×

Fjalori i te rinjve te sotem

Vizitor · 11 · 1495

Fjalori i te rinjve te sotem

Vizitor · 11 · 1495
mishel
ne: 16-03-2007, 12:11:59
Fjalori modern i të rinjve (ne menyren me te larmishme)
E tërheq (merr substanca narkotike)
Brand new hit
Katunare luksoze (që do të bëhet moderne me doemos)
Zar (servil)
Ta çaj gojën (kërcënim)
Të thy në mes (lloj sharjeje)
Të tërheq zvarrë (mënyrë për të treguar fortësinë)
E vdes fare (kur bën diçka shpesh ose kur është specialist në një fushë) p.sh (xhirim i rrotave të makinës)
E myt komplet (disa kuptime, e ka nderuar veten, ose është degraduar)
Rozgo (e rëndomtë)
Hajdar (shprehje për t‘i thënë tjetrit që je i paaftë)
Pallosh (sharje për të thënë sa i trashë që je)
Punon (merret me punë të pista)
Më ka ik petlla/zari (jam shumë i shqetësuar)
Si 200 ( bëhet fjalë për makinën, benzi, që ka dal nga moda dhe nuk është avangard. Në këtë rast është krahasues për mashkullin. Rri si 200)
Palltek (lloj sharjeje që përdorin adoleshentët mes tyre)
Karallo (nuk është i zgjuar, është budalla)
Mos më çaj tallamandrën (mos më mërzit shumë)
Katunare prestigjioze (një vajzë e cila përpiqet të jetë në modë)
Është gabriela (një rrobë e blerë me çmim të lirë, por që pretendohet të jetë firmë e njohur)
Me haspi (gjasme)
Haspi karalloi (pusho mos fol)
Është bishë fare (femër seksi)
Goc ose çun për shpi (goc ose çun i mirë)
Ta boft zoti mar (nuk e vret mendjen)
I fus një tegel (pirje drogash)
Çun tavoline (që ka diapazon dhe di të bisedojë)
Dredhje beli (e anashkalon bisedën)
Është fibër (ka fizik të mirë)
Vari teneqen (mos i jep rëndësi)
Duam harem, hallakatje, aheng (festë)
Na zuri treni ose autobusi (na mërziti me atë lloj bisede)
Dhe produkte të tjera ushqimore (përdoret si shprehje për t‘i dhënë fund një bisede të bezdisshme ose një diskutimi të gjatë)
Më fal se të fika llullën (më fal se të bezdisa e thënë me ironi)
U fiksova fare (e humba toruan)
Është për t‘i fut çorapen në gojë (është për ta rrahur)
E ka kap ai/ajo (është e dashura e atij/asaj)
Ka në mend me e mor (do të fejohet, martohet, do ta marrë për grua)
Për ty boj pesë vjet burg (mënyrë për të ngacmuar femrat)
Qafsha për zotin (lloj betimi)
Është i bomë (është nën efektin e lëndëve narkotike)
Pompozitet (i jep rëndësi, e fryn më tepër sesa duhet, ose një person që hyn me krenari)
Kardinal (djalë, vajzë me pretendime)
Llosh (është budalla, nuk është i mençur)
Dari (shkurtimi i sharjes handar, i paaftë) Mashtrues me patentë ndërkombëtare (shkalla sipërore e të thënurit, gënjeshtar I madh)
Haet (është i/e mirë, vajzë/ose djalë simpatik)
Trendy (është me kohën)
Tip delikat (ironi për një person që ka pretendime)
Çun me botë (djalë me mend)
Goc e lexume (vajzë që lexon libra ose e aftë)
Alabak pa klas (djalë që përpiqet të jetë në modë, por është i paedukatë dhe i paarsimuar)
Rural komplet (katundar)
Alpin (malok, në kuptimin i trashë)
Aut (nuk është i përfshirë)
Jashtë orbite (është jashtë bisedës, ose jashtë rrjedhës)
Guci dhe Armani, Versace, D&G, (kur një i ri ose e re vishet me rroba firme)
Është çun me etapa (djalë që i di rregullat)
Dashnor i/e rregullt (që ka dy lidhje njëkohësisht, ose kur partneri është i sjellshëm)
Bashkëjeton një herë në javë (takohen rrallë)
Angazhohu në jetë (merr iniciativa i pari)
Të honkshin qentë (mallkim)
Të rraftë ngordhja (mallkim)
Gjigand (Djalë i mirë, i respektueshëm)
New entry (është e re)
Kafshatë që s‘kapërdihet (për diçka që nuk të pëlqen, ose nuk mund të vazhdojë më)
Ia fut për kënaqësi (flet përçart)
Sllon, 4 fenersh, avangard, kuklla vogël, goca ime (makinë e tipit të fundit ose makinë e bukur, e madhe)
Rrangalle (makinë e vjetër me të cilën është turp të të shikojnë)
Është njish (është djalë i mirë dhe mbi të gjitha shakatar)
E papame (fantastike)
Për shkepje (për qejf, për argëtim)
Të mushme e ke (Që nuk të ndihmoj dot)
E ke hap krahun (po devijon)
Ai është: hyr, mirë ardhsh, mirë të gjetsha (që nuk merr vesh, s‘ka asnjë lidhje me ambientin, nuk kupton)
Hajt se folim (mënyrë për të shmangur bisedën, për ta anashkaluar bashkëbiseduesin)
Na ka fik derën (na prishi punë)
Ai është 8 pa 10 (s‘merr vesh, nuk e vret mendjen)
I ka vdek nona atij muhabeti (ka përfunduar si punë)
Skorpions (modern)
Çun katalogu, djalë pasarelash (djalë në modë, që vishet bukur)
Vajzë kopertonash (vajzë simpatike, që vishet bukur)
Lekist/lekiste (shkon pas parasë)
E bën vizën sa tavolina (është përdorues i vjetër i lëndëve narkotike)
Do të shkrij komplet (lloj kërcënimi)
Pantallona deri te zemra ose deri te goja (pantallona demode që janë me bel të lartë)
Qeka çmim i leverdishëm (kodi për të thënë se çmimi është tepër i shtrenjtë)
Zog nate (të rinj që frekuentojnë shpesh diskotekat, pub-et)
E ka muhabetin me të futme (që nuk tregohet i sinqertë)
Drazhlla (trashje)
Na u llash trapa (u mërzitëm duke pritur, duke ndenjur kot)
Kjo po kjo, Brinty Spears, (këngëtarja), (e mban veten për vajzë të bukur)
Futja vrapit (shumë kuptime, ik se na mërzite, ai është i bezdisshëm)
Genci, kallo‘, e kuqe, çokollatë, miell, kërp) emra më të cilat identifikojnë lëndët narkotike)
Toç kuklle (idiot)
Ka mërdhif (ka mbaruar komplet)
E pi cigaren me llullë, e ha cigaren fare (pi shumë cigare)
Është grup fare (është djalë, vajzë e mirë)
Goc, çun nobël (vajzë, djalë i mirë)
Andej këndej gjithandej (kur sorollatesh)
Paske dalë kabriolet (kur një femër është me rroba që e tregojnë gjysmë të zhveshur)
Lavazhier (person i rëndomtë)
Zdroms/e (ordiner/e)


