne të gjithë jemi të veçantë e të ndryshëm e për këtë duhet të bekojmë Zotin dhe të përdorim origjinalitetin tonë për të mirën tonë. Nuk duhet të turpërohemi, por ta shfrytëzojmë"

Kanë thënë për të: "Nuk duket asnjëherë vetvetja, por është gjithmonë vetvetja"

G.Shqip

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 19-11-2009, 11:19:23
Me ne fund Depp ka nenshkruar kontraten per xhirimet e suksesit te radhes "Piratet e Karaibeve 4"
The Sun deklaron se fitimi per Depp si fillim kap shifren 23 milion euro.
Ne kete episod te ri mendohet qe ne krahe te tij te jete Penelope Cruz. Do te mungojne dy yjet  britanike Keira Kneightley dhe Orlando Bloom.

Suksesi i Depp nuk eshte vetem interpretimi i tij por edhe te qenit sexy.  Pak dite me pare revista "People" e shpall Depp per here te dyte “Sexiest Man Alive”.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 22-01-2010, 13:16:45
Urren te jete ne qender te vemendjes se mediave dhe preferon te qendroje i qete ne shtepine e tij larg syve te botes.

Shtepia ne France, ku Johnny Depp kalon jeten e tij bashke me partneren Vanessa Paradis dhe dy femijet Lily Rose dhe Jack eshte ajo qe ai ka enderruar: larg cmendurise se jetes moderne.

"Nuk do ta lija kurre shtepine time per asnje motiv ne bote. Jam shume i lumtur per kaq sa kam dhe mendoj se cdo gje ka limit", thote Depp.

Nese vertete do t'i duhej qe te largohej prej shtepise, Depp do te strehohej ne Bahamas ku ka edhe aty nje prone te tijen.

"Me pelqen te jetoj me familjen time, ku te kem te mesoj cdo dite e me shume prej femijeve te mi. Jam shume i interesuar te shoh se si ata jane me shkollen, si sillen me miqte. Lily Rose e Jack jane shume me teper inteligjente se une. Une besoj se kam mesuar shume prej tyre", thote Depp, te cilit i pelqen shume vetmia. (c) Top Channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 13-07-2011, 07:28:57
Johnny Depp dhe Disney, dy filma të rinj në projekt
 Disney dhe Infinitum Nihil e Johnny Depp kanë bashkuar forcat për të realizuar dy projekte të reja.
Lajmi është bërë i ditur nga siti Deadline.
bëhet fjalë për një version të kinemasë të serisë televizive të viteve shtatëdhjetë, “The Night Stalker” dhe të një filmi historik mbi heroin revolucionar amerikan Paul Revere, ku “sulmi” i tij i netëve të vona, në 1775, shërbeu për të shuar tentativën e anglezëve që të sulmonin depot e armëve dhe municioneve të tyre.
r.b/NOA

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 02-08-2011, 15:19:02
Di Caprio dhe Depp, aktorët më të paguar

Leonardo Di Caprio dhe Johnny Depp, filmat e të cilëve dominojnë në box office, janë në krye të listës së aktorëve më të paguar në Hollivud.
Kështu thotë lista vjetore e hartuar nga Forbes.com, sipas të cilës Di Caprio dhe Depp, që kanë fituar përkatësisht 77 dhe 50 milionë dollarë, janë mjeshtra në zgjedhjen e roleve.

Aktori komik Adam Sandler ndodhet në vendin e tretë me 40 milionë, i ndjekur nga Will Smith dhe Tom Hanks, me nga 36 dhe 35 milionë dollarë.  /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 19-12-2011, 22:41:53
Aktori Johnny Depp ishte shfaqur kohët e fundit në publik i dehur, ndërsa tani duket se ky fakt është bërë i bezdisshëm edhe për partneren Vanessa Paradis, e cila ka vendosur të ndahet.

Lajmi bëheti i ditur nga revista zvicerane Le Matin. Kjo revistë shkruan se pas ndarjes Vanessa do të qëndrojë me dy fëmijët në jug të Francës.

Depp dhe Paradis jetojnë bashkë prej 12 vjetësh dhe kanë dy fëmijë, vajzën Lily-Rose Melody dhe djalin John Christopher.

Para disa muajsh ishte përfolur se cifti po kalonte një krizë, për shkak se në muajin korrik ai u fotografua teksa puthte zëdhënësen e tij Robin Baum.
(ma.ar/BalkanWeb)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 06-02-2012, 18:46:47
Aktorja Angelina Jolie është sërish në qendër të thashethemeve në Hollywood. Ajo është akuzuar nga Vanessa Paradis se ka pasur një lidhje me ish burrin e saj Johnny Depp, gjatë kohës kur xhirohej filmi “The Tourist”.

Dyshimet e Paradis i bën publike gazeta britanike The Enquirer, sipas së cilës nëna e 6 fëmijëve, Angelina Jolie gjendet sërish në mes të një skandali, pas atij kur i “vodhi” aktores Jennifer Aniston burrin Brad Pitt.

The Enquirer, sqaron se Vanessa Paradis ka bërë fajtore për ndarjen e saj pikërisht Angelina Jolie, me të cilën dyshon se e ka tradhtuar Depp.

Një burim i afërt me Paradis rrëfen për The Enquirer, se “Nuk është rastësi që raporti mes Depp dhe Paradis u përkeqësua kur ai filloi të punonte me Jolie. Paradis ishte absolutisht e sigurt se burri i saj kishte fjetur me Angelina Jolie, këto dyshime dhe xhelozia shkatërruan atë dhe lidhjen e saj”.

Megjithëse Paradis i mohon ende zërat se lidhja e saj me Johnny Depp ka përfunduar.
(ma.ar/BalkanWeb)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 09-01-2021, 00:12:35
Edhe pas përfundimit të një gjyqi të gjatë, lufta mes Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdon.

Kësaj radhe, aktori pretendon se Heard nuk i ka dhuruar 7 milionë dollarët që mori si pjesë e zgjidhjes së divorcit.

Në 2016-ën, u tha se aktorja premtoi se do të jepte për bamirësi shumën e përfituar nga divorci.

Sipas raporteve, avokatja e Amber thotë se mund t’i përdorë pretendimet e bëra nga Depp, për të filluar një gjyq të ri.

Temat e fundit