Lady Gaga, normale - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Lady Gaga, normale

Lady Gaga, normale

· 7 · 637

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 20-08-2010, 10:34:56
Mjaft trasgresive dhe eksentrike në skenë, por jashtë saj është mëse normale.
Bëhet fjalë për Lady GaGa, e cila pasi ka hequr veshjet prej popstari, nuk duket më e njëjta. Prej disa ditësh ajo është rikthyer sërish në origjinë si Stefani Joanne Angelina Germanotta, një 24-vjecare normale, e cila ka shkuar për pushime me të dashurin.

E vetmja gjë që të bie në sy është bikini me dizenjo leopardi dhe një rrip blu në kokë.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 20-07-2011, 13:17:23
Lady Gaga: Pendohem për çdo herë që kam marrë drogë

Lady Gaga ka rrëfyer ditën e djeshme se ka pasur një “marrëdhënie të gjatë” me drogën dhe në veçanti me kokainën që e cilësoi si “djall”.
Diva e re e pop-it, e cila me vetëm 2 albume ka arritur të vërë një pasuri marramëndëse, deklaroi se filloi të përdorte drogë nga depresioni: “Nuk isha aspak e lumtur me jetën time.”

“Mendoj se isha shumë e vetmuar dhe droga u bë miku im i vetëm. Nuk e pija në shoqëri. Mbyllesha në shtëpi duke pirë drogë dhe duke shkruar muzikë. Jam penduar për çdo vizë që kam tërhequr”, theksoi Lady Gaga. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 15-08-2011, 03:09:13
Fans i veçantë për Lady Gaga

Lady Gaga ka një fanse të madhe në morinë e adhuruesve të saj.
Bëhet fjalë për 80-vjeçaren Angelin Geramnotta, gjyshen e këngëtares së famshme.

Gjyshja i dëgjon të gjitha këngët e mbesës së saj: “E adhuroj muzikën që bën Lady Gaga.”

Përsa i përket veshjeve ekstravagante të këngëtares, gjyshja shprehet: “Unë jam pothuajse e verbër dhe nuk i shoh veshjet për të cilat komentohet kaq shumë.” /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 22-08-2011, 00:40:25
Lady Gaga: Nuk kam bërë operim plastik



E pa besueshme, por e vërtetë! Pop superylli Lady Gaga që njihet për mënyrën ekscentrike të jetesës dhe të karrierës, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë operim plastik.
Gaga është besuar se kishte bërë operim plastik dhe shpeshherë është vënë në dyshim çdo deklaratë e saj, por duket se ajo nuk është fare fanse e operimeve plastike, pasi ka kritikuar koleget e saja që po bëjnë këtë.

“Unë kurrë nuk kam bërë operim plastik dhe ka shumë yje tjera që kanë bërë. Mendoj se promovimi i pa sigurisë me anë të operimit plastik është shumë më keq se sa shprehja artistike me anë të trupit tënd natyral”, theksoi Gaga. /telegrafi

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 24-08-2011, 12:40:11
Lady Gaga: Jam martuar me vetminë



Edhe pse ka pasur një marrëdhënie të gjatë me Luc Carl, Lady Gaga mendon se gjithmonë do të jetë vetëm sepse është vetmia ajo që i jep integritetin e saj artistik.
“Jam një artiste dhe artistët kalojën jetën në vetmi. Unë jam e martuar me vetminë”, u shpreh Lady Gaga.

Kur u pyet nga gazetari i televizionit ‘Asia Star’ kë do të zgjidhte mes famës dhe dashurisë, ylli i muzikës e pati shumë të lehtë të përgjigjej: “Pa punën që bëj do të vdisja. Nuk dua që dashuria të më harxhojë kohën.”

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 26-08-2011, 00:49:09
Lady Gaga ka zyrtarizuar nëpermjet Facebook dhe Twitter regjistrimin e një këngë bashkë me legjendën e muzikës, Cher.
Dy kengetaret pritet te hyjne në studio ne shtator. Kënga do të përfshihet në albumin e ri të Cher me titull Burlesque, i pari pas 10 vitesh mungesë.
Artistja amerikane ka qene protagoniste në muzikalin Burlesque, i cili doli në vitin 2010 me regji të Steve Antin, dhe bashkeprotagoniste Christina Aguilera.
Gaga dhe Cher, dy diva të muzikës botërore në periudha të ndryshme, janë takuar sëbashku në skenë gjatë MTV Video Music Aëards në vitin 2010, ku Gaga mori çmimin për videon më të mirë, i cili iu dorëzua nga Cher. /panorama

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 29-01-2021, 22:36:53
Lady Gaga është çmendurisht e dashuruar pas të dashurit të saj, Michael Polansky. Për fat, duket se romanca mes dyshes po shkon më së mirë, pohojnë burime të afërta për “PEOPLE”. Prej një viti, artistja është në një lidhje me investitorin e teknologjisë. Historia e dashurisë u bë zyrtarisht publike nga ana e tyre, gjatë ceremonisë së përurimit të presidencës së Biden-it në Uashington, ku pas peformancës së saj në skenë, çifti u fotografua duke shkëmbyer një puthje të ëmbël.

“Gaga pati një shpërthim gjatë inaugurimit dhe ndjehej vërtet mirë. Është shumë e lumtur pranë Michael-it dhe iështë tepër mirënjohëse për mbështetjen e tij”, shtojnë më tej burimet.

Në fakt kaq shumë afrimitet ishte diçkaracëve apo fotografëve. Vitin e shkuar, burime thanë se ata kishin formuar një lidhje të thellë shpirtërore, pasi që të dy ishin përqëndruar në realizimin e ndryshimeve pozitive në botë, përmes profesioneve të tyre.

“Ata janë të dy duke punuar shumë dhe duke kontribuuar në projekte bamirësie. Duan të ndihmojnë aty ku munden”, u tha asokohe, duke shtuar se përgjatë karantinës, çifti kishte qëndruar bashkë, duke u përpjekur në krijimin e mundësive të shumta ndihmuese, për probleme të ndryshme.

Temat e fundit