 LOL LOL LOL LOL

  • Postime: 6715
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 16-03-2007, 12:27:22
E honge cinaren ti mi LOL
mishel
#2 ne: 16-03-2007, 12:42:49
uf mo pshesh e bona... :D :D

  • Postime: 6715
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 16-03-2007, 12:59:50
je mi ti je ne forum per shkrepje LOL

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#4 ne: 16-03-2007, 13:09:36
Oj Zonjusha Mishel Socialistja  :D

Eshte nje teme e tille te Rinia Shqiptare.

http://www.zeriyt.com/component/option,com_smf/forumi,komunitetishqiptar/Itemid,51/topic,34056.0

Vendose ate shkrim atje se ka me shume debate dhe eshte teme e bukur,kur te shkoj tema atje me thuaj ta mbyll kete ketu.
mishel
#5 ne: 16-03-2007, 13:45:37
Ore Berni mos me caj Tallamandren mua LOL LOL merre e  hiqe vete po deshe..une desha i cike gallate e jo mendime e gjykime o njeriu.

Tallamandra sa llaf i shemtut papappa :D :D :D

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#6 ne: 16-03-2007, 14:15:46
Ok le te rrij po vendose dhe te ajo tema  :)

  • Postime: 1625
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#7 ne: 16-03-2007, 22:01:43
Ryqki sam - shiko mas

  • Postime: 61
danjelaeri
#8 ne: 07-12-2007, 15:54:11
JENI TE PAPAME LALE KJO ESHTE YLL FARE DHE JU SHKON SHUME JUVE KETU.EDHE DO TA VDES FARE ESHTE PER NJE PERSON NE VECANTI

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#9 ne: 08-12-2007, 00:06:59
Toc Kuklle LOL LOL

  • Postime: 12738
Mishel...............
#10 ne: 20-11-2012, 23:20:08
karabush- per rob qe ska i fije truni