Ryan Reynolds - Celebrities

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ryan Reynolds

Ryan Reynolds

· 7 · 746

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-11-2010, 01:13:06
Ryan Reynolds shpallet mashkulli më seksi për vitin 2010. Titulli i është dhënë nga revista People, ndërsa një vit më parë me këtë titull u nderua një tjetër aktor, Jonny Depp

Ylli i filmit “Proposal” la mbrapa dy konkurrentë të fortë sic janë aktori Jon Hamm në “Mad Men”, dhe Kellan Lutz në “Tëilight”, të cilët u renditën në vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht.

Në 10-tëshen më të mirë u përfshi edhe reperi Drake, aktori i “Glee”, Matthew Morrison, si dhe këngëtari dhe aktori Justin Timberlake. Reynolds ia ka dedikuar këtë titull familjes dhe gruas së tij Scarlett Johansson, edhe ajo e shpallur ‘Bukuroshja e vitit’ nga revista GQ.

Johnny Depp, i cili në vitin 2009 e fitoi për të dytën herë këtë titull, nuk u përfshi në 10-tëshen më të mirë, edhe pse lexuesit e People.com e votuan atë si ‘Mashkulli më seksi i të gjitha kohërave’.
(m.a/BalkanWeb)
« Editimi i fundit: 30-07-2011, 00:53:56 nga M A X »
Ryan Gosling

Nisur nga M A XRubrika Celebrities

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 18-11-2010, 01:15:49

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 30-07-2011, 00:53:26
Ryan Reynolds nuk është gati për lidhje tjetër



Ryan Reynolds është ndarë nga Scarlett Johansson në dhjetorin e kaluar dhe kohët e fundit është finalizuar divorci.
Edhe pse ka disa muaj që aktorët nuk janë bashkë, Reynolds pranon që i vjen keq për mënyrën se si përfundoi lidhja.

“Në këtë moment po mundohem të kaloj atë që ndodhi dhe po i marr gjërat ngadalë, por së shpejti do të jem gati për një lidhje tjetër”, shprehet Reynolds.

Ka disa javë që qarkullojnë zëra se protagonisti i ‘Buried’ po del me shumë femra, mes të cilave edhe Charlize Theron, por Reynolds përgënjeshtron gjithçka.

“Nuk është e mundur që një burrë të dalë me kaq shumë femra në kaq pak kohë siç kam lexuar”, thekson Reynolds. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 06-08-2011, 01:20:32
Reynolds-Theron, përfundon historia



Ryan Reynolds dhe Charlize Theron kanë përfunduar historinë e tyre të dashurisë pas vetëm 2 muajsh.
Reynolds, i cili u divorcua nga Scarlett Johansson në dhjetorin e kaluar, është ai që i ka dhënë fund marrëdhënies me 36-vjeçaren në fund të muajit korrik.

“Ryan donte diçka kalimtare, por Charlize po mundohet të krijojë një familje dhe të ketë fëmijë”, tha një burim për revistën ‘US Weekly’.

Mendohet se çifti është lidhur në fillim të kësaj vere. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 06-08-2011, 02:04:46
Ryan Reynolds në koma për tre ditë

Ka qenë i dehur pas një feste me miqtë e tij, ku Ryan Reynolds ka marrë vendimin për tu kthyer në shtëpi në këmbë dhe jo me makinë.
Për fat të keq jo të gjithë kishin bërë këtë zgjedhje të përgjegjshme të aktorit, i cili u përfshi në një aksident po nga një drejtues automjeti i dehur, ku si pasojë për tre ditë ka qëndruar në koma.
Kjo histori është treguar nga vetë protagonisti i kësaj ngjarje.
Aventura jo e këndshme u mbyll me zgjimin e Ryan, por çështja nuk ishte e këndshme.
Kjo mbi të gjitha, pasi ish-bashkëshorti i Scarlett Johansson përfundoi me të gjitha kockat e anës së majtë të thyera.
Menjëherë pas aksidentit, Ryan ka qëndruar për tre ditë në koma në spital dhe gjatë gjithë kohës ka pasur praninë e babit të tij, i cili për asnjë moment nuk e ka lënë vetëm.
r.b/NOA

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 08-08-2011, 12:06:30
Reynolds-Johansson, sërish bashkë

Ryan Reynolds dhe Scarlett Johansson kanë përfunduar divorcin e tyre 5 javë më parë, por tashmë duket se kanë ndërruar mendje.
Aktorët e Hollywood-it janë parë duke ngrënë një darkë intime muajin e kaluar në një nga lagjet e Los Angeles dhe që nga ajo ditë janë parë shpesh herë së bashku.

Reynolds, 34 vjeç, dhe Johansson, 26 vjeç, u martuan në vitin 2008, ndërsa në dhjetor të vitit 2010 ata lajmëruan ndarjen e tyre. Në datë 1 korrik u finalizua divorci.

Ryan Reynolds tashmë është beqar pas përfundimit të një lidhjeje 2 mujore me aktoren e famshme Charlize Theron. /top channel

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 02-09-2011, 10:13:16
Bullock dhe Reynolds, shumë projekte bashkë

Sandra Bullock dhe Ryan Reynolds do të punojnë së bashku në një projekt të ri: një program i animuar me titull: 'An Then There Was Gordon’.

Por, ky nuk është projekti i vetëm që aktorët kanë së bashku. ‘Most Wanted’ do të jetë filmi i ri në të cilin Bullock dhe Reynolds do të interpretojnë sërish bashkë pas suksesit të filmit ‘The Proposition’.

Pikërisht këto projekte kanë bërë që të përhapen zërat për një lidhje mes tyre, por vetë aktorët kanë mohuar ekzistencën e një historie dashurie. /top channel

Temat e fundit