Monika Bellucci ! - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Monika Bellucci !

Monika Bellucci !

· 3 · 1563

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-05-2007, 00:58:50
Emri: Monika
Mbiemri: Bellucci
Flokët: Te zinj
Sytë: Kafe
Lindur në: Qytetin e Castelos, Perugia, Itali
Lindur më : 30/09/1969
Shenja e Horoskopit: Peshorja
Përmasat: 89-60-89
Lartësia: 177 cm
Profesioni: Aktore, Modele



Në Venecia, Romë, Paris apo Kanë, Monica Bellucci lëviz sikur të jetë një mbretëreshë. Njerëzit që e rrethojnë ose e ndjekin janë aq shumë sa duket sikur po lëviz presidenti i vendit. Është konsideruar kohët e fundit si i vetmi yll i kinemasë italiane jashtë vendit, një titull që e ndan vetëm me aktorin tjetër italian, Roberto Beninji.

Monika duket se ka ndryshuar pas lindjes së vajzës Deva, që erdhi në jetë më 12 Shtator të vitit 2004. Dhe nuk bëhet fjalë për një ndryshim fizik, por ka ndryshuar shpirtërisht duke u bërë gjithmonë e më shumë e paarritshme. Më shumë se 10 vjet kinema, e kanë transformuar fizikun e saj të mrekullueshëm në diçka më shumë: një grua “e pjekur”, që nuk përgjigjet më me një fytyrë të bezdisur nga pyetjet e tepërta, por që sa herë që përgjigjet jep argumente bindëse duke u shndërruar në ikonën mbrojtëse të grave italiane.
E veshur zakonisht me fustanet e saj të gjatë dhe të zinj, tepër formale në xheste dhe në mënyrën e të sjellurit ajo është një ikonë e vërtetë, është e mrekullueshme dhe e di që është e tillë. Duke lënë pas karrierën e saj si modele iu drejtua plotësisht kinemasë dhe menjëherë ishte një sukses i vërtetë. Gjithë ky sukses mund të shpjegohet me faktin që Monika është një bukuri e veçantë, nga ato që dallohen sepse fsheh sensualitet të papërballueshëm që të lë pa fjalë. Sekreti mbase qëndron në përzierjen e origjinës së saj italiane dhe dashurisë së saj për Francën, që kanë ndikuar në sharmin e saj vezullues.

Biografia

Lindur në qyteti e Castelos, më 30 Shtator 1969. Pas përfundimit të shkollës së mesme regjistrohet në fakultetin e Juridikut, që e braktis gati menjëherë për t'u transferuar në Milano ku merret me modë. Suksesi ishte i menjëhershëm saqë bëhet në një kohë të shkurtër një nga topmodelet italiane më të kërkuara në tërë botën. Sfilon për stilistët më të mëdhenj dhe pozon për revistat më të rëndësishme në të gjithë botën. Pamja e jashtme, sjellja, shikimi por edhe mënyra e komunikimit tregojnë shumë shpejt për një grua të vendosur dhe të determinuar gati nga një grua e kohëve të shkuara.
Grua fatale që nuk është më një adoleshente e një province të Italisë por një nga gratë më të bukura në tërë botën. Nga modele filloi t'i hyjë rrugës së aktrimit. Fillon të studiojë aktrim në 1990. Me bukurinë e saj bie menjëherë në sy. Edhe pse aktore e sapolindur nuk vonon prezenca e në filma ndërkombëtare si“Drakula”. Edhe pse tepër e impenjuar me kinemanë, vazhdon të bëjë punën e modeles duke e dhënë imazhin e saj për publicitete të ndryshme bizhuterish, parfumesh dhe dy kalendareve.


Ju mund të ndjeni dhe të shprehni me krenari që keni arritur gjithçka, edhe pse me shumë vështirësi në fillimet tuaja. Keni arritur domethënë të bëheni një nga aktoret italiane më të suksesshme nëpër botë?

Për të thënë krenari është e tepërt dhe për çfarë pastaj. Për mendimin tim fati është një gjë tepër e rëndësishme. Shumë njerëz në Itali por edhe nëpër botë mund të kenë talent por nuk arrijnë, nuk bëhen të famshëm vetëm sepse nuk kanë pasur pak fat ose nuk i është ofruar rasti i duhur.

Me të vërtetë i jepni kaq shumë rëndësi fatit?

Për të arritur suksesin duhet të jesh shumë e fuqishme dhe të kesh “shpirt sakrifice”, të kesh dëshirë të punosh dhe vullnet për të përmirësuar dhe të vazhdosh perfeksionimin në qoftë se është e mundur. Por nëse fati nuk të jep rastin e duhur për t'i bërë realitet, të gjitha këto do të rezultojnë të kota.

Ju jeni bërë nënë para pak kohësh! Si jeni ndjerë?

