Kylie Minogue - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kylie Minogue

Kylie Minogue

· 4 · 609

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 26-03-2011, 04:50:04
Kylie Minogue puth të fejuarin në skenë
      

SHBA, 26 Mars NOA – Kur ka vënë re të fejuarin e saj në radhë të parë të publikut në koncertin që zhvillohej në Barcelonë, nuk i ka rezistuar dot provokimit që i erdhi për ta puthur. Përpara të gjithë fansave në delir, Kylie Minogue e dashuruar marrëzisht pas modelit të saj Andres Veloncoso, u shtri [...]
      
      
« Editimi i fundit: 28-05-2020, 23:21:16 nga InfoZ »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 07-02-2012, 23:41:13
 

Kylie Minogue ka lajmëruar policinë mbi disa kërcënime që i janë bërë nga një ndjekës i saj në Twitter. Këngëtarja australiane, e cila banon shumicën e kohës në Londër (Angli), ka shkruar për këtë edhe në profilin e saj në këtë rrjet social.

“I dua të gjithë 1.033.861 ndjekësit e mi, por një nga këta është i çmendur dhe po më kërcënon. Kjo gjë nuk të bën të veçantë. Policia është lajmëruar”, ka shkruar Minogue.

Karriera e Kylie Minogue ka filluar në vitin 1988 dhe gjatë gjithë këtyre viteve muzika e saj ka evoluar duke u bërë më e rafinuar. Hitet e saj më të njohura janë 'Can't get you out of my head'  apo 'I should be so lucky'.

Këngëtarja në vitin 2005 u diagnostikua me kancer në gji. Kjo gjë e detyroi të operohej dhe t’i nënshtrohej seancave të kimioterapisë për të kaluar plotësisht sëmundjen. /top channel
« Editimi i fundit: 28-05-2020, 23:21:34 nga InfoZ »

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 28-05-2020, 23:22:56
 
 
Për ditëlindjen e saj të 52-të, këngëtarja e famshme Kylie Minogue ka vendosur të ndajë shijen e saj të preferuar me të gjithë fansat si një mënyrë për t’i qerasur.

Tashmë Kylie ka verën e saj të quajtur “Rosé Vin De France” që do të dalë në shitje nga sot pra në ditën e saj të lindjes, 28 maji. Vera rosé, me shijen e saj të preferuar do të mund të blihet për 9 paund në 450 dyqane “Tesco” në britani.

Tashmë ylli i muzikës është një prodhuese e vërtetë e verës duke bashkëpunuar me kompaninë prestigjose Benchmark Drinks Limited./lapsi

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 08-02-2021, 00:22:27
Këngëtarja Kylie Minogue së fundmi  konfirmoi se është  fejuar me partnerin e saj, Paul Solomons.

Kylie e ndau lajmin me fansat përmes rrjetit të saj social,Instagram. Ajo postoi një foto ku dukej dora e saj e majtë dhe unaza e fejesës.Kylie dhe Paul, drejtori i “GQ Magazine” e nisën romancën e tyre në vitin 2018, teksa muajt e fundit përflitej se çifti është gati për martesë.
Ishte njerka e tij, Gloria, e martuar me të atin e Paul-it prej 41 vitesh, e cila tepër e emocionuar tregoi për “MailOnline” se ata po planifikojnë të martohen.

Temat e fundit