Paris Hilton - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Paris Hilton

Paris Hilton

· 8 · 2645

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

ne: 27-04-2007, 06:33:26
Këngëtari Prince poshtëron Paris Hiltonin 

Muzikanti legjendar, Prince, gjatë performimit në hotelet e Las Vegasit, Rio All Suite Hotel dhe Casino, javën e kaluar, e kishte ftuar bukuroshen, Paris Hilton, që t’i bashkohej në skenë për të kënduar live.
 
Derisa Paris kishte shfaqur interesim për ta përshëndetur superyllin Prince në skenë, ai e mori mikrofonin ia dha asaj në dorë dhe iu drejtua audiencës, “Të shohim nëse ajo vërtetë di të këndojë”.
Sipas revistës “Us Weekly”, Paris e zemëruar dhe e poshtëruar e ka lëshuar skenën menjëherë. Zëdhënësi i saj e ka mohuar këtë ngjarje, ndërsa ai i Princet nuk ka dashur ta komentoj fare.

telegrafi

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 04-06-2007, 15:52:10
Paris Hillton, paraqitet para burgut



Paris Hilton ka nisur denimin e saj me burg, ndëshkimi i marrë për shkeljen e një urdhri te meparshem qe e ndalonte ti jepte makines, pas arrestimit për ngarje ne gjendje te dehur. 26 vjecarja i është dorezuar autoriteteve ne los angeles e shoqëruar nga e ema Kathy. Të dyja i janë afruar burgut me lot ne sy. Vetëm disa ore me pare, trashegimtarja miliardere ish shfaqur ne MTV Movie Aëards, ku rrefeu për gazetaret se ishte e tmerruar, por sidoqoftë gati te kryeje denimin e saj. Hilton do të kaloje pas hekurave vetëm 23 ditë nga 45, pra gati gjysmen e denimit te saj, një leshim qe i është bërë për sjelljen e mirë te kësaj periudhe. 26 vjecarja do të ndahet nga pjesa tjetër e te burgosurave e do të vendoset ne një bllok qe përmban 12 qeli speciale dyshe, te rezervuara VIP-ave, zyrtareve publike apo punonjesve te policise. Miliarderja ekstravagante e kthyer ne këngëtare pop u arrestua ne muajin shtator e dehur ne timon e u la e lirë me kusht, por nuk u bind dhe disa herë i dha makines pa patenten qe ndërkohë e kishte te bllokuar. Hilton thotë se e ka pasur mundësinë ta shlyente denimin ne një burg me pagese e padyshim më me shumë komoditete, por ka refuzuar pikërisht sepse nuk deshiron ti beje bisht detyrimeve te veta.

  • Postime: 3096
  • Karma: +4/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 16-06-2007, 14:01:47
Duket se as burgu nuk e mban Parsi Hiltonin

Vajza e pasur dhe e llastuar, Paris Hilton, është liruar të enjten, pasi që kishte kaluar vetëm tri ditë në burg. Shkaku, thuhet të kenë qenë problemet e saj shëndetësore.

Hilton ka përfunduar në burgun e Lynwoodit - pasi dy herë më parë kishte shpërfillur dënimin me kusht - të shqiptuar për vozitje në gjendje të dehur. Ajo është dashur të qëndrojë prapa grilave, 23 ditë, por është lëshuar në burg shtëpiak - 20 ditë më herët, gjoja për faktin se nuk është ndier mirë me shëndet.

Trashëgimtares 26-vjeçare të zinxhirit të hoteleve botërore, i është vënë një pajisje, e cila do ta përcjell çdo lëvizje të saj.

Ajo në burg ka qenë e vendosur në një njësit të veçantë, ku 23 orë ka kaluar në vetmi. Pas natës së parë në burg avokati i saj, Richard Hutton, pat deklaruar se ajo mirë po mbahet, nëse merren parasysh rrethanat

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 28-08-2011, 00:11:07
Paris Hilton, ylli më i urryer në SHBA



Sipas një ankete, Paris Hilton u gjend në krye të listës si më e urryera nga personalitet e njohura në SHBA.

Trashëgimtarja e pasur dhe ylli i njohur ia ka dalë t’i tejkalojë edhe mjeshtrit e njohur të skandaleve të renditur në vendin e dytë - Charlie Sheenin dhe Britney Spears, e cila në listën jo të famshme ka zënë vendin e tretë

Nëse ekziston lista në të cilën artistët nuk kanë dëshirë ta shohin emrin e vet, ajo është lista që për Reutersin e ka bërë Insituti për hulumtim të opinionit publik, Ipsos.

Votën e tyre negative, më shumë se 60 për qind e të pyeturve amerikanë ia ka dhënë Paris Hiltonit e cila zuri vendin e parë, ndërsa në vend të dytë, Charlie Sheen, që ka marrë 52 vota.

Vendin e tretë e kanë zënë dy yjet amerikane të skenës muzikore pop këngëtarët Briteny Spears dhe reperi Kanye West për të cilët kanë votuar 45 për qind e të pyeturve. Pas tyre vijnë dy shkelësit e kurorës: Ish-guvernatori i Kalifronisë Arnold Schwarzeneger (44 për qind) dhe golfisti i njohur Tiger Woods (42 për qind).

Superylli Kim Kardashian zuri vendin e shtatë me 38 për qind të votave para Mel Gibsonit (33 për qind) dhe Donalda Trump (31 për qind), ndërsa Lebron James (29 për qind) përmbyll listën jo të famshme për 10 personalitetet më të urryera në SHBA.

(d.b/BalkanWeb)

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 28-08-2011, 10:01:12
Vallai skane faj se edhe une gjithmone e kam urryer edhe pse sme ka bere gjo :D

  • Postime: 4264
  • Karma: +73/-57

#5 ne: 28-08-2011, 17:08:22
Le ta urrejn kot ...:D degjova nje dite per kete gocen qe kishte qene ne nje feste private e ftuar dhe ai qe e kishte ftuar i kishte dhene 1milion $ vetem per 1 ore sa kishte qendruar aty ne ate feste :D
Urrejeni ju, asaj po i hecin milionat cdo dite :D

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 28-08-2011, 20:58:55
Nuk eshte puna te miljonat...all the time  :P....

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 09-09-2020, 23:28:04
 

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Paris Hilton ka folur mbi videon intime që ka bërë me ish të dashurin e saj Rick Salomon.

Paris  u shpreh se pranoi të bënte videon pasi  ishte e dashuruar dhe thjesht donte të bënte partnerin e saj të lumtur.Më pas Paris tha se video e regjistruar në vitin 2001 kur ajo sapo ishte bërë 18-vjeçe u shit 3 vite më vonë nga Rick i cili e quajti videon “1 Natë në Paris”. Hilton përfundoi duke thënë se nuk ishte e drejtë që i gjithë publiku ta shihte atë video duke qeshur e duke u tallur me një vajzë e cila nuk e dinte se çfarë po bënte./lapsi.al

Temat e fundit