Që kur kam lindur vajzën time Deva, jam gruaja më e lumtur e kësaj bote, por kjo vlen vetëm për mua. Sepse kam shoqe që dhe pa fëmijë janë vërtet të lumtura. E kuptoj mënyrën e tyre të jetesës dhe nuk i paragjykoj. Dëshira ime për të patur një fëmijë ishte shumë e madhe, e kisha të nevojshme të bëja një lindje, t'i jepja gji një fëmije... feminiteti im duhet të shpërthente. Është një gjë tepër personale, që më kompleton dhe më bën më të fortë. Lindja nuk është gjëja më normale e kësaj bote si të gjithë mendojnë. Lindja është diçka shumë e komplikuar dhe e vështirë. Për një grua është shumë e vështirë. Nuk është një eksperiencë e lehtë, por është eksperienca vendimtare, që një grua e vendos ta kryejë apo jo në mënyrë personale.
Është një vështirësi për karrierën lindja e një fëmije?
Jo, është komplet ndryshe. Është një gëzim shumë i madh. Jam një grua por jam dhe një aktore, që lëviz nëpër botë me vajzën e saj në çdo moment. Nuk refuzoj asnjë rol dhe meqenëse vajza ime është akoma tepër e vogël e marr me vete kudo që shkoj. Kur ajo të shkojë në shkollë nuk do jetë më kështu.

Një ditë vajza juaj do të shohë filmat që ju keni xhiruar? Çfarë mendon se do thotë?

Unë nuk i bëj filmat për vajzën time. E dua më shumë se çdo njeri tjetër në botë dhe do sakrifikoja çdo gjë për të, por në të njëjtën kohë mbetem një person i lirë, që mund të bëj gjithçka. Nuk kam thënë asnjëherë “Jo, këtë gjë nuk e bëjë sepse vajza ime një ditë mund ta shikojë dhe do të më gjykojë”. Kam nevojë të kem fillimisht respekt për veten time. E kam të qartë që vajza ime një ditë do të më gjykojë dhe mbase dhe të më urrejë si çdo adoleshente 15 vjeçare, që urren nënë e saj por mendoj se do jetë një moment rritjeje tepër i rëndësishëm.


Burri juaj kohët e fundit ka thënë se ju jeni dinake. Çfarë donte të thoshte?

Dhelpër në kuptimin që jam tepër e shkathët. Për të bërë këtë punë duhet të kesh shumë virtyte jo vetëm dëshirën e madhe për t'u bërë aktore. Duhet të kesh mbi të gjitha vullnetin për t'iu përshtatur gjithçkaje.

Si do ta përshkruani veten me dy ose tre përkufizime?

Me siguri jam një njeri, që tërhiqem nga njerëzit e tjerë që ndodhen përreth meje. Ashtu si burrat janë të tërhequr nga femrat ashtu dhe unë jam e tërhequr nga njerëzit, nga mënyra se si lëvizin, si sillen, si shprehen. Mbaj gjithçka nën kontroll, është gati një studim i hollësishëm. Jam një vëzhguese e njerëzimit sepse sipas meje nuk ka gjë më të rëndësishme se të shikosh përreth dhe të zbulosh të tjerët.



Dhe tani mund të më thuash cilat janë vlerat më të shtrenjta për ty?

Dashuria dhe shoqëria vijnë para gjithçkaje. Puna është një element social shumë i rëndësishëm, si mundësi edhe psikologjike për të ecur përpara.

Po bukuria deri në çfarë mase ju ka ndihmuar?

Bukuria, pa dyshim është një fuqi që kam pasur: tërheq kuriozitet dhe vëmendje mbi veten. Është e rëndësishme për suksesin, por nuk është vendimtare.

Jeni ndjerë ndonjëherë e bezdisur duke e ndjerë veten të dëshiruar në sytë dhe n ë fantazinë e dikujt?

Nuk është bezdi. Dhe asnjëherë nuk më kanë pasur ngacmime në kuptimin seksual.



Keni ndonjë defekt?


Nuk kam sens praktik në jetën e çdo dite.


Cila është një cilësi e juaja?

Jam instinktive si kafshët. Nuk llogaris asnjëherë çfarë bëj. Jam e egër dhe pasionale.

ÇIFTI I ARTË

Në Marrakesh. Festivali Internacional i Fimit.


Monika Bellucci (41 vjeçe) dhe burri i saj Vincent Cassel (39 vjeç). Janë dashuruar me shikim të parë 10 vjet më parë duke xhiruar filmin “Apartamenti)
http://www.zeriyt.com/monica-belluci-arrij-gjithmone-ate-qe-dua-t68555.0.html
« Editimi i fundit: 04-08-2011, 16:22:44 nga M A X »

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 22-04-2011, 15:47:28
“Nuk jam ndier kurrë më rehat në lëkurën time se tani që jam 46 vjeçe”. Kështu shprehet njëra nga ikonat e kinematografisë evropiane, italo-francezja me linja të rrumbullta e ëndërrimtare, Monica Belluci.



