Katie Holmes - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Katie Holmes

Katie Holmes

· 6 · 1233

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 30-03-2011, 08:50:02
Tom dhe Katie dorë më dorë
      


Los Anxheos, 30 Mars NOA – E matur dhe elegante ashtu si personazhi që prezanton: Katie Holmes është Jacqueline Onassis në serinë televizive “The Kenndys” dhe për këtë okazion ajo është ftuar në Beverly Hills, në një prezantim para shfaqjes së serisë së parë. Në këtë mënyrë aktorja bukuroshe ka kaluar mbi tapetin e kuq [...]
         

http://laj.me/36130
      
« Editimi i fundit: 20-12-2011, 14:33:57 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 20-12-2011, 14:34:09
Një 33-vjetor në familje ka qenë ky për aktoren Katie Holmes e cila është fokusuar me një imazh tepër të hijshëm teksa ka dalë për të darkuar me bashkëshortin e saj Tom Cruise dhe vajzën Suri.

Veshja e saj është komentuar jo pak, herë për imazhin e hijshëm dhe herë të tjera për një imazh aspak të kuruar. E veshur bardh e zi, Katie Holmes duket se e ka shijuar plotësisht festën e ditëlindjes së saj të 33-të dhe është fokusuar tepër e lumtur, e rrethuar me vëmendjen e bashkëshortit të saj dhe një darke familjare në Nju Jork.

Çiftit të famshëm të aktorëve dhe vajzës së tyre 5-vjeçare i janë bashkuar edhe prindërit e aktores, duke e shndërruar këtë në një takim tepër special.

Komentet nuk kanë munguar edhe këtë herë për veshjen e saj, e në disa media shkruhet se kjo veshje e aktores është pakëz e pazakontë për një të famshme të Hollywood-it e cila ndërkaq ka lançuar edhe një linjë të sajë të modës “Holmes Yang”.

E vetmja që nuk ka qenë në një moment të mirë duket të jetë 5-vjeçarja Suri e cila shfaqet e bezdisur në këto imazhe dhe qetësinë e gjen tek i ati, aktori Cruise. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 11-01-2012, 14:47:25
Pasi është vendosur në muajt e fundit për stilin e saj pa gusto në të veshur, Katie Holmes fitoi të martën faqet e para të revistave për një arsye të kundërt, për faktin se u paraqit pothuajse e zhveshur në një fushatë publicitare.

Nëpërmjet linjave të saj të rregullta dhe joshëse, bashkëshortja e Tom Cruise reklamoi serinë e re të bizhuterive të markës H. Stern.

Në një prej fotove më tërheqëse, aktorja paraqitet e shtrirë në rërë në mënyrë provokuese, ndërsa ekspozon dukshëm një byzylyk në dorën e saj të majtë.

Nuk është e qartë se çfarë e bëri nënën e 5-vjeçares Suri që të pranonte ofertën për të reklamuar linjën e “H.Stern”. Në të shkuarën, ajo ka hedhur vazhdimisht poshtë oferta për të ekspozuar trupin, me qëllimin që të përqendrohej më shumë në karrierën e saj si aktore dhe stiliste. /top channel

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 30-06-2012, 07:25:20
Ky është fundi fundi i rrugës për Tom Cruise dhe Katie Holmes. Pas gati gjashtë viteve të martesës, çifti ka vendosur të divorcohet. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Katie, Jonathan Wolfe, i cili ka thënë se \"cështja e ciftit është familjare, ndaj media dhe të gjithë fansat e tyre duhet të ruajnë me fanatizëm këtë moment të vështirë. \"Shqetësimi kryesor i Katie mbetet vajza”,- shton zëdhënësi. Tom, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 50 ditën e martë , u martua me Katie në Itali në nëntor të vitit 2006. Ata kanë një fëmijë së bashku, 6-vjeçarja Suri. Kjo është martesa e parë për Holms, dhe e treta pë Cruise.

(da.xha/balkanWeb)

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 03-07-2012, 15:45:13
Katie Holmes nuk do paratë e Tom Cruise

Pasi u bë i ditur divorci mes Tom Cruise dhe Katie Holmes, dolën zëra se aktorja do të merrte 15-20 milionë dollarë nga ndarja, por tani duket se Holmes do të dalë me shumë pak përfitime materiale nga martesa 5-vjeçare sepse në kontratën paramartesore ajo është përjashtuar nga pasuria e protagonistit të filmit ‘Top Gun’.
 
Gjithsesi, siç publikon TMZ.com, Katie Holmes, e cila njoftoi ndarjen të premten e kaluar, nuk është aspak e shqetësuar për paratë që do të marrë ose jo.

 Një burim deklaroi: “Ajo nuk është nga ato vajza që sheh paratë. Asaj i pëlqen të punojë dhe nuk e ka problem këtë pjesë sepse fiton shumë vetë. Ajo ka merak çështjen e kujdestarisë së Surit, vajzës që ka me Tom Cruise.”

Sipas TMZ.com, kontrata paramartesore vërteton në këtë mënyrë se Katie nuk u martua me aktorin e famshëm për para’.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#5 ne: 04-07-2012, 09:28:11
Sa here rehat jane keta...

Temat e fundit