×

5 shenja që Ai është i dashuruar me Ty

· 22 · 1755

5 shenja që Ai është i dashuruar me Ty

· 22 · 1755

  • Postime: 12738
Mishel...............
ne: 08-06-2012, 14:25:16
Nuk është asnjëherë e pamundur që një miqësi e mirë të kthehet në dashuri. Janë 5 shenja që tregojnë se ai tashmë është i dashuruar me ty.
1. E para, është sjellja e tij e ëmbël.
Këtu hyn përkujdesja dhe dhuratat e bëra nga ai.

2. Shenja e dytë, kur nis të sakrifikojë për ju.
Nëse ai lë kampionatin e skuadrës që ai do dhe ju fton për një shëtitje, kjo është një shenjë se ai është me të vërtetë i interesuar për ju.

3. E treta, nëse të sheh në sy. Po dhe kjo është një tjetër shenjë e dashurisë që ai ndjen për ty. Ndoshta për femrat është normale që një person t'i shohë në sy, pavarësisht ndjenjave që kanë për të. Por nuk është kështu edhe për meshkujt. Nëse ai të sheh në sy është mënyra e tij për të krijuar një kontakt intim me ju, për t’ju thënë se është duke u afruar më shumë me ty.

4. Si shenjë e katërt klasifikohet xhelozia. Kjo duket kur një mashkull nis të bëjë pyetjet: me kë je? Çfarë po bën? Pse nuk më je përgjigjur në telefon? Duhet ta dini se kur një mashkull bie në dashuri nis të bëhet edhe egoist.

5. Dhe si shenja e fundit është tendenca që ai tregon për tu pasur sa më shumë të pranishme në jetën e tij. Shenja më e qartë që një njeri nuk ju do është se ai nuk dëshiron t’u përfshijë shumë në jetën e tij, në të kundërtën, nëse ai tregon një interes të madh ndaj jush, është një shenjë e qartë e dashurisë së tij. Kur sheh se ai dëshiron që ti të jesh kudo, në mbremje me miqtë, në ndeshjen e tij të preferuar, etj, kjo është shenja se ai ka rënë në dashuri me ju dhe do që të jeni e pranishme kudo në jetën e tij.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#1 ne: 08-06-2012, 14:26:08
Tani une po vihem ne rolin e antares ....mua nga te tera keto shenja (qe me prek ende) eshte kjo

4. Si shenjë e katërt klasifikohet xhelozia. Kjo duket kur një mashkull nis të bëjë pyetjet: me kë je? Çfarë po bën? Pse nuk më je përgjigjur në telefon? Duhet ta dini se kur një mashkull bie në dashuri nis të bëhet edhe egoist.

Edhe pse si shume gjate po mban kjo LOL sa shpesh here kam menduar ta thyej telefonin...edhe pse heren e fundit qe me ra ne banje nuk ishte ai qe me kerkonte por dikush nga puna LOL

  • Postime: 1436
  • Gjinia: Mashkull
DiniL
#2 ne: 08-06-2012, 17:10:06

sa shpesh here kam menduar ta thyej telefonin...edhe pse heren e fundit qe me ra ne banje

E thua ti qe te ra po sikur te jet hedhur vet  :P :P

  • Postime: 12738
Mishel...............
#3 ne: 08-06-2012, 17:14:52
me stimul e pati

  • Postime: 3122
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#4 ne: 11-06-2012, 14:05:09
Nuk e dija, qe sintomat e dashuris jane keto ketu. hmmmmm:

  • Postime: 12738
Mishel...............
#5 ne: 11-06-2012, 14:16:12
Kshu thote artikulli qe iu ndrifte dita asaj qe e solli...po i rafte i pike atij qe e shkrujti LOL

  • Postime: 3122
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#6 ne: 11-06-2012, 14:19:45
AMIN! :D

Psh kjo, pike.

3. E treta, nëse të sheh në sy. , eshte shume e paqarte, jo per gje, por mos shikimi ne sy, me dikend qe bisedon, tregon mosrespekt, dhe merret si tallje, e jo si dashuri hahaha :D

  • Postime: 12738
Mishel...............
#7 ne: 11-06-2012, 14:25:57
AMIN! :D

Psh kjo, pike.

3. E treta, nëse të sheh në sy. , eshte shume e paqarte, jo per gje, por mos shikimi ne sy, me dikend qe bisedon, tregon mosrespekt, dhe merret si tallje, e jo si dashuri hahaha :D

eshte ne menyre lozonjare ajo pra... :P

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#8 ne: 30-09-2012, 22:05:12
nuk ka teori me te sakte pervec zemres ne ceshtjet e dashurise

  • Postime: 3122
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#9 ne: 30-09-2012, 23:03:52
Shej, dhe disa emocioneve skenike.  :P

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#10 ne: 01-10-2012, 09:34:24
si jane keto emocionet skenike?

  • Postime: 12738
Mishel...............
#11 ne: 16-12-2013, 20:09:51
Ha ha ha

Pordhe me rigon

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#12 ne: 16-12-2013, 20:15:38
po mos me i pas kto shenja si i bohet ?

  • Postime: 12738
Mishel...............
#13 ne: 16-12-2013, 20:16:45
I ka vdek nona qi te do lol

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#14 ne: 16-12-2013, 20:30:27
e kisha kuptu..po sdesha me e mar vesh  LOL

  • Postime: 12738
Mishel...............
#15 ne: 16-12-2013, 20:38:55
E mire se sje vetem ne kete bote qe perdor ket lloj menyre per ta kuptu


Ika se me erdhi jarani...tung

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#16 ne: 16-12-2013, 20:41:10
bye

  • Postime: 474
ness uno
#17 ne: 16-12-2013, 23:03:03
eshte teme vetem per 'Ai' apo edhe  per 'Ajo'?

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#18 ne: 16-12-2013, 23:17:15
ata ato eshte tema po shprehu ti

  • Postime: 6676
  • Gjinia: Femer
erlehta
#19 ne: 19-12-2013, 18:30:18
Kuptohet kuptohet  :D

  • Postime: 1288
Pasion
#20 ne: 19-12-2013, 19:13:25
Kuptohet kuptohet  :D
Na shpjego na shpjego :D

  • Postime: 12738
Mishel...............
#21 ne: 19-12-2013, 19:28:37
Ska nevoje jo ska nevoje lol