Të thuash Belluci në Itali është njësoj si të thuash “bella”. Ndërkohë, Monica prej vitesh ka vendosur ta bëjë Francën atdheun e saj të dytë, vendin ku jeton dhe ka ngritur familjen

“Nuk jam ndier kurrë më rehat në lëkurën time se tani që jam 46 vjeçe”. Kështu shprehet njëra nga ikonat e kinematografisë evropiane, italo-francezja me linja të rrumbullta e ëndërrimtare, Monica Belluci. Ajo konsiderohet si një ndër gratë më seksi në botë dhe është vërtet e tillë, të paktën këto ditë: e relaksuar dhe e qetë. Edhe pse nuk është shumë e famshme jashtë Italisë dhe Francës, Monica është shumë e njohur në këto dy vende dhe gëzon tashmë statusin e një ikone. Por është një ikonë shumë mesdhetare që nuk i ngjan nga dukja aspak femrave tejet të holla të Hollivudit, madje edhe atyre të vetë kinemasë franceze. Për ata që nuk jetojnë në dy vendet e sipërpërmendura dhe që nuk kanë parë filma të tillë si “Shoot’Em Up”, “Dracula”, apo “Matrix”, Monica ka shumë mundësi që t’u kujtohet nga reklamimi që i bëri për një kohë të gjatë buzëkuqit “Dior”, një fushatë që nisi në vitin 2006.



Nëna e një vajze 4-vjeçare

Tashmë është nëna e një vajze 4-vjeçare, Deva, e cila për momentin është prioriteti i saj kryesor në jetë. “Ime bijë erdhi në moment perfekt për mua. Kur e mbajta për herë të parë në krahë, kisha bërë shumë gjëra në jetë, kisha pasur shumë përvoja me njerëz të ndryshëm, me punë, kisha udhëtuar dhe më në fund e ndjeja se ajo që më mungonte ishte familja dhe fëmija. Dhe Deva erdhi pikërisht ndërsa po i kërkoja Zotit një gjë të tillë”, thotë Monica. Sipas saj, gjëja më e rëndësishme për një fëmijë është t’i japësh kohë dhe cilësi në marrëdhënie. “Jam në një fazë të jetës sime kur nuk para më pëlqen që të dal shumë. Ndihem mirë brenda mureve të shtëpisë. Më janë mërzitur vendet kur rrethohesh vazhdimisht nga njerëz që pinë duhan, apo alkool. Nuk më intereson shumë që të shkoj nëpër premiera filmash apo nëpër mbrëmje gala. Thjesht tani e ndjej se duhet të jem me time bijë”. Monica e pranon se ardhja e një fëmije të ndryshon jetën. “Nuk kam vënë gjumë në sy dy vitet e para të jetës së Deva-s. E kam ushqyer me gji për 9 muaj dhe kam shijuar çdo moment të të qenit nënë. Nuk më bëjnë përshtypje sakrificat, sepse përmes tyre mëson se çfarë do të thotë të jesh nënë”.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 01-10-2019, 09:28:18
Monica Bellucci mbush 55 vjeç: Nuk më vjen keq për kohën që kalon, e jetoj mirë të tashmen!

 

Bob-i shkurtuar nga Monica Bellucci, e ekspozuar në shfaqjet e modës në Paris, tashmë është tendenca e flokëve të vjeshtës. Ata thonë se kur një grua transformon prerjen e flokëve, diçka e shqetëson atë. Kush e di se çfarë ndryshimesh ka në horizontin e aktores italiane që mbush 55 vjeç në 30 shtator. Një epokë që nuk e frikëson atë dhe që ajo e konsideron pothuajse një epokë të artë. “Pas 50, një grua ende mund të argëtohet shumë,” rrëfeu ajo në një intervistë. “Nuk e di nëse e kam arritur mençurinë. Ndoshta nuk më intereson. Por unë jam e lumtur që jam akoma gjallë. Plakja është e vetmja mënyrë për të pasur një jetë të gjatë. Kalimi i kohës nuk më shqetëson nëse mbetem e shëndetshëm. Ju shikoni trupin tuaj në ndryshim dhe mendoni se ka një dekadencë por ju jeni të njëjtat brenda vetes, ju përjetoni emocione si më parë “, tha ajo në një intervistë. Pa keqardhje për kohën që kalon Monica Bellucci, dy vajza që kishte nga ish Vincent Cassel, nuk ka asnjë dyshim për kohën e saj “tani”: “Unë e jetoj të tashmen mirë, në fakt ndjehem më mirë se më parë. Vajzat e mia rriten, kam më shumë kohë për të kaluar, not, bëj pilates, shkoj me njerëzit që i dua. Kam gjetur një harmoni të re me veten time. Sigurisht që vitet kalojnë, por mendja e grave është si vera, përmirësohet me kohën! Dhe unë kam një mijë projekte në tubacion ». Përkundër lumturisë martesore të rizbuluar të ish-burrit Vincent Cassel, ylli italian eci në rrugën e duhur për koleksionin Dolce & Gabbana Spring Summer 2019. Për më tepër, në Festivalin e fundit të Filmit në Venecia për prezantimin e versionit të plotë të Irréversible, ai pothuajse e injoroi ish. “Ajo që nuk të vret të bën të fortë”: është fraza e saj më e dashur. /standard.al

Temat e